Lind Zhyl Verni shqiptar në Vlorë
Sot , ky 10-vjeçar, promovon librin e tij “Mes dritës dhe errësirës”, me moshatarët dhe mësuesit e tij në qytetin e Vlorës. Libri, tashmë i shitur, ka ngjallur habit tek mësuesit dhe lexuesit e shumtë që e kanë lexuar. Përballë të pabesueshmes, ka dhënë argumentat e tij Prof. Bardhosh Gaçe, që është edhe redaktori I librit. Gaçe foli ekskluzivisht për “Telegraf”. “E pabesueshme vërtetë, që një fëmijë 10-vjeçar të shkruajë një libër të tillë, ku gërshetohet fantazia e tij me jetën në planete, të tokës me botën qiellore. Është një libër fantastiko-shkencor, por unë u habita edhe me kompozicionin e librit. Për talentin e tij u binda, kur unë i bëra dy-tre vërejtje të vogla dhe ai i zgjeroi aq bukur, në harmoni me atë çka i kishte shkruar, duke e sjellë librin në një unitet dhe kompozicion shumë të bukur. Një gjë tjetër që më bëri përshtypje është fakti se libri ka shumë elementë shkencorë dhe fantazia e fëmijës ka punuar mbi këta elementë me personazhet e tij. Fati dramatik i jetës qiellore, është po ajo e jetës njerëzore, lufta me të keqen, për të triumfuar e mira. Ndaj edhe personazhet që janë vendosur në planete nga Aleksandri, kanë po këtë jetë të gjallë, po këtë botë që është në jetën njerëzore, për të mëshiruar të mirën dhe larguar të keqen”, tha Gaçe.
Si e argumentoni që ky fëmijë 10-vjeçar ka një fantazi të tillë?
Po, po është një çudi, por duhet besuar, ai ka një fantazi të rrallë dhe mesa duket ka prirje për shkencat e natyrës, astronominë, që i njeh më shumë se sa mësuesit e tij. Këto talente të rrallë duhen përkrahur, duhen krijuar kushte, që të përparojnë në këtë fushë. Më vjen mirë që shkolla “Muço Delo”, ku është Aleksandri, i përkrah talentet dhe të premten i bënë promovimi në shkollë.
Çfarë të tërheq vëmendjen në këtë roman të një 10-vjeçari?
Ato që shpreha më lart, por jo vetëm në këtë libër, por edhe në një tregim që shkruan Aleksandri, është shumë i prerë, jep detajet me saktësi. Një stil i veçantë të shkruari. Kjo tregon se ai ka bagazh, ka kulturë.
Me cilin shkrimtar do ta krahasoje Aleksandrin e Vogël nga Vlora z. Gaçe?
Me Bardhyl Xhamën, Bedri Deden dhe autorë të tjerë që kanë lëvruar këtë zhaner. Fatkeqësisht ne në këtë terren jemi bosh, sepse në Shqipëri, ky zhaner ka munduar dekadat e fundit. Unë dua të nënvizoj se Aleksandri ka edhe diçka të veçantë, se ai e ka bërë shkollën në Itali dhe detyrimisht duke ardhur në Vlorë kryqëzohen kulturat. Unë e them me plot gojën se Aleksandri, 10-vjeçar, është një astrolog dhe nuk bën më pak se atë çka bëri Zhyl Verni.
Ju mendoni se Aleksandri është një Zhyl Vern shqiptar?
Po. Këtë e them jo vetëm unë, por kushdo që do të lexojë librin e këtij 10-vjeçari, titulluar “Mes dritës dhe errësirës”. Koha, pjell edhe talente të tillë, për të cilët duhet të kujdeset shteti dhe shoqëria.
Box
Kërshëria na nxiti të kërkojmë dhe bisedojmë me autorin e librit, Aleksandër Mura
Në cilën klasë mëson, Aleksandër”?
Jam në të pestën në shkollën “Muço Delo”. Mësoj shumë dhe pritja ime është për gjuhën dhe letërsinë.
Cili është libri që ke botuar dhe çfarë ke shkruar në faqet e tij?
E kam titulluar “Mes dritës dhe errësirës”. E kam theksuar edhe në parathënien e librit: “Mes të mirës dhe të keqes, jeton vetëm shpresa. E vetmja shpresë krye engjëlli Gabriel, engjëlli i të gjithë kohërave të njerëzimit. Ai lindi dhe u rrit në skamje, u rrit me shpresën se do të bëhej dikush në jetë, ku pasioni i tij për tu bërë një engjëll hapte krahët dhe kalonte nëpër qiellin blu. Për fat, këto ëndrra ndonjëherë bëhen edhe realitet. Atëherë, fantazia juaj do të kalojë cakun e imagjinatës mbarë njerëzore. Në atë çast ju do të kuptoni se nga ndahet e mira nga e keqja”.
Si të lindi idea?
Vetë, po meditoja një ditë, fantazoja dhe pastaj vendosa të hedh mendimet e mia në letër. Dua të them se unë lexoj shumë libra dhe ky bagazh më ka dhënë edhe aftësinë për të shkruar. Vendosa të shkruaj, lashë shokët, lodrat e moshës dhe për dy muaj e mbarova librin. Pas kësaj shkova dhe takova Prof. Bardhosh Gaçen, që kur më pa, më tha se nuk ia mbushja syrin, por kur lexoi atë që kisha shkruar, më ra shpatullave.
Në këtë moshë ke ndërmend të bëhesh shkrimtar?
Vazhdoj të lexoj dhe me këtë pasion që kam për librin, besoj do të bëhem një njeri i ditur. Në të vërtetë nuk më lë të qetë fantazia, mendoi për rrugët që duhet të bëjnë njerëzit për të kapur të mirën dhe larguar të keqen. Përveç shpresës që ekziston tek çdo njeri, duhet edhe punë, duhet fantazi, për ta mposhtur të keqen që rri ngjitur me të mirën.
Ke ndërmend të bësh libra të tjerë?
Po, kam hedhur shënimet dhe besoj së shpejt do ta dërgoj në shtyp.
Çfarë teme ke kapur?
Nuk më pëlqen ta ekspozoj, veç kur të dalë nga shtypi.
-
357 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj