MODA
Rroba banje, modelet më të mira të sezonit veror
Nuk ka dyshim se sivjet nuk do të keni asnjë problem për të shkuar në plazh apo pishina. Dhe kjo falë modeleve tepër praktike dhe të këndshme që ofron moda e sivjetshme e rrobave të banjës. Të thjeshta, me prerje që ju lejojnë të lëvizni lirshëm, në ngjyra nga më veroret, me trup dhe veç e veç, ato do t'ju falin kënaqësinë jo vetëm të një veshjeje bregdetare, por njëkohësisht do të vënë në dukje pjesët tuaja më të mira apo do të fshehin defektet e trupit. Në këtë kushte, specialistët e modës rekomandojnë që, ndonëse nuk duhet të frikësoheni aspak nga ngjyrat, ajo për të cilën duhet të bëni shumë kujdes është prerja e rrobave të banjës. Për të fituar më sa shumë gjatësi natyrisht që duhet të vishni rroba banje me trup ose veç e veç, të cilat të jenë të prera lart, mbi kockën. Ndërsa për femrat e gjata, sivjet janë shumë të përshtatshme modelet me bel të ulët, me të pasme të gjera, të cilat na rikthejnë në modën e shumë vite të mëparshme. Po kështu, një element tjetër, për të cilin duhet të bëni kujdes është prerja tek gjoksi. Nëse kërkoni që të dukeni edhe në plazh me gjoks të bollshëm (dhe nuk keni të tillë), atëherë është e domosdoshme që të përdorni rroba banje me "shtesa pambuku nga brenda". Ndonëse të papërshtatshme për në ujë, gjithsesi ato, nëse gjeni të një cilësie të mirë, do të kryejnë punën e tyre. Ndërkaq, më të lirshme ndjehen femrat, të cilat thjesht kërkojnë të nxjerrin në pah trupin, ashtu sikurse në realitet është. Është kjo kategori, e cila sivjet gjen shumëllojshmërinë më të madhe të rrobave të banjës.
ESTETIKË
Ja cilët janë kremrat e diellit më të mirë
Plazhi tashmë ka filluar dhe gjëja e parë që na shkon ndërmend është sesi të mbrohemi nga rrezet e forta të diellit qoftë gjatë qëndrimit tonë nën çadër apo kur jemi duke shijuar ujin në det. Ka shumë kremra kundra diellit dhe reklamohen pafund produkte të tilla, por cilat janë më të mirat dhe më efektivët? Studimet e fundit vendosin theksin vetëm te filtrat që këto produkte kanë dhe aftësinë e tyre për të mbrojtur lëkurën tonë nga efektet e dëmshme të rrezeve ultravjollcë dhe jo vetëm, duke anashkaluar çdo detaj tjetër. Specialistët këshillojnë që pas datës së skadencës të lexohen me kujdes të gjitha të dhënat mbi kremin ose produktin mbrojtës. Ata thekson se duhet të zgjidhet një produkt që ofron mbrojtje jo vetëm nga rrezet UVB, por edhe UVA, të cilat mund të shkaktojnë kancerin e lëkurës. Këshillohet që të niset gjithnjë me faktor mbrojtës në shifra të larta si 30 e sipër, por me kalimin e ditëve të zbritet gradualisht. Kujdes duhet treguar që faktori mbrojtës të jetë si ndaj rrezeve UVB, në shifrat 30, dhe ndaj rrezeve UVA, por në këtë rast të jetë me një faktor mbrojtës në shifrat 10. Lyerja duhet të bëhet vazhdimisht dhe është shumë e rëndësishme që të mos harrohet pa u aplikuar kremi pas çdo larjeje në det apo pishinë.
-
393 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj