Hyrje | Suplementi | Emigracioni Shqiptare | Dhënia e shtetësisë, me natyralizëm

Dhënia e shtetësisë, me natyralizëm

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font


 

 


 


 

Shteti Italian i njeh shtetasve të huaj, të cilët qëndrojnë ligjërisht në territorin  kombëtar, të paktën që prej dhjetë vitesh, të drejtën për të kërkuar dhënien e shtetësisë italiane. Dhënia e shtetësisë, me natyralizëm, pra jo lidhje familjare, apo me  “ius sanguinis, d.m.th, dhënia e  shtetësisë një të huaji nga një shtet me anë të një akti zyrtar pas  kërkesës  së individit, në Itali diplinohet nga Neni 9 i Ligjit nr. 91 të  1992 dhe dhënia e saj nuk lidhet vetëm me kohën e qëndrimit efektiv në Itali të shtetasit nga shtete jo anëtare të BE-së (apo aktuale dhe e pandërprerë) për një periudhë kohore  të përcaktuar, por  i nënshtrohet  edhe një vlerësimi shumë vetëgjykimor nga ana e ministrisë së Brendshme, e cila  mban  parasysh  integrimin e të huajit  në territorin e  Republikës Italiane. Pra, me qëllim dhënien e shtetësisë është e domosdoshme që  shtetasi i huaj të jetë resident në Itali të paktën prej dhjetë vjetësh. Nga momenti i regjistrimit në regjistrin e popullsisë  rezidente fillon të rrjedhë periudha e nevojshme për dhënien e këtij  përfitimi. Kërkesa për dhëne shtetësie paraqitet në prefekturën e vendit të qëndrimit, përmes modelit të posaçëm B, që plotësohet edhe me pullën e monopolit (marka da bollo), me vlerë 14,62 euro. Pas kësaj, prefektura ja përcjell  kërkesën  Ministrisë së Brendshme.

Dokumentacioni që shoqëron kërkesën:

-Certifikatë lindjeje, e plotë me të gjitha të dhënat e përgjithshme (përjashtohet këtu hipoteza e lindjes  në Itali)e  përkthyer dhe e legalizuar, sipas  udhëzimeve  të përmbjatura  ne modelin e posaçëm të kërkesës.

-dëshmi penale të vendit të origjinës dhe të vendeve të mundshme  të treta të qëndrimit, të përkthyera dhe të legalizuara si duhet, sipas  udhëtimeve të përmbajtura në modelin e posaçëm të kërkesës. Dokumentet  e mëposhtme  mund t’i bashkëngjiten  kërkesës, apo të autocertifikohen (thjeshtësisht përmes plotësimit të modulit të kërkesës:

- Rezidenca e regjistruar,

- Përbërja e familjes,

-Gjendja  juridike  e kërkuesit  në territorin  kombëtar,

-Të ardhurat e tre muajve  të fundit.

Afati për marrjen e vendimit mbi kërkesën

Afati minimal për përcaktimin e kërkesës dhe dhënien re vendimit  përkatës është 2 vjet (730 ditë nga data e paraqitjes së kërkesës të shoqëruar  me dokumentacionin  e plotë dhe të rregullt.

Dekreti i dhënies  së shtetësisë

Në rastin, kur  për  kërkesën  merret  vendim  pozitiv  dhe me t’u vërtetuar  se nuk ka motive pengues  për sigurinë e Republikës Italiane, Prefektura e mbyll këtë praktikë. Dekreti i dhënies së shtetësisë më pas  nënshkruhet nga presidenti i Republikës, me propozim të ministrit të Brendshëm për të cilin njofton Prefektura kompetente territoriale. Brenda 6-muajsh nga marrja e njoftimit, bëhet betimi pranë Komunës së rezidencës. Një ditë pas betimit merret shtetësia italiane.

 

 

Greqi

Kushtet e marrjes së nënshtetësisë?

Në bazë të Kodit të Nënshtetësisë (Ligji  Nr.3284/2004), që dikush të marrë nënshtetësinë greke me regjistrim në bashki, është e domosdoshme:

* Të jetë i rritur, d.m.th., të keni mbushur vitin e 18-të të moshës së tij në momentin e dorëzimit të kërkesës së regjistrimit në bashki.

* Gjatë 10–vjeçarit të fundit, mbi të të mos rëndojë vepra penale, shkelje ligjore e tij.

 

*Të mos  rëndojë mbi të vendim deportimi.

*Të  qëndrojë ligjërisht dhe vazhdimisht në Greqi gjithsej 10 vjet gjatë 12 -vjeçarit të fundit. Nëse është bashkëshort/e e grekut /grekes dhe ka fëmijë me të, mjafton qëndrimi në Greqi vetëm 3 vjet nga dita e realizimit të martesës. Nëse dikush ka lindur dhe banon vazhdimisht në Greqi nuk kërkohet asnjë kusht kohor qëndrimi. Dorëzimi i kërkesës dhe dokumentet:

*Deklaratë e regjistrimit përpara kryetarit të Bashkisë ose të Kryetarit  të Komunës, në prezentët  të dy gjyqtarëve  grekë si dëshmitarëve.

* Taksë 1.467 euro nga Arka Publike. Homogjenët nuk detyrohen të dorëzojnë  taksë.

*Fotokopje  e legalizuar e pasaportës.

*Fotokopje  e legalizuar e lejes së qëndrimit.

*Certifikatë lindjeje ose në rast se ajo nuk ekziston, certifikatë pagëzimi.

*Informacion tatimor ose fotokopje e deklaratës tatimore të vitit të fundit  ekonomik.

 

 

 

 

 

 

ANGLI/Studimet: Dokumentet që duhet të  paraqisni duhet të jenë origjinalë ose fotokopje të përkthyera në  gjuhën angleze dhe të noterizuara

 

Dokumentet, viza, kriteret, pagesa, punësimi, adresat

( Gjithçka që nevojitet për të studiuar në Angli )

box
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë dhe Zyra e Vizave pranë  kësaj përfaqësie diplomatike paraqesin edhe në rrugë zyrtare si dhe  në publikime mediatike të gjitha informacionet që i duhen një  aplikanti për të përfituar një vizë studimi për në Mbretërinë e  Bashkuar.

 

Si mund të aplikohet për një vizë studenti?

Të gjithë ata  kandidatë që duan të studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të
paraqesin pranë zyrave të Ambasadës së Britanisë në Tiranë një sërë  dokumentesh. Sipas të dhënave zyrtare, dokumentet që duhet të  paraqisni duhet të jenë origjinalë ose fotokopje të përkthyera në  gjuhën angleze dhe të noterizuara. Po kështu edhe dokumentet që vijnë  nga Mbretëria e Bashkuar për aplikantin duhet të jenë origjinale ose  të noterizuara nga një noter në Mbretërinë e Bashkuar. Vetëm kështu,
theksohet në informacionin zyrtar të Ambasadës së Britanisë, mund të  arrihet që dokumentet të pranohen nga Zyra e Vizave pranë ambasadës  me qëllim që aplikimi të jetë i vlefshëm dhe shtetasi/shtetasja të  përfitojë vizën britanike. Gjithashtu lidhur me metodat për aplikimin  e të gjithë individëve pranë Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar,  përfaqësuesit e saj rikujtojnë edhe një herë respektimin rigoroz të  afateve nga të gjithë aplikantët/aplikante për vizë studimi në Mbretërinë e Bashkuar. Lidhur me këtë ata sqarojnë se: Ju duhet të  aplikoni në Zyrën e Vizave të paktën katër javë përpara fillimit të  studimeve apo/ose kursit në Mbretërinë e Bashkuar, në rast të kundërt  Zyra e Vizave nuk do të ketë mundësinë që të shqyrtojë dhe përpunojë  aplikimin tuaj në kohë. Më poshtë do të gjeni të gjitha udhëzimet se  çfarë ju nevojitet që të dorëzoni për të përfituar vizën e studimit
për në Mbretërinë e Bashkuar:

Ja të gjitha dokumentet që nevojiten për të studiuar në Mbretërinë e
Bashkuar
:

1-Një formular i plotësuar (VAF 1). Dy fotografi, të cilat nuk duhet
të jenë më të vjetra se 6 muaj nga data e aplikimit
2-Pasaportë e vlefshme jo më pak se 6 muaj ose për gjithë
kohëzgjatjen e studimeve të propozuara në MB nëse do të studioni më
shumë se 6 muaj.
3-Certifikatë personale dhe familjare të aplikantit me vulën e
Prefekturës dhe të Ministrisë së Jashtme.
4-Diploma dhe dëftesa e notave të shkollës
5-Vërtetim nga shkolla ku studioni nëse jeni student/nxënës në
vazhdimësi
6-Letërpranimi nga një shkollë ose universitet me pagesë në MB. Letra
e pranimit nga shkolla duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme:
a)koston e tarifave të kursit dhe faturën e pagesës, hollësi mbi
akomodimin dhe kostot përkatëse, hollësi mbi kursin (numrin e orëve
të mësimit në javë, lëndët, etj)
b)datat e fillimit, kohëzgjatja e kursit dhe datat e përfundimit të
kursit apo studimit tuaj në MB
7-Dëshmi të gjendjes financiare që vërteton se keni fonde të
mjaftueshme për të përballuar shpenzimet gjatë periudhës së studimeve
në MB. Nëse shpenzimet do të mbulohen nga ju ose familja juaj, duhet
të paraqisni dokumentet e poshtëshënuara:
a)librezë personale ose të familjes të kursimeve ose deklarata
bankare
b)dëshmi të të ardhurave personale ose të anëtarëve të punësuar të
familjes suaj. Nëse dikush nga familja është i vetëpunësuar, duhet të
paraqisni dokumentacionin që vërteton biznesin e tij/saj
Nëse keni prona në emrin tuaj apo si trashëgimtarë, duhet të
paraqisni vërtetimet hipotekore mbi këto prona
8-Nëse ju sponsorizoheni nga një person apo institucion në MB, duhet
të paraqisni dëshmi të statusit ligjor të sponsorit, fotokopje të
pasaportës së tij/saj dhe dëshmi të gjendjes së tij financiare ose
vërtetim nga institucioni që sponsorizon studimet tuaja.
9-Nëse jeni student ose nxënës, duhet të keni leje për t'u shkëputur
nga shkolla që ndiqni aktualisht. Nëse jeni i punësuar, duhet të
paraqisni një letër nga punëdhënësi juaj që cilëson se ju jepet leje
për të ndjekur studimet.
10-Pagesa e tarifës së vizës bëhet në momentin e aplikimit.
11-Pagesa e tarifës së vizës bëhet vetëm në lekë shqiptarë.
12-Lista e tarifave të vizave është e publikuar në stendën e
Ambasadës.
13-Tarifa nuk rimbursohet pavarësisht nga rezultati i aplikimit.

 

 

Çfarë duhet të keni parasysh:

Kuptohet vetvetiu që në sektorët ku komunikimi ka peshën kryesore është e nevojshme zotërimi i mirë, në mos i shkëlqyer i anglishtes, si të shkruar ashtu dhe të folur. Para së gjithash duhet me qenë i aftë të kontaktosh një ndërmarrje ose agjenci punësimi dhe të përballosh në anglisht bisedën paraprake për përzgjedhjen. Për këtë duhet të përgatitesh me shumë kujdes. Në Londër ka shumë kolegje që organizojnë kurse falas për gjuhën: ju sugjeroj që të informoheni (hotcourses.com dhe floodlight.co.uk kanë një udhëzues dhe një adresë ëeb) dhe të gjeni atë që ju përshtatet më mirë kërkesave tuaja. Nëse dëshironi të transferoheni, shkoni disa herë për të parë me sytë tuaj realitetin dhe kërkoni dikë, mundësisht miq ose miq të miqve, që mund t’u ndihmojnë ose tu japin drejtim.

Para se të niseni të studioni merrni informacion në sitet më të mirë për të kërkuar sqarime:

 www.reed.co.uk

 

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 467 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0