Hyrje | Suplementi | Suplementi Drejtësia Shqiptare

Suplementi Drejtësia Shqiptare

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Buxheti i vitit 2012: Shkurtohen fondet për pagat e gjyqtarëve dhe shtohen për burgjet. Rritje e lehtë për KLD-në dhe Prokurorinë

 

 

 

 

 

 

Më pak lekë për drejtësinë për vitin 2012. Ky është edhe shqetësimi që ngrenë specialistët pas shikimit në detaje të Projekt-Buxhetit për vitin e ardhshme. Specialistët e fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, SOROS”, Blerta Zilja, Jela Shano dhe Adela Halo kanë kaluar në skaner projektbuxhetin duke nxjerrë në detaje, se cilat do të jenë edhe fushat e drejtësisë ndër më të “penalizuarat”. Qëllimi kësaj nisme është nxjerrja në pah mbështetjes së planifikuar buxhetore për disa aspekte të integrimit gjatë procesit të diskutimit të projektbuxhetit  për vitin 2012 në Kuvend. Në analizën studimore janë marrë 5 sektorë të rëndësishëm, të cilët janë edhe pjesë e reformës dhe prioriteteve të vendosura nga BE. Administrata Publike, Sistemi i Drejtësisë, pronat, burgjet dhe Ministria e Integrimit kanë qenë pjesë e analizës nga specialistët. Në një analizë të përgjithshme arrihet në përfundim se së bashku pagat për “Buxhetin Gjyqësor”, “Gjykatën Kushtetuese”, “Prokurorinë e Përgjithshme” dhe “Këshillin e Lartë të Drejtësisë”, krahasuar me Buxhetin Fillestar  të 2011, ka një rënie mesatare prej 3.48%. Në fakt, i vetmi institucion që ka një rritje fare të vogël është KLD, ndërsa tre të tjerat totalizojnë një ulje fondesh prej 85.3 milionë lekësh.

 

1.3% Fonde më pak për Shërbimin Civil

Nëse krahasohen fondet nga Buxheti i Rishikuar 2011 me PB 2012, vihet re se shpenzimet e parashikuara për to ka pësuar një rënie të lehtë me  1.3% për institucionin e Komisionit të Shërbimit Civil.

Pagat e gjyqësorit, 47 milionë lekë më pak në 2012

“Përsa i përket fondit të pagave, krahasuar me Buxhetin Fillestar të 2011-s  ai paraqitet me një rënie prej 3.51% apo 47 milionë lekë.  Kjo rënie qëndron në kundërshtim me një nga kërkesat themelore për uljen e korrupsionit në gjyqësor – rritjen e pagave të gjyqtarëve (shih më poshtë pikën 2.5 për pagat në sistemin e drejtësisë).”-thuhet më tej në studim

Prokuroria me buxhet 4.6% më të lartë se 2011

Në ndryshim nga sektorët e tjerë të sistemit të drejtësisë, Projekt Buxheti i Prokurorisë paraqitet disi më ndryshe. Studimi tregon se, buxheti  për këtë institucion është  4.6% më i lartë se sa viti aktual. Shpenzimet korrente ulen me 1.3%, por ndërkohë vihet re një rritje e investimeve me financim të brendshëm rreth 49%, ku pjesën më të madhe e zë ndërtimi i godinës së re të Prokurorisë së Korçës.

KLD me rritje minimale

Shpenzimet totale për Këshillin e Lartë të Drejtësisë kanë një rritje vetëm prej 1.1%, i reflektuar i gjithi në rritjen e shpenzimeve korrente në PB 2012, krahasuar me BR 2011, analizohet më tej në studim.

Më pak lekë për ish -pronarët

Studimi i SOROS-it nënvizon faktin se, shpenzimet për kompensimin e ish -pronarëve kanë rënë me 10% për vitin 2012. Kjo do të shoqërohet me një kompensim më të ulët në vlerë të pronarëve në vitin 2012 se sa në vitin 2011, ndërkohë që transferta nga Buxheti i Shtetit për këtë qëllim është përgjysmuar nga 600 milionë në vitin 2011, në 300 milionë në vitin 2012.

3 Burgje të reja në 2012-n

Projekt Buxheti i 2012 përsa i takon sistemit të burgjeve parashikon ndërtimin e 3 burgjeve dhe paraburgimeve të reja në Elbasan, Fier, Berat.

 

Avokati i Popullit, palët ende pa kritere

Një taktikë e re është ndjekur nga Partia Socialiste për përzgjedhjen e kandidaturës për Avokatin e Popullit. Një komision Ad Hoc do të jetë edhe ai që do të përzgjedhë kandidaturën që do të propozojë selia rozë për Avokatin e Popullit. Eglantina Gjermeni, Besnik Bare, Astrit Beci, dy anëtarë të Asamblesë, Mimoza Hafizi e Gëzim Tushi, si edhe dy personalitete të larta në fushën e të drejtës Luan Omari dhe Vangjel Kosta, përbëjnë Komisionin Përzgjedhës ad hoc për kandidaturën që Partia Socialiste do të mbështesë si Avokat të ri të Popullit. Por mbi ç’kritere do të përzgjidhet emri i ri?

Të kontaktuar nga “Telegraf” dy prej anëtarëve të komisionit të emëruar nga PS nënvizojnë faktin se ata janë ende në fazën e parë të bisedimeve dhe se ende nuk kanë vendosur kritere përveç atyre kushtetuese mbi të cilat do të përzgjidhen edhe aplikantët on-line. Ndërkohë që edhe të djathtët të cilët janë shprehur të gatshëm më parë për të bashkëpunuar me PS-në mbi përzgjedhjen e kandidaturës së këtij institucioni, ende nuk janë shprehur se mbi cilat kritere do të negociohet.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 127 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0