Zhan Todt: “Misioni ynë, sa më pak jetë të humbura në rrugë!”
Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit në vizitën e tij të parë historike në Shqipëri
Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), Zhan Todt (65 vjeç) vizitoi për herë të parë Shqipërinë. Dje francezi i njohur, si ish-drejtori i përgjithshëm i Ferrarit (1998-2007) takoi ministrin e Turizimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, ndërkohë që sot axhenda e tij parashikon takime me Kryeministrin e vendit, Sali Berisha, dhe ministrin e Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi. Vizita e zoti Zhan Todt është në kuadër të lançimit të “Dekadës së Veprimit për Sigurinë Rrugore 2011-2012”, më qëllimin kryesor të shpëtimit të miliona jetëve në mbarë botën. “Ky mision është për të shpëtuar pesë milionë jetë njerëzish që vdesin çdo vit në botë nga aksidentet rrugore dhe disa miliona të plagosur. Ky është dhe synimi i Dekadës së Veprimit për Sigurinë Rrugore”, - tha Zhan Todt për “Telegraf”.
Në nëntor të vitit 2009, u mbajt në Moskë, Konferenca Ndërministrore Globale mbi sigurinë në rrugë, me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Bankës Botërore dhe Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit. FIA është organi botëror qeverisës për sportin motorik në botë dhe njëherësh federata e organizatave motorike më prestigjioze në botë. FIA është themeluar në vitin 1914, me qendër në Paris. Ajo mbledh 227 organizma kombëtare sportive dhe motorike nga 132 vende të botës, nga të pesta kontinentet. Në të përshihet edhe Shqipëria me “Automobile Club Albania” dhe Federatën Shqiptare të Sporteve të Automobilizmit. “Automobil Club Albania” është themeluar në vitin 2007, ndërkohë që është anëtarësuar me të drejta të plota ën FIA, në nëntor të vitit 2008. Në vitin 2009, “Autombil Club Albania” themeloi Federatën Shqiptare të Sporteve të Automobilizmit (FASA).
Zoti President, Zhan Todt, mirëserdhët në vendin tonë. Cilat janë projektet e mundshme për të zhvilluar automobilizmin në Shqipëri?
Para së gjithash jam i shumë i nderuar të jem këtu, në Shqipëri. Është vizita ime e parë si Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit. Kam ardhur me ftesën e “Automobile Club Albania”, për t’u ballafaquar në 360 gradë me situatën e automobilizmit në Shqipëri. Do të konstatojmë gjendjen dhe do të flasim për disa projekte.
Aksidentet në botë, ashtu si në Shqipëri janë shndërruar në një shqetësim të përhershëm. Ju vetë sa e ndjeni këtë?
Siguria në rrugë është shumë thelbësore. Ka shumë aksidente në të gjithë botën, dhe për këtë ajo ka marrë përmasa globale. Edhe në Shqipëri ka vend për këtë shqetësim. Pashë një sistem të ndërtuar mirë, të paktën ajo që unë konstatova gjatë rrugës për në hotelin ku po qëndroj, afër korpusit të Universitetit. Uroj që gjatë qëndrimit tim dyditor këtu të zbuloj edhe pak nga mikpritja dhe kultura e Shqipërisë.
Në Shqipëri, siguria rrugore është një problem i madh. Ju jeni një figurë shumë e spikatur e automobilizmit botëror, madje dhe shumë e dashur, për shkak edhe të karrierës me Ferrarin. Duhet ta dini se në Shqipëria janë disa mijëra tifozë të Kavalinos së kuqe. Cili është mesazhi juaj për automobilistët shqiptarë?
Ne jemi duke bashkëpunuar me Federatën Shqiptare të Sporteve të Automobilizmit. Ata janë ambasadorët tanë këtu në vendin tuaj. Duhet t’i edukojmë mirë njerëzit, të përmirësojnë mënyrën e drejtimit, duke respektuar rigorozisht rregullat në këtë vend shumë të bukur. Jam i bindur se kushdo që, do të vijë të vizitojë vendin tuaj, do të ketë çfarë të gjejë. Unë uroj që teknologjia e makinave do te jetë ajo më e përparuara. Duhen eliminuar makinat që janë shumë të vjetra në rrugë, e më pas sjellja e shoferëve, të sigurisë.
Sipas jush, cilat mund të jenë disa nga masat më efikase në parandalimin e aksidenteve rrugore?
Unë mendoj se është shumë e rëndësishme vendosja e kaskave kur ata ngasin motoçikleta. Një masa parandaluese është dhe mospirja përpara se të shkojnë të drejtojnë mjetet. Ka shumë zhvillime, që janë të paimagjinueshme për të arritur edhe objektivat e misionit që kemi marrë përsipër. Ky mision është për të shpëtuar pesë milionë jetë njerëzish që vdesin çdo vit në botë nga aksidentet rrugore dhe disa miliona të plagosur. Ky është dhe synimi i Dekadës së Veprimit për Sigurinë Rrugore.
Takim me Berishën dhe Olldashin
Sot Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), Zhan Todt, do të takohet m Kryeministrin e vendit, Sali Berisha, dhe ministrin e Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi.
Bumçi: “Todt, figurë e dashur për shqiptarët”
Ministri i Turizimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, e vlerësoi si vizitë historike ardhjen e Presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), Zhan Todt: “Zoti Todt është një figurë shumë e njohur për shqiptarët, për shkak të një karrierë të gjatë në Formula 1, fillimisht me skuderinë Pezho dhe më pas me Ferrarin. Arsyeja e vizitës së tij të parë në Shqipëri është promovimi i “Dekadës së Veprimit për Sigurinë Rrugore 2011-2012”. Do të mbështesim Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit dhe Federatën Shqiptare të Sporteve të Automobilizmit, për të zhvilluar aktivitete, dhe në këtë mënyrë për të promovuar potencialin e turizmit në Shqipëri. Ishte një rastësi e bukur që, përurimi i ekspozitës së objektive etnografike përkoi me takimin me Zhan Todt”.
Kush është FIA?
FIA është organi botëror qeverisës për sportin motorik në botë dhe njëherësh federata e organizatave motorike më prestigjioze në botë. FIA është themeluar në vitin 1914, me qendër në Paris. Ajo mbledh 227 organizma kombëtare sportive dhe motorike nga 132 vende të botës, nga të pesta kontinentet. Në të përshihet edhe Shqipëria me “Automobile Club Albania” dhe Federatën Shqiptare të Sporteve të Automobilizmit.
“Automobile Club Albania”
“Automobil Club Albania” është themeluar në vitin 2007, ndërkohë që është anëtarësuar me të drejta të plota ën FIA, në nëntor të vitit 2008. Në vitin 2009, “Autombil Club Albania” themeloi Federatën Shqiptare të Sporteve të Autombolimizmit (FASA).
Kush është Zhand Todt?
Zhan Todt (65 vjeç) është Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA). Todt është lindur, më 25 shkurt 1946, në Pierrefort, Kantal, në Francë. Pas një karrierë të suksesshme si bashkë-pilot në garat rally, ai bëri emër si menaxher në botën e makinave, së pari me Pezhonë, dhe më pas me skuderine Ferrari (1993-2007), përpara se të emërohej shefi ekzektutiv i Ferrarit nga viti 2004 deri në vitin 2008. Nga 23 tetori i vitit 2008 ai është Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA). Nën drejtimin e tij, Pezho fitoi katër kampionate botërore në garat Rally (për pilotë dhe konstruktorë), triumfoi katër herë në garën rally Paris-Dakar, deh ishte dy herë fitues në Le Mans 24 orë. Gjatë qëndrimit të tij te Ferrari. “Kavalinoja” fitoi në total 12 tituj në Formula 1 (për pilotë dhe konstruktorë). Ai ishte drejtori i parë jo-italian që ishte në krye të Skuderisë.. Zhan Todt është një nga 46 anëtarët e Akademisë Franceze të Sporteve, anëtar i Akademisë Franceze të Teknologjive. Ai është gjithashtu ambasador i turizmit për Malajzinë.
Todt-Shumaker
Është i njohur fakti, se në vitin 1995, Zhan Todt nisi me bashkëpunimin me pilotin gjerman, Mikael Shumaker, asokohe dy herë kampion i botës, të cilin e bindi të fillonte punë te Ferrari. Shumaker fitoi pesë tituj me skuderinë italiane 2000, 2001, 2002, 2003 and 2004), duke u bërë kështu piloti më me shumë tituj në këtë sport, duke vendosur një rekord absolut. Todt dhe Shumaker ndërtuan një marrëdhënie shumë të afërt, gati familjare. Së bashku me Shumakerin, Zhan Todt, janë shfaqur në filmin “Asterix” për Lojërat Olimpikë, në vitin 2008. Piloti luan rolin e Shumiks, ndërsa Todt, drejtorin e tij të garës. Todt është gjithashtu ambasador i Republikës së San Marinos.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj