Hyrje | Suplementi | Tendence | Jeta e kryeministrit: puro, uiski dhe fruta deti

Jeta e kryeministrit: puro, uiski dhe fruta deti

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

ARKIVA/ Me 24 janar 1965, ndahet nga jeta Kryeministri legjendar i Britanisë së Madhe

Admirali

Si e humbi Luftën e Parë Botërore dhe fitoi të Dytën

Me 24 janar 1965, vdiq Ëinston Churchill. Ëinston Leonard Spencer Churchill, lideri britanik që udhëhoqi Britaninë e Madhe dhe aleatet gjatë krizës së Luftës II Botërore, vdiq në Londër në moshën 90 vjeç. Churchill rridhte nga një familje me histori të gjatë në shërbimin ushtarak, dhe pas vdekjes së të atit me 1895, Churchill filloi karrieren ushtarake, duke shërbyer në Indi, Sudan dhe Afrikën e Jugut, ku u shqua disa here në beteja të ndryshme. Me 1899 ai largohet nga ushtria dhe fillon karrierën politike, ku me 1900 zgjidhet ne parlament si përfaqësues i Partisë se djathtë konservatore. Me 1904 ai ndryshon drejtim politik dhe bashkohet me Partinë e majtë liberale, duke shërbyer në disa poste të rëndësishme shtetërore. Më 1915, në pjesën e dytë të Luftës I Botërore, Churchill u konsiderua përgjegjës për humbjet e fushatave ushtarake në Dardanele dhe Gallipoli, dhe u përjashtua nga koalicioni qeveritar i luftës. Në këtë kohe ai shkoi vullnetar në lufte, si komandant i një batalioni britanik në Francë. Me 1917 Churchill i rikthehet përsëri politikës si anëtar i qeverise liberale. Nga 1919-1921 ai ishte sekretar shteti për luftën, ndërsa më 1924 rikthehet në partinë e djathtas konservatore. Gjatë viteve 1929-39 ai parashikoi agresionet ushtarake gjermane dhe japoneze dhe paralajmëroi në këtë aspekt. Pas shpërthimit të Luftës II Botërore, Churchill u riemërua në postin e Lordit të Parë të Admiraleve, dhe 8 muaj më vonë bëhet Kryeministër i një qeverie koalicioni. Në vitin e parë të administratës së tij, Britania qëndroi e vetme kundër agresionit nazist gjerman, por Churchill i premtoi vendit dhe botes së populli britanik "kurrë nuk do të dorëzohej". Ai bindi britaniket t’i bashkoheshin rezistencës dhe orkestroi me zgjuarsi Presidentin amerikan Rusvelt dhe liderin sovjetik Stalin të bashkoheshin në një aleancë që arriti me sukses të mposhte fuqitë e Boshtit të Qendrës". Në korrik të 1945, 3 muaj pas disfatës gjermane, qeveria e tij konservatore humbi në zgjedhjet e përgjithshme dhe Churchill dha dorëheqjen si Kryeministër. Ai u bë lideri i opozitës së djathtë dhe me 1951 u zgjodh përseri Kryeminister. Dy vite më vonë ai fitoi Çmimin “Nobel” në letërsi për 6 vëllimet e tij historike të studimit të Luftës II Botërore dhe për fjalime të ndryshme politike. Me 1955 Churchill doli në pension si Kryeministër por qëndroi si anëtare parlamenti deri në vitin 1964, një vit para vdekjes.

 

 

 

Është vështirë të përfytyrohet figura e Kryeministrit britanik Winston Churchill pa puron e tij të famshme. Por bile dhe më shpesh se me puron havaiane Churchill-i dilte me gotën e uiskit në dorë. Politikani Anthony Eden në shënimet e veta kujton atë fakt, se si Churchill-i pinte uiski me soda (tonik) në orën 8:45 të mëngjesit. Uiskin ai mësoi ta pijë që në të ritë e vet, gjatë kohës së luftës anglo-boere. "Kur isha nënoficer gjatë luftës në Afrikën e Jugut uji atje ishte i papijshëm, - tregonte Churchill-i. - Që të mund ta pije atë duhej ta përzije me uiski". Dhe pasionin pas kësaj pijeje ai nuk e tradhëtoi gjatë gjithë jetës së vet të gjatë. Mazordomi i tij Norman McGoëan kujtonte: "Afërsisht një orë pasi kishte ngrënë mëngjesin unë i vija përpara atij gotën e parë të uiskit me soda. Gjatë gjithë ditës ajo nuk ishte kurrë bosh, por e pinte Churchill-i uiskin shumë ngadalë, duke e tërhequr me lezet i shpërqendruar e në mejtime pijen, dhe e shtynte me një gotë dy orë". Gjatë kësaj duhet thënë, se uiski ishte shumë i holluar me soda, ndërsa kubat e akullit arrinin të shkriheshin plotësisht. Kështu që uiski i binte të ishte tejet i holluar. Vetë Kryeministri britanik e quante këtë përzierje "solucion për shpëlarjen e gojës". Pas të ngrënit Churchill-i preferonte të pinte verë porto dhe brendi. Praktikisht çdo ditë ai i bënte nderimet e merituara shampanjës së preferuar. Gjatë kohës së takimeve të "Treshes së Madhe" në vitet e Luftës së Dytë Botërore Winston Churchill-i provoi konjakun armën dhe atë gjeorgjian. Tregojnë, se më pas Churchill-i ia porosiste Stalinit këtë konjak me arka. Po, vërtet, Winston Churchill pinte shumë dhe personat që e njihni nga afër atë dëshmojnë: "Për atë të ngrënit pa pije nuk quhej e ngrënë". Por zor se do të gjendet ndonjë njeri i cili ta ketë parë gjatë kësaj të dehur ndonjëherë atë. Në vitet e rinisë së vet kryeministri i ardhshëm britanik dhe Laureati i çmimit “Nobel” u përzhit personalisht me erën dhe flakën e barutit dhe pikërisht atëherë mori dhe njohuritë e para të artit të të gatuarit. Churchill-i detyrohej shpesh herë të gatuante asaj kohe gjatë fushatave ushtarake ushqimin në zjarr me shkarpa nën qiell të hapur. Edhe pasi u bë politikan i famshëm ai pa problem mund të përgatiste me duart e veta për mysafirët e tij një drekë të tërë. Winston Churchill kishte fituar nam për pasionin e tij ndaj jetës me komoditete dhe luksoze dhe ia dinte vlerën të ngrënit mirë. Vërtet, hamës ai nuk mund të quhej kurrsesi: Winston Churchill nuk preferonte gjellët ekzotike dhe gatimet e sofistikuara. Në qoftë se Churchill jetoi deri në moshën 90-vjeçare, atëherë lind natyrshëm pyetja: në se duhet vallë sqima, moderimi dhe të përmbajturit në ushqim? Pa përmendur fare këtu cigaret dhe pijet? Thonë, se 20 vitet e fundit të jetës së vet ai e la megjithatë pijen dhe duhanin, megjithëse vazhdonte të pozonte për fotografët me puron e famshme havaiane në dorë. Në të vërtetë, gjendja shëndetësore e këtij jetëgjati linte shumë për të dëshiruar. Ndërsa të ngrënit sir Winstoni e kishte me qejf të madh. Për mëngjes atij zakonisht i servirnin pjepër, omëletë ose vezë të skuqur me proshutë, qofte me mish viçi ose pulë të pjekur, bukë të thekur me marmelatë. Dhe pinte ai gjatë kësaj shumë kafe me kajmak qumështi. Për drekë ai mund të hante fillimisht file peshku (gjuhëz deti), salmon të tymosur dhe karkaleca deti, më pas mish të pjekur dreri të mbushur me pure mishi me dhjamë, mëlçish pate, me salcë prej zhardhok këpurdhash (truffle, tartufo). I pëlqenin shumë Churchill-it edhe guaskat e detit (ai, në përgjithësi, kishte dobësi të madhe për produktet, frutat e detit), roston e viçit të përgatitur me puding Jorkshiri dhe perime. Në moshën 88-vjeçare Churchill-i mund ti lejonte vetes, për shembull, një drekë të tillë në hotel "Savoy": në fillim guaska deti me shampanjë, më pas supë-pure me bizele të njoma dhe një gotë sherry. Pastaj atij i servirej në tavolinë file peshku shojzë të Atlantikut Verior me salcë të bardhë dhe verë Puyn Fyuis. Më tej vijonte mishi i viçit ala-Wellington me karotë dhe patate të skuqura e të përzhitura me verë Bourgogne. Për ëmbëlsirë ai merrte Creme Brulee dhe një gotë verë Madeira. Në fund fare porosiste djathë Stilton me një gotë verë Porto të stazhionuar mirë. Pas kafes degustimi i të gjitha këtyre mrekullive të artit të kuzhinës kurorëzohej nga ai me puron havaiane dhe një gotë konjak. Dhe pavarësisht nga ajo se ç'hante për darkë Churchill-i, para se të binte për të fjetur ai pinte një gotë consomme të ftohtë. Por gjellë kryesore në banketet e veta Winston Churchill-i quante megjithatë bisedën e mirë, ndërsa bashkëbiseduesin më interesant veten e vet.

 

 

Trashëgimia që ka lënë kryeministri britanik

50 shprehjet legjendare te Uinston Curcill

 

Uinston Çurçill nuk ishte vetëm një politikan i madh, por dhe një orator i shkëlqyer. Edhe pse tani ai nuk jeton më, trashëgimia e tij jeton me shumë prej citateve më argëtuese dhe të mprehta që ka lënë pas. Këto janë 50 prej tyre.

 

1. Ne jetojmë nga ajo që marrim, por e bëjmë jetën nga ajo që japin.

2. Taksat e mira nuk ekzistojnë.

3. Disa e shohin sipërmarrjet private si shënjestra grabitqare që duhet goditur, të tjetër e shohin si një lopë që duhet mjelë, por pak janë ata që e shohin si një kalë i fuqishëm që tërheq karron.

4. Vesi i pandarë i kapitalizmi është ndarja e pabarabartë e bekimeve; virtyti i pandashëm i socializmi është ndarja e barabartë e varfërisë.

5. Një komb që i vë taksë vetes për prosperitetin është si një njeri brenda në kovë, që përpiqet ta ngrejë veten nga doreza.

6. Një paqësor është dikush që ushqen një krokodil, me shpresën se do të jetë i fundit që do të hahet.

7. Problemet e fitores janë më të pëlqyeshme se problemet e mundjes, por nuk janë më të lehta.

8. Që tani e tutje, nuk do ta përfundoj kurrë fjalinë me një parafjalë.

9. Një fanatik është dikush që s’mund ta ndryshojë mendjen dhe nuk do të ndërrojë as temë.

10. Nancy Astor: “Zotëri, sikur ju të ishit bashkëshorti im, unë do t’ju jepja helm”. Churchill: “Sikur të isha bashkëshorti juaj do ta pija”.

11. Gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës rreth e qark botës, kur e vërteta sapo është nisur.

12. Ndonjëherë ju do të pengoheni tek e vërteta, por pjesa më e madhe prej nesh ngrihen dhe vazhdojnë përpara sikur s’ka ndodhur asgjë.

13. Nëse jeni nisur drejt ferrit, vazhdoni.

14. Është diçka e mirë për një njeri të paarsimuar të lexojë libra me citime. Citimet, kur gdhenden në kujtesë, të japin mendime të mira. Ato gjithashtu të nxisin të lexosh autorët dhe të kërkosh të tjera.

15. Keni armiq? Mirë. Kjo do të thotë se keni luftuar për diçka, në një fazë të jetës suaj.

16. Nëse keni dhjetë mijë rregulla, ju shkatërroni gjithë respektin për ligjin.

17. Gjithmonë mund t’i besoni amerikanëve për të bërë gjënë e duhur, pasi të kenë provuar gjithçka tjetër.

18. Historia do të jetë e sjellshme me mua, pasi kam ndër mend ta shkruaj.

19. Sa më larg të shikoni prapa, aq më larg përpara ka gjasa që të shihni.

20. Jam gati të takoj Krijuesin tim. A është i përgatitur Krijuesi im për provën e rëndë të takimit me mua, kjo është një çështje tjetër.

21. E vërteta është e padiskutueshme, e keqja mund ta sulmojë atë, injoranca mund ta përqeshë atë, por në fund, ja ku është.

22. Një pesimist e shikon vështirësinë në çdo mundësi; një optimist e shikon mundësinë në çdo vështirësi.

23. Të përmirësosh do të thotë të ndryshosh; të jesh i përsosur do të thotë të ndryshosh shpesh.

24. Politika është aftësia për të parashikuar atë që do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe të kesh aftësinë që më pas të shpjegosh pse nuk ndodhi.

25. Socializmi është filozofia e dështimit, kredo e injorancës dhe ungjilli i zilisë.

26. Një shaka është diçka shumë serioze.

27. Një i burgosur lufte është dikush që përpiqet t’ju vrasë dhe dështon, dhe më pas ju kërkon juve që mos ta vrisni.

28. Të gjitha gjërat e mëdha janë të thjeshta dhe shumë mund të shprehen me një fjalë të vetme: liri, drejtësi, nder, detyrë, mëshirë dhe shpresë.

29. Edhe pse personalisht jam shumë i kënaqur me eksplozivët e momentin, e ndjej se s’duhet të qëndrojmë në rrugën e përmirësimit.

30. Edhe pse i përgatitur për mundimet, preferoj që të shtyhen.

31. Qëndrimi është diçka e vogël, por që bën një ndryshim të madh.

32. Baldwin mendonte se Evropa ishte e mërzitshme, dhe Chamberlain mendonte se ishte vetëm më i madh se Birmingami.

33. Betejat fitohen nga kërdia dhe manovrat. Sa më i madh gjenerali, aq më shumë do të kontribuojë në manovrat, aq më pak do të kërkojë për kërdi.

34. Para Alamein-it nuk kemi pasur kurrë një fitore. Pas Alamein-it kurrë nuk kemi patur humbje.

35. Fjalët e shkurta janë më të mirat, dhe fjalët e vjetra janë edhe më të mira.

36. Përpjekjet e vazhdueshme, jo forca apo inteligjenca, janë sekreti i çlirimit të potencialit tonë.

37. Kuraja vlerësohet me të drejtë cilësia e parë e njeriut, sepse është cilësia që i garanton gjithë të tjerat.

38. Kuraja është ajo që duhet për t’u ngritur dhe për të folur; kuraja është gjithashtu ajo që duhet për t’u ulur dhe për të dëgjuar.

39. Kritika mund të mos jetë e pëlqyeshme, por është e nevojshme. Ajo përmbush të njëjtin funksion si dhimbja në trupin njerëzor. Kërkon vëmendje që gjendja e gjërave të jetë e shëndetshme.

40. Vështirësitë e nënshtruara janë mundësi të fituara.

41. Mos lejoni që planet e mëdha për një botë të re të shmangin energjitë tuaja nga ruajtja e asaj që ka mbetur nga bota e vjetër.

42. Ngrënia e fjalëve kurrë nuk më ka shkaktuar mostretje.

43. Gjithkush ka një ditë të keqe dhe disa ditë janë më të gjata se të tjerat.

44. Për të mirë e për të keq, zotërimi i ajrit është sot shprehja supreme e fuqisë ushtarake dhe flotat dhe ushtritë, edhe pse vitale dhe të rëndësishme, përsëri duhet të pranojë se kanë rang vartësi.  

45. Për rolin tim, them se do të jetë më mirë sikur të gjitha partitë t’ia lënë të kaluarën historisë, veçanërisht tani që propozoj ta shkruaj historinë vetë.

46. Që nga Stettin në Balltik, tek Trieste në Adriatik, një perde hekuri ka zbritur përmes Kontinentit.

47. I madhi dhe i miri rrallë janë i njëjti njeri.

48. Ai ka të gjitha virtytet që i urrej dhe asnjë prej veseve që admiroj.

49. Qytetarët e shëndetshëm janë e mira më e madhe që një vend mund të ketë.

50. Historia shkruhet nga fitimtarët.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 414 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
5.00