Hyrje | Suplementi | Suplementi Drejtësia Shqiptare

Suplementi Drejtësia Shqiptare

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Flet juristi Eno Bushi: Ja reforma që i duhet sistemit zgjedhor. Prioritet kartat dhe listat

 

 

 

 

 

 

 

Është renditur e para dhe si kusht për plotësimin e reformave të tjera të rëndësishme. Por deri më tani ende nuk kemi parë pika konkrete nga dy partitë e mëdha politike, teksa partnerët ndërkombëtarë kanë shtuar presionin për një dialogim të shpejtë mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në skanerin e 20 viteve zgjedhje pluraliste, problemet që janë hasur janë të shumta, por avokati dhe eksperti i çështjeve zgjedhore Eno Bushi vendos gishtin mbi hartimin e listës së zgjedhësve dhe kontrollin e kësaj liste nga partitë politike, si pikën kyçe të problemeve. Në një intervistë për suplementin “Drejtësia Shqiptare”, z.Bushi shkon në “thembrën e Akilit”  të zgjedhjeve shqiptare, analizon e Kodit, si edhe propozimet e PS-së.

 

-Z. Bushi, në një analizë tuaj të përgjithshme, cilat duhet të jenë ndryshimet thelbësore që i duhen bërë Kodit Zgjedhor, në mënyrë që, problemet e 20 viteve zgjedhje të mos përsëriten sërish?

Ndryshimet thelbësore janë përmbledhur edhe në paketën që Partia Socialiste e ka përgatitur dhe e ka propozuar. Në ndryshime duhet të përfshihen të gjitha ato gabime apo defekte, të cilat janë vënë re jo vetëm në këto zgjedhje, por në të gjitha proceset zgjedhore të mbajtura. Sa herë që janë bërë ndryshime aq herë kanë dalë edhe probleme në zbatim. Pika kyçe, ku ka çaluar përgjithësisht sistemi dhe ku ka patur probleme ka qenë pjesa e regjistrimit të popullatës dhe e hartimit të listave. Më pas kjo pasohet edhe në kontrollin në procesin e zgjedhjeve. Është këmbëngulur që të bëhet një rregullim më i saktë i mënyrës së hartimit të listës dhe kontrollit të partive politike, ndaj kësaj liste. Është thënë shumë herë që regjistrat elektronikë të gjendjes civile e kanë zgjidhur problemin, por me të vërtetë është e kundërta. Ka shumë probleme sidomos me dublimet, pra ata që regjistrohen në dy vende njëkohësisht si në qarqe të ndryshme, por edhe brenda të njëjtit qark. Propozimi kryesor qëndron në faktin që kjo listë të bëhet sa më e saktë si edhe mënyra e kontrollit ndaj kësaj liste. Duhet një hapësirë që të gjithë subjektet që marrin pjesë në një garë zgjedhore të mund të bëjnë ankimet e tyre dhe këto të pasqyrohen. Pra, të mos jetë e nevojshme një kontroll aposterior, por partitë të jenë të paktën pjesëmarrës në momentin e hartimit pasi janë të parët që janë të interesuar në këtë proces.

-A e kanë partitë politike aksesin që të vijojnë kontrollin e kësaj liste edhe gjatë procesit të votimit?

Më pas kjo duhet lidhur edhe me momentin e votimit, pasi kjo është edhe arsyeja e hartimit të kësaj liste. Supozohet se, partitë politike e kanë kontrollin mbi këtë listë me anë të komisionerëve. Nuk ndodh gjithmonë kështu. Problemet me bojën e sigurisë, apo edhe të kartat kanë qenë të përhershme. Nuk ka një transparencë mbi mënyrën e administrimit të kartave. Do të ishte mirë që të bëhej një kontroll i dyfishtë i votuesve, pra jo vetëm përmes bojës matrikuluese, por edhe përmes një sistemi elektronik që do të verifikonte kartat e identiteti ashtu edhe pasaportat biometrike. Kështu do të minimizoheshin mundësitë e ndërhyrjes në mënyrë të paligjshme.

Mënyra elektronike e votimit mendoj se, mund të aplikohet për emigrantët dhe personat që jetojnë jashtë. Është tepër e rëndësishme që të gjithëve t’u mundësohet e drejta e votës, por nuk e di se si kanë menduar që do të realizohet në realitet. Kjo është hedhur thjesht si ide dhe nuk është sqaruar në praktikë se si do të ndodhë.

Është diskutuar nga konstitucionaliste që për të shmangur mos pranimin e rezultatit dhe vendimet e Kolegjit të ekzistonte edhe një etapë e tretë ankimi, pra një Apel i Kolegjeve Zgjedhore. Cili është mendimi juaj?

Parimi kryesor i zgjedhjeve është që ato të jenë sa më efikase dhe të shpejta e jo të zgjaten në një proces ankimor  sikundërse proceset civile e penale. Sipas Kodit, si shkallë e parë gjykimi qëndron Kolegji Qendror i Zgjedhjeve e më pas si formë apeli Kolegji Zgjedhor. Mendoj se, mund të ishte mirë që të rregulloheshin këto dy hallka, por nuk jam dakord për një hallkë të tretë.

 

 

INFO

Duke nisur nga ky numër e në vijim, “Telegraf”, do të sjellë pranë jush zgjidhjen në praktikë të problemeve tuaja. Nëse keni pyetje apo nevojë për këshillë juridike, ju mund të na kontaktoni dhe do të jenë ekspertët më të mirë të vendit, të cilët do t’i japin përgjigje shqetësimeve tuaja.

Kush i paguan shpenzimet gjyqësore?

Si rregull shpenzimet gjyqësore i paguan pala që humbet gjyqin.  Praktika e këtyre viteve ka treguar se gjyqtari vendos që shpenzimet të ndahen mes palëve dhe ato t’i paguani edhe ju, edhe pse keni fituar gjyqin. Është mirë që avokati juaj ose ju nëse nuk përfaqësohemi me avokat, në seancën e fundit gjyqësore të kërkoni që shpenzimet t’i paguajë pala që humbet gjyqin.

A përfitoj avokat falas?

Për çështjet civile ndihma juridike falas  ju jep mundësinë që ju të përfaqësoheni nga një avokat i paguar nga shteti  ose nga fondacione që ndihmojnë  kategori të caktuar qytetarësh.  Në rastin e çështjeve penale, nëse të ardhurat tuaja janë të pamjaftueshme, ju caktohet një avokat kryesisht i paguar nga shteti.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 145 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
5.00