10 surprizat e fazës së parë të Superligës
Nga “kampionia e dimrit”, Teuta, penalizmi i tri skuadrave me pikë dhe rrënimi i Dinamos
Faza e pare me 90 ndeshjet e saj (pa Skënderbeu-Pogradeci) në 13 javët e para, rezultoi me jo pak surpriza. Gazeta “Telegraf” paraqet 10 prej tyre.
1. Teuta – Askush nuk e mendonte skuadrën durrsake si kampione dimri, pasi kampioni ne fuqi, Skënderbeu, vazhdon të jetë klubi më i financuar.
2. Dinamo – Kampionet e sezonit 2009-2010 mbijetuan ne sezonin 2010-2011, por me ecurinë e deritanishme ne sezonin 2011-2012, duket se kane marre rrugën e Kategorisë se Pare.
3. Dervishi – Kapiteni i Shkumbinit, Roland Dervishi, jo vetëm që kryeson klasifikimin e golashënuesve, me 11 gola, por në një ndeshje të vetme shënoi pesë gola (Shkumbini-Tomori 6-2).
4. 222 gola - Në total janë shënuar 222 gola (ose 2.47 gola për ndeshje), 135 nga ekipet vendase (1.5 gola/ndeshje) dhe 87 nga ato udhëtuese (0.97/ndeshje).
5. Trajnerë t- Në 13 javët e fazës së parë dhanë dorëheqjen apo u shkarkuan shtatë trajnerë, ose më saktë, gjysma e 14 skuadrave ndryshuan teknikët.
6. Zbritjet e pikëve - Ekipet e dënuara me heqjen e pikëve janë tre, një me vendim të FIFA-s dhe dy me dënime nga Komisioni i Disiplinës: Dinamo (-3), Laçi (-6) dhe Pogradeci (-3).
7. Dinamo – Blutë janë e vetmja skuadër që nuk arriti të fitojë asnjë ndeshje në fazën e parë. Para dy sezonesh e fitoi kampionati një fazë përpara përfundimit të sezonit.
8. Apolonia – Klubi fierak ndodhet në krizë të plotë, madje lojtarët në fund të vitit në vend të rrogave morën gjoba. Kjo kushtëzoi dhe largimin e trajnerit Stavri Nica.
9. Të huajt – Trajnerët e huaj: Rubio, Shensoi dhe Levi, kanë qenë të suksesshëm, por për futbollistët e huaj mund të flasim për një dështim të plotë, përveç pak kokrrave.
10. Presidentët - Tre drejtues klubesh, Laska e Lacit, Halili i Tiranës dhe Gjika i Flamurtarit morën dënime të ashpra nga Komisioni i Disiplinës, me pezullime të gjata.
Skënderbeu-Pogradeci “arratiset” në kryeqytet
Skënderbeu-Pogradeci, ndeshja e prapambetur e fazës së parë dhe e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore, do të luhet ditën e mërkurë (8 shkurt) në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” (16:00), pasi ajo nuk u luajtur më 23 dhjetor të vitit të kaluar, për shkak të kushteve të terrenit të stadiumit të Korçës. Ndeshja do të luhet në kryeqytet, pasi Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, e ka penalizuar Skënderbeun, për të mos zhvilluar tetë ndeshjet e radhës (midis kampionatit dhe Kupës) pas incidenteve në Skënderbeu-Flamurtari (për Kupë), ku mbeti i gjakosur asistenti Ridigers Çokaj. Interesant është fakti se, Pogradecin është dënuar nga Disiplinori për t’i zhvilluar të gjitha ndeshjet brenda (ato në “Gjorgji Kyçyku) jashtë stadiumit të tij, pas incidentit me gjyqtarin Enea Jorgji (në ndeshjen e kampionatit, Pogradeci-Teuta 1-2). Skënderbeu, pas 12 ndeshjeve të tij, ndodhet në vendin e tretë të Kategorisë Superiore, me 23 pikë (9 më pak se Teuta e vendit të parë, por me 13 ndeshje), ndërkohë që Pogradeci pozicionohet në vendin e 10-të me 10 pikë më pak, 13.
Pogradeci është ndëshkuar me zbritjen e 3 pikëve nga Komisioni i Disiplinës, duke qenë kështu skuadra e tretë në këtë sezon që penalizohet me heqje pikësh. Dinamos iu hoqën 3 pikë nga FIFA për shkak të mospagesës së lojtarit kroat, Dario Bodrusiç, ndërsa Laçit iu zbritën 6 pikë nga Komisioni i Disiplinës pas dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit Lorenc Jemini në Laçi-Kastriot (java e 7-të e këtij sezoni).
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA E 13-të
23.12.2012
Tomori-Apolonia 2-0
Dinamo-Bylis 1-1
Shkumbini-Vllaznia 2-1
Laçi-Flamurtari 0-0
Kamza-Tirana 0-0
Teuta-Kastrioti 1-1
Sot, 8 shkurt 2012
Skënderbeu-Pogradeci (16:00)
RENDITJA
1 Teuta 13 +10 32
2 Tirana 13 +8 27
3 Skënderbeu* 12 +10 23
4 Kastrioti 13 +7 23
5 Flamurtari 13 +9 22
6 Bylis 13 +2 18
7 Shkumbini 13 -3 18
8 Vllaznia 13 +2 17
9 Pogradeci* 12 -5 16
10 Kamza 13 -2 14
11 Laçi 13 -2 11
12 Tomori 13 -10 11
13 Apolonia 13 -14 8
14 Dinamo 13 -12 1
* Një ndeshje më pak
* Penalizimet: Dinamo (-3), Laçi (-6) dhe Pogradeci (-3)
Një Dervish, favorit për “Këpucën e Artë”
Duhen edhe katër ditë nga rifillimi i kampionatit, pra fazës së dytë të Kategorisë Superiore, që nis më 11 shkurt. Teuta është me meritë “kampione e dimrit”, me Tiranën ndjekëse që ka pesë pikë më pak dhe përballen direkt në javën e 14-të, në “Niko Dovana”. Një garë të fortë ka dhe për “Këpucën e artë”, pra golashënuesit më të mirë të Superligës. Roland Dervishi, golashënuesi më i mirë i Shkumbinit, por dhe i Kategorisë Superiore për fazën e parë, është duke përjetuar momentin më të mirë në karrierën e tij. 11 gola nga 19 që ka shënuar në 13 javët e para e gjithë skuadra peqinase, e për më tepër 5 gola në harkun e 90 minutave në fitoren 6-2 të Shkumbinit ndaj Tomorit, e bëjnë kapitenin bardhekaltër favoritin kryesor për të fituar “Këpucën e artë” të sezonit 2011-2012. 29-vjeçari është në superformë dhe me maturinë e tij i ka dhënë pikë të çmuara Shkumbinit. Por, a do t’ia dalë dot Roland Dervishi të bëhet lojtari i dytë i Shkumbinit që fiton trofeun e çmuar individual? Në sezonin 1997-1998, Dorian Bubeqi, me 26 golat e tij - nga 56 që realizoi Shkumbini në atë kampionat me 18 skuadra – fitoi “Këpucën e Artë”, duke e ndihmuar skuadrën e tij të renditet në vendin e katërt me 54 pikë (Vllaznia fitoi titullin kampion), njëherësh edhe renditja më e mirë historike e peqinasve në Superligë. Kur kanë mbetur edhe 13 javë të tjera, pra komplet faza e dytë, Roland Dervishi ka shënuar 11 gola, ose 2 më shumë se Xhevair Sukaj (ende i pezulluar nga klubi i Vllaznisë), francezi i Kastriotit, Brus Inkango dhe kapiteni i Bylisit, Amarildo Dimo, të tre këta në kuotën e 9 golave. Daniel Xhafaj, i fundit që e ka fituar “Këpucën e artë”, madje dy sezonet e fundit, ka shënuar gjatë këtij gjysmësezoni 8 gola më pak se Roland Dervishi.
Mediat gjermane: “Roshi, gol për histori!”
“Një djalosh nga Shqipëria i dha fund një serie negative prej 22 vjetësh të Këlnit. Falë golit të tij të parë në Bundesligë, Odise Roshi i dha të dielën fitoren e parë Këlnit qysh nga dhjetori i vitit 1989”. Kështu e përshkruante gazeta gjermane “General Anzeiger”. Trajneri i Këlnit, norvegjezi Solbaken e përshkruan kështu gëzimin e golit nga mesfushori shqiptar, të realizuar me kokë pas një goditje këndi, vetëm 99 sekonda pasi Roshi kishte hyrë në lojë: “Pas golit të tij, Odiseja vrapoi dhe e festoi aq shumë, sa për 15 minutat e tjera të mbetura nuk kishte më fuqi dhe nuk u duk më. Ai dëshironte që, të telefononte gjithë Shqipërinë dhe t’u tregonte, se ai kishte shënuar golin e parë për ne”, - tha me të qeshur trajneri Stale Solbaken.
“Golit i Roshit për histori”. Kështu e titullonte shkrimin e saj, Goal.com (versioni gjermanisht), portali më i madh në botë në internet për sportin. “Këlni fiton kundër Kaiserslauternit pas 25 ndeshjesh”. Edhe “Ëelt Online” thekson faktin se mesfushori shqiptar shënoi pas vetëm 99 sekondash lojë para 38 mijë shikuesve.
De Biazi i “hedh ujë zjarrit” në Itali
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Xhani De Biazi, është një pikë referimi në vendin e tij të origjinës, Itali. Kjo për shkak se ai luan edhe rolin e komentatorit, por dhe të opinionistit mbi ndeshjet e Serisë A dhe B, duke dhënë mendimin e tij për massmedian apeninase. Koha e keqe që ka përfshirë Italinë Qendrore dhe Veriore, ka detyruar edhe shtyrjen e disa ndeshjeve të Serisë A dhe B, ndërkohë që në Itali mendojnë se këto shtyrje mund të sjellin edhe një kampionat jo të vërtetë, pasi ndeshjet do të luhen sipas llogarive dhe interesave të çastit. Një nga ndeshjet e shtyra është dhe ajo midis Breshias dhe Torinos (Serie B). Pikërisht, për t’i hedhur ujë zjarrit të dyshimeve, portali italian në internet Calcioneës24.com, i ka kërkuar një opinion trajnerit De Biazi, i cili në të kaluarën ka drejtuar si Breshian ashtu dhe Torinon. De Biazi: “Shtyrja e ndeshjes me Torinon, m’u duk një ide e mirë. Nuk ishin kushtet për të luajtur në mbrëmje, dhe as për t’u luajtur në drekë. Nëse një fushë nuk është e praktikueshme, ka siguri të pakët për sportistët dhe tifozët është e drejtë të merren këto vendime. Siguria është para së gjithash”. Përsa i përket mundësisë së një kampionati fals, trajneri i Shqipërisë u shpreh: “Nëse rrezikohet që të falsifikohet kampionati, duke parë se shumë ndeshje janë shtyrë? Kjo jo, secili duhet të mendojë për skuadrën e tij, pastaj të tjerët do të luajnë ndeshjet e shtyra, në dimër mund të ndodhë kjo”.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj