Emigracioni shqiptare
ITALI
Lindja e fëmijës në Itali duhet deklaruar në Zyrën e Gjendjes Civile të Komunës ose në Drejtorinë Shëndetësore të Spitalit, ku lind fëmija. Ky deklarim mund të bëhet nga njëri ose nga të dy prindërit, nga mjeku, nga obstretikja ose nga persona që kanë qenë të pranishëm gjatë lindjes, brenda 10 ditëve nga dita e lindjes, pranë Zyrës se Gjendjes Civile të Komunës së lindjes ose brenda 3 ditëve pranë Drejtorisë Shëndetësore të Spitalit. Për të bërë deklarimin mjafton të kesh një dokument identiteti të vlefshëm dhe certifikatën e lindjes lëshuar nga spitali. Për deklarimin nuk kërkohet pasja e lejes së qëndrimit. Më pas procedura e futjes së fëmijës në leje qëndrimin e prindërve bëhet duke e regjistruar më parë fëmijën në Gjendjen Civile Shqiptare dhe duke e regjistruar te pasaporta e prindit ose edhe duke e pajisur me një dokument shqiptar të vlefshëm si Certifikatë Nacionaliteti- Dëshmi Nacionaliteti, lëshuar nga Përfaqësia Diplomatike Shqiptare në Itali ose edhe me pasaportë shqiptare personale.
-
359 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj