Italia do të pranojë 4.500, punonjës sezonalë
Qeveria italiane ka miratuar “Dekretin e Flukseve”, i cili autorizon hyrjen e 98.080 punonjësve extra-komunitare josezonalë, me banim” jashtë Italisë. Shtetasi i huaj jokomunitar për të cilin kërkohet “nulla osta” duhet të ndodhet jashtë Italisë ose të ndodhet në Itali rregullisht me lejeqendrimi për arsye të tjera dhe në këtë rast, dekreti parashikon mundësinë e konvertimit të disa lejeqëndrimeve (për studime, për stazh, për kurse profesionale, për punë sezonale etj.) në leje për punë të varur ose të pavarur. Dekreti i ri i flukseve që do të autorizojë hyrjen e 98.080 punonjësve, 52.080 vende janë rezervuar për punonjësit e varur, në të gjithë sektorët, nga vendet që kanë marrëveshje me Italinë. 30 mijë vende janë rezervuar për punonjësit shtëpiakë (bashkëpunëtorë shtëpiakë, kujdestarë për të moshuar dhe fëmijë), pa kufizim kombësie. Dekreti parashikon edhe konvertimin e leje-qëndrimeve për studim në leje-qëndrime për punë 16.000 vende të disponushëm për rastet të konvertimit të lejeqëndrimit ose për raste specifike hyrjeje në Itali (4000 vende për jo-shtetasit e BE- së, cilët kanë përfunduar një program trajnimi apo janë jashtë vendit dhe janë arsimuar në vendin e origjinës dhe 500 vende për pasardhësit të nivelit të tretë afërsie familjare të qytetarëve rezidentë italianë në Argjentinë, Uruguai dhe Brazil)
Procedura e aplikimit
Edhe këtë herë punëdhënësit mund ta paraqesin kërkesën vetëm nëpërmjet Internetit (procedure telematike - ëëë.nullaostalavoro.interno.it )dhe prenotimet mund të bëhen derisa të ketë vende, duke u renditur sipas kohës së paraqitjes së kërkesës. Pra, një i ashtuquajtur “click day”, kur edhe një herë do të fitojnë më të shpejtët dhe ata më me fat, duke lënë jashtë pjesën më të madhe të ndërmarrjeve dhe familjeve që do të marrin pjesë në këtë garë.
Kur mund të dërgohen kërkesat?
Me 31 janar, nga ora 08:00, duhet të nisë paraqitja e 52.080 kërkesave për punësimin e punonjësve nga vendet që kanë lidhur marrëveshje me Italinë dhe që renditen në nenin 2 të dekretit të flukseve. Me 2 shkurt, nga ora 08:00, duhet të nisë paraqitja e 30.000 kërkesave për punësimin si bashkëpunëtorë shtëpiakë të punonjësve nga vendet që nuk kanë marrëveshje me Italinë (sipas nenit 3 të dekretit); Me 3 shkurt, nga ora 08:00,duhet të nisë paraqitja e të gjitha kërkesave të tjera të parashikuara në nenet 4, 5 dhe 6 të dekretit të flukseve, edhe kërkesat për konvertimet duhet të paraqiten të gjitha më datë 3 shkurt 201
Kushtet për punësimin dhe paraqitjen e kërkesës
Strehimi/vendbanimi: punëdhënësi duhet të specifikojë rregullimin e punonjësit për strehim dhe të tregojë përshtatshmërinë e strehimit. Duhet te jetë i sqaruar fakti nëse është siguruar strehimi nga punëdhënësi apo, nëse kjo ndodh pa pagesë ose me pagese. Të ardhurat ekonomike të punëdhënësit: Për punësimin i një punonjësi për në shtëpi (bashkëpunëtor shtëpiak, kujdestar për fëmijë ose për të moshuar), punëdhënësi duhet të dëshmojë se ka të ardhura vjetore të barabarta ose më të mëdha se të paktën dyfishi i pagës, plus kontributet përkatëse, që i takon punonjësit që dëshiron të marrë në punë. Nëse kërkohet punësimi i një kujdestari për vete ose për një të afërm në rast sëmundjesh ose kufizimesh të rënda fizike që kufizojnë vetëmjaftueshmërinë nuk ka nevojë të dëshmohet aftësia ekonomike. Duhet paraqitur vetëm një dëshmi e lëshuar nga një strukturë shëndetësore publike ose që ka konvencion publik e cila vërteton sëmundjen ose kufizimin. Ka rëndësi të dihet që në rast se punëdhënësi nuk ka të ardhura të veta ose ka të ardhura të pamjaftueshme për të paraqitur kërkesën, ligji parashikon mundësinë e llogaritjes bashkërisht të të ardhurave me të afërmit që jetojnë ose nuk jetojnë me të (të afërm brenda shkallës së parë). Ndërsa për kompanitë apo punëdhënësit privat: për punësimin e një punonjësi të varur ligji nuk parashikon një parametër të caktuar dhe verifikimi i aftësisë ekonomike të ndërmarrjes i lihet “në dorë” zyrës që shqyrton kërkesat. Gjatë shqyrtimit në fakt vlerësohen një sërë faktorësh: numri i kërkesave të paraqitura; respektimi i kushteve të kontratës kolektive të punës së aplikuar për marrëdhënien e punës; kostot për pagat dhe kontributet e parashikuara nga normat në fuqi; nevojat e ndërmarrjes, ta ardhurat e aktivitetit; xhiroja e ndërmarrjes; numri i punonjësve që punojnë atje etj. Nëse ndërmarrja është krijuar së afërmi dhe nuk ka paraqitur ende deklaratën e të ardhurave dhe bilancin, vlerësohen faktorë të tjerë si për shembull hipotezat e faturimit apo gjendja kontabël, financiare apo ajo e pasurive. Në çdo rast, pavarësisht nga të ardhurat e punëdhënësit, punëmarrësi duhet t'i jepet një pagë minimale jo me e ulet sesa ajo e parashikuar nga kategoria kombëtare kolektive të kontratave të punës, dhe orari i punës nuk duhet të jetë më pak se 20 orë në javë.
Pas paraqitjes së kërkesës
Vendet në dispozicion janë gjithmonë shumë më të ulëta sesa kërkesat e dërguara nga ana e punëdhënëseve. Aplikimet konsiderohen në bazë të mbërritjes së kërkesës, kjo është arsyeja pse ju duhet ta dërgoni kërkesën në kohën e duhur që nga minutat në fillim të kohës dhe datën e specifikuar në dekret. Aplikimi shqyrtohen nga Sporteli për Emigracionin përmes një hetimi të dokumenteve dhe të dhënave të dorëzuara me kërkesën, në bashkëpunim me zyrën lokale të punës dhe departamentit e policisë. Zyra e emigracionit (sportello unico per l'immigrazione) mund t’i kërkojë punëdhënësit dokumente shtesë nëse konsiderohet e paqartë ose te pamjaftueshme e informacionet në kërkesë. Në përfundim të hetimi dhe verifikimit (40 ditë ose edhe më shumë se një vit për një praktikë) zyra e emigracionit lëshon ose refuzon lejen për punësim (nulla osta) dhe paralajmëron përfaqësinë italiane të vendit të origjinës së punëtorit. Leja për punësim i dorëzohet punëdhënësit ose në qofte se është kërkuar në kërkesën, dërgohet pranë zyrave të perfaqësisë italiane në vendin e punëtorit. Punëtori me anë të lejes së punësimit (nulla osta) mund të kërkojë pranë Ambasadës Italiane të vendit të tij, vizë për motiv pune. Kini kujdes: leja për punësim (nulla osta) do të jetë e vlefshme vetëm për gjashtë muaj.
Shteti Numri i emigrantëve
Shqipëria – 4.500
Algjeria – 1.000
Bangladeshi – 2.400
Egjipti – 4.000
Filipinet – 4.000
Gana – 2.000
Maroku – 4.500
Moldavia – 5.200
Nigeria – 1.500
Pakistani – 1.000
Senegali – 2.000
Somalia - 80,
Sri Lanka – 3.500
Tunizia – 4.000
Indi, Peru dhe Ukrainë – 1.800
Nigeria e Gambia – 1.000
-
362 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj