Hyrje | Suplementi | Emigracioni Shqiptare | Si të aplikoni për Lotarinë Amerikane

Si të aplikoni për Lotarinë Amerikane

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font


 


 

Kanë filluar dje më 5 tetor 2010, në ora 12:00, aplikimet për Lotarinë Amerikane, programi 2010. Sipas të dhënave zyrtare të konfirmuara më parë edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë, aplikimi i vetëm zyrtar i vlefshëm, kryhet pa pagesë, në faqen këtu: http://www.dvlottery.state.gov/. Gjatë aplikimit duhet të bëhet kujdes i veçantë me germat Ç dhe Ë, të cilat sipas rastit duhet të zëvendësohen me E ose C, gjatë plotësimit të formularit (gjendet ne faqen që hapet më lart me emrin DV-2012 Instructions, klikoni mbi të për ta shkarkuar).

Kujdes i veçantë duhet treguar edhe me fotografinë, e cila ngarkohet në një seksion të faqes, e cila nuk duhet të jetë me e madhe se 240 KB. Po kështu, fotoja duhet të paraqesë personin nga gjoksi e lart dhe koka duhet të jetë e fokusuar drejt me shikimin e aplikantit në qendër. Pasi keni hyrë në faqen e aplikimit, dvlottery, më pas duhet të klikoni në adresën: KLIKO, për të vazhduar më pas aplikimin duke konfirmuar KODIN tuaj.

KUJDES: Asnjë faqe tjetër që pretendon se ofron shërbimin e aplikimeve në lotarinë amerikane, kundrejt pagesave, nuk është e vlefshme.

KUJDES: Ruani kodin e aplikimit, dhe mos e bëni atë të ditur për palë të tretë, pasi vetëm me atë kod, në një fazë të mëvonshme mund të kontrolloni nëse jeni fitues.

Çdo vit, qeveria e Shteteve të Bashkuara ofron 50 mijë viza për imigrantë nga shtete të ndryshme të botës, të cilët përzgjidhen në bazë të një Lotarie nga të gjithë aplikuesit nga vende që kanë një shkallë të ulët emigracioni në Shtetet e Bashkuara. Kjo lotari u hartua nga Kongresi amerikan në vitin 1990 për të reflektuar hapjen e Amerikës ndaj shumëllojshmërisë. Ideja ishte për të bërë sa më të larmishëm imigracionin, thotë John Wilcock, një punonjës i Departamentit të Shtetit që merret me çështjen e vizave. Lotaria Amerikane është e hapur për popujt e vendeve që kanë dërguar më pak se 50 mijë emigrantë në Shtetet e Bashkuara gjatë pesë viteve të fundit. Vendet që janë burim i një numri të madh emigracioni janë të përjashtuara nga lotaria.

Procedura

Çdo lotari emërohet në bazë të vitit fiskal, të cilit i përket. Ky variant njihet si Lotaria 2012, sepse vizat do të lëshohen gjatë vitit fiskal 2012, i cili fillon nga 1 tetori 2011 deri më 30 shtator 2012. Për të aplikuar, ju duhet të regjistroheni në internet në faqen e posaçme elektronike të Departamentit amerikan të Shtetit www.dvlottery.state.gov . Aplikimet do të pranohen nga dita e sotme ora 16:00 sipas Grenwich-it deri më 3 nëntor 2010 në orën 16:00 po sipas Grenwitch-it. Pas kësaj date nuk do të pranohen aplikime të mëtejshme. Çdo aplikant do të marrë një konfirmim të veçantë në fund të procesit të regjistrimit. Aplikantët nuk duhet të presin deri në javën e fundit të periudhës së regjistrimit për të aplikuar sepse kërkesat e mëdha mund të çojnë në ngarkesë të sistemit dhe për rrjedhojë ngadalësimin e procesit elektronik.

 

 

Detaje

Aplikimi i vetëm zyrtar i vlefshëm, kryhet pa pagesë, në faqen këtu: http://www.dvlottery.state.gov/.

 

 

 

 

Aplikimet do të pranohen nga dita e sotme ora 16:00 sipas Grenwich-it deri më 3 nëntor 2010 në orën 16:00 po sipas Grenwitch-it. Pas kësaj date nuk do të pranohen aplikime të mëtejshme

 

KUJDES: Asnjë faqe tjetër që pretendon se ofron shërbimin e aplikimeve në lotarinë amerikane, kundrejt pagesave, nuk është e vlefshme.

 

KUJDES: Ruani kodin e aplikimit, dhe mos e bëni atë të ditur për palë të tretë, pasi vetëm me atë kod, në një fazë të mëvonshme mund të kontrolloni nëse jeni fitues.

 

 

 

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 492 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
5.00