Mahatama Gandi
HISTORIA/ Jeta dhe veprimtaria politike e njeriut që fitoi në Indi luftën pa dhunë
Personaliteti
Koncepti i ri në veprimin politik
Ishte një personalitet i madh politik i Indisë, që shprehte besimet e tij të thella filozofike në veprimin e tij politik. Dedikoi të gjithë jetën e tij qëllimeve më të larta: Pavarësisë së Indisë, barazisë së të drejtave të shtresave të ulëta të popullit, paqes midis induistëve dhe myslimanëve. Në Indi, më tepër se në çdo vend tjetër, çdo lloj veprimi njerëzor, sidomos i shpirtrave të veçantë si Gandi, bëhet me fond gjithësinë. Njeriu duke vepruar mbulohet nga ideja që e ka për detyrë për të shërbyer një vlerë të lartë metafizike. Filozofia pra, është një temë praktike, që shprehet jo vetëm me tekstet e shkruar, por me të gjithë sjelljen njerëzore. Gandi, shprehës i kësaj filozofie, besonte se të gjitha qeniet, që nga Zoti e deri tek krijesa me e fundit, gjenden brenda një shkalle zhvillimi, shkalle të cilës çdo njeri ka mundësi për të ngjitur shkallët e saj një nga një. Vihet pro veprimit, por me një karakter të shenjtë, pasi duhet te jete i frymëzuar nga një shpirtërim i thellë metafizik. Indianet që kanë një koncept shumë të ndryshëm nga bota perëndimore përsa u përket shenjtoreve, e vendosin midis shenjtoreve te tyre, dhe për këtë arsye e quajnë Mahatma (Maha Atma = shpirt i madh) dhe madje akoma kur jetonte. Pasi ashtu sikur thamë dhe me lart, në Indi Shenjtërimi nuk jepet nga këshillë Klerikësh, por nga intuita e pagabuar e popullit. Gandi në të gjithë jetën e tij, luftoi për pavarësinë e atdheut të tij, duke pasur vetëm një armë të vetme që ishte lartësia e tij etike dhe adhurimin e vërtetë të tij që kishte për të gjithë Indinë, pasi ajo mishëronte Shpirtin e saj parashekullor.
Ja si u godit me plumb njeriu që solli paqen
Me 30 janar 1948, vritet nga një fanatik hindu, lideri politik dhe shpirtëror i Indisë për pavarësi, Mohandas Karamchand Gandhi.
Mahatma Gandi, emri i lindjes Mohandas Karamchand Gandhi lindi më 2 tetor të vitit 1869 në Porbandar (Gujarat), Indi dhe vdiq më 30 janar të vitit 1948, ishte drejtuesi i lëvizjes çlirimtare nëpërmjet mosbindjes civile në Indinë e pushtuar nga britaniket. Mahatma Gadi u vra në një atentat në Nju Delhi.
Fillimet
Ai ishte djali i një zyrtari indian. Nëna e Gandit ishte një grua shume fetare që i përkiste një besimi që suportonte jo-violencën, besim që ndikoi shumë në formimin e Gandit. Gandi nuk ishte një student i shquar në shkollë, por megjithatë me 1888-n ai arriti të fitojë një mundësi studimi për ligje në Angli. Me 1891-n, u kthye në Indi, por në pamundësi të gjejë një punë të përhershme në fushën e ligjit, pranoi me 1893-n një kontratë një-vjeçare pune në Afrikën e Jugut.
Protestimi
Në Afrikën e Jugut ai u ballafaqua me racizmin dhe kufizimet ligjore në të drejta e punëtorëve indian. Më 1914-n, Gandi kthehet në Indi dhe bën një jetë jashtë politikës. Ai mbështeti Britaninë në Luftën e Parë Botërore, por me 1919 ai protestoi kundër një drafti urdhërues të ushtrisë britanike për indianët. Qindra mijëra njerëz iu përgjigjen thirrjes së tij për protestë, dhe me 1920 ai u bë lideri i lëvizjes indiane për pavarësi. Ai riorganizoi Kongresin Kombëtar Indian si një forcë politike dhe urdhëroi një bojkot masiv për britanikët në mallra, shërbime dhe institucione. Më 1920-n u arrestua nga britanikët dhe u dënua me burg. Pas lirimit më 1924-n, Gandi ju rikthye përsëri aktivitetit politik.
Pas Luftës
Më 1945, pas Luftës së Dytë Botërore, një qeveri e re u zgjodh në Britani dhe bisedimet për pavarësinë e Indisë rifilluan përsëri. Gandi kërkonte një Indi të pavarur e të bashkuar, por liga myslimane ishte kundër kësaj ideje. Përfundimisht, Lordi Mountbatten, mëkëmbësi i Indisë, u shtrëngua të pranojë një plan kompromisi. Më 15 gusht 1947, India u nda në dy kombe të pavarura, në Indi (Hindutë) dhe Pakistan (Myslimanët). Gandi e quajti marrëveshjen si "aktin më fisnik të kombit britanik", por konflikti mes Hinduve dhe Myslimaneve shpejt e veniti entuziazmin e tij. Qindra mijëra njerëz vdiqën, përfshirë dhe Gandin, që u vra nga një fanatik Hindu me 30 janar 1948, gjatë një ceremonie fetare në prag të fillimit të dhunës Myslimane-Hindusë.
Atentati
Me 30 janar 1948, Gandi u qëllua ndërsa në bazat e Bhavan Birla (Birla House) në Nevv Delhi. Vrasësi, Nathuram Godse, ishte një nacionalist hindu që kishte lidhje me Mahasabha ekstremiste hindu, të cilët cilësonin Gandin si përgjegjës për dobësimin e Indisë. Godse dhe bashkëpunëtori i tij komplotist Narayan Apte u gjykuan më vonë dhe të dënuar. Ata u ekzekutuan më 15 nëntor 1949. Memoriali Gandi në sundim vargmal, Nevv Delhi, mban epigraf “Ai Ram”, e cila mund të përkthehet si: “O Zot”. Këto janë ato, të cilat besohen gjerësisht të jenë fjalët e fundit Gandi, pasi ai u qëllua, megjithëse vërtetësia e kësaj deklarate ka qenë të diskutueshme.
Ideja abstrakte
Filozofia e njeriut që nuk njihte dhunën
Zoti, sipas Gandit nuk është një ide abstrakte. Është një prani e gjallë, zëri i të cilit ndodhet brenda njeriut. Kësaj pranie i jepte emrin Sat, ekzistence, qenie absolute, Zot, e Vërtetë. Sakrifica për këtë të vërtetë është vetëm mënyra e përhapjes se saj. Dhe kështu arrijmë në idenë e dytë të filozofisë së Gandit, në idenë “Ahimsa” – “Mos dhunës”, ose mungesës së dhunës, ide kjo që luajti një rol shumë të rëndësishëm për çlirimin e Indisë. Për Gandin “Ahimsa” përhapet tek çdo veprim që krijon dhimbje trupore ose psikike dhe ka dy burime kryesore: “1. Dashurinë për çdo qenie - 2. Nevojën për vetëkontroll për realizimin tonë në nivelin shoqëror dhe politik”. Mungesa e dhunës nuk do të thotë nënshtrim kundrejt së keqes apo të padrejtit. Do të thotë kundërshtim me të gjitha forcat shpirtërore kundrejt forcës së tiranit. Kërkimi i së vërtetës, si një qëllim i jetës së tij, dhe mos-dhuna, si një mënyrë për të arritur diçka të tillë, ishin dy “mushkëritë”. Dhe për këtë arsye thoshte se pa këto dy mushkëri nuk mundte të jetonte. Kërkimi i së vërtetës nuk përmban brenda tij përdorimin e dhunës, pasi njeriu, meqenëse nuk ka aftësinë për të njohur të vërtetën absolute, nuk mund të këtë as edhe kurajon për ndëshkuar. Nevojitet Drejtësia që është ajo që hap rrugën e dashurisë. Ishte kundër kastave trashëgimtare dhe pro kastave që caktoheshin si një urdhër hyjnor i ndarjes së përgjegjësive që ka si qëllim një bashkëjetesë harmonike. Gandi besonte se, çdo lloj pune ka dinjitet, sidomos puna që bëhet me duar, dhe për këtë dhe ai vete jepte shembullin duke dredhur pe. Këtë e bënte edhe për arsye praktike dhe ekonomike, domethënë për luftën kundër papunësisë në dimër por edhe për luftën kundër imponimit të produkteve të industrive angleze, por edhe për një rikthim në mënyrën indiane në të gjitha fazat e jetës. Përsa i përket nevojës që ka njeriu për vetëkontroll, me qëllim shpagimin, Gandi besonte në rezultatin e përmbajtshmërisë seksuale, të cilën ai vetë zbatonte në marrëveshje me gruan e tij. Vetëzotërimi lartëson shpirtin. Ai thonte: “jetojmë jo për të ushqyer, për të veshur dhe për të llastuar trupin tonë. Kujdesemi për trupin tonë, në mënyrë që të jetojmë”. Jeta fillon pasi të përmbushen nevojat trupore. Atëherë kur të gjitha përpjekjet kanë si qëllim trupin, shpirti fillon të vyshket. Këtë ide të pasioneve e futi edhe në sektorin shoqëror, me zbatimin e “Ahimsa”, me kuptimin e mospjesëmarrjes në pasionet politike. Vuri këtë ide edhe në nivelin e sjelljes individuale brenda shoqërisë dhe luftës nacional-politike. Besonte se përpjekja është më e mirë, jo atëherë kur krijon plagë armikut, por atëherë kur këmbëngulim, diçka që presupozon besim tek Zoti dhe një frymë vetësakrifice. Konsideronte se milionat e indianeve nuk mund të kontrollohen pa superioritetin shpirtëror të liderëve të tyre. Dhe ai ja arriti. U sakrifikua për idenë e bashkëvëllazërimit midis induisteve dhe myslimanëve. Dashuria e Gandit për të vërtetën ishte e tillë, sa që shpesh herë vinte në pozitë të vështirë mbështetësit e tij politik. Thoshte gjithmonë të vërtetën, pasi besonte thellë se e vërteta herët e vonë do të ndihmonte Indinë në ndeshjen e saj kundër anglezeve, por edhe do të shërbente për çdo lloj çështjeje të drejtë.
Influencimet
Çlirimi i Indisë, një motiv hyjnor
Gandi ishte influencuar shumë edhe nga Bagavad Gita dhe klimës metafizike me të cilën Arzuna merrte këshillat nga mësuesi i tij Krisna. Brenda këtyre elementeve metafizike, vendoste të gjitha veprimet e tij. Del jashtë sentimentalizmave dhe idesë së zakonshme mbi dashurinë. Jep një kuptim ipervatik veprimit dhe çlirimit të Indisë. Gjithmonë, dashuria e zjarrtë e Gandit për atdheun e tij zmadhohej. Veprimet e tij merrnin atë “indiferencë të shenjtë” që i këshillonte Krisna Arzunes. Klasën shoqërore që donte të themelonte, e quante “sarvodaya”, që do të thotë “e mira e përbashket”, e mira më e madhe e mundshme për numrin më të madh të njerëzve, ndërsa me fjalën “svarajya” nënkuptonte pavarësinë politike. Kjo e kombinuar me “svadeshi”, mënyrën indiane të jetesës, ishte ideali i republikës së Gandit. Në sektorin metafizik, Gandi besonte se të gjitha janë të ujitura nga esenca supreme, Zoti. Dhe përveç Bagavad Gites admironte shumë dhe vargjet e para të Isa Upanishad. “Arrita në konkluzionin se nëse të gjitha upanishadet dhe të gjitha shkrimet e tjera papritmas zhdukeshin dhe bëheshin hi, dhe në mendjet e indianëve do të mbeteshin vetëm vargjet. Të gjitha këto dhe gjithçka që lëviz në tokë tejkalohen nga Brahma, në këtë mënyrë Induizmi do të jetonte përgjithmonë”. Nuk nënvlerësonte intelektualizmin, por as nuk i jepte vlerën ekskluzive si një instrument i dijes ashtu sikur i jepet në Perëndim. Për këtë ishte edhe pro një edukimi të njeriut që përmbante gjithçka, një konsiderim filozofik dhe fetar i të gjitha gjërave. Meqenëse besonte në bashkimin që arrihet me ndihmën e Zotit që tejkalon gjithçka, shërbimi kundrejt bashkënjerëzve të tij ishte për të forma më e mirë e adhurimit të Zotit.
Shpirti demokrat
Udhëheqësi që besonte në vlerat e njeriut
Gandi ishte një njëri shumë demokratik, pasi besonte thellë në vlerat e njeriut. Asnjeri nuk ka të drejtë të qeverisë pa miratimin e popullit. Por demokracia sipas tij, duhet të kombinohet me disiplinën. Një njeri që nga natyra e tij është demokratik është gjithashtu, nga natyra edhe i disiplinuar. Demokracia vjen me një mënyrë natyrale tek ai që është mësuar t’u bindet me dëshirë ligjeve njerëzore dhe njerëzore. Virtytet që shoqërojnë veprimet e tij politike janë: modestia e pakufi e tij dhe mosndryshimi i vlerave të tij etike pavarësisht rrethanave. Ky ishte Gandi. Një revolucionar i vërtetë me një konsiderim të ndryshëm mbi universin dhe jetën. Një orator që ngjante me shumë me një mësues. Ishte ndërgjegjja e gjallë e Indisë. Të gjitha veprimet e tij kishin vulën e Shenjtërimit dhe kur plumbi vdekjeprurës i Godsë (një Indiani konservativ, i cili besonte se Gandi ishte shumë tërheqës kundrejt myslimaneve) e plagosi, arriti të thërriste “Ram, Ram”, emrin me të cilin ai quante Zotin. Personaliteti i Gandit ishte një nga më të mëdhenjtë e historisë. Mësimet dhe parimet e tij tejkalojnë kufijtë e Indisë dhe përmbajtja mbinjerëzore i përket të gjithë njerëzimit.
-
301 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj