Hyrje | Sport | Një kroat ngre dy flamuj në Vlorë

Një kroat ngre dy flamuj në Vlorë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

KUPA E SHQIPËRISË/ Sulmuesi Pero Pejiç shkatërron 2-0 i vetëm Vllazninë. Paralajmërohet Skënderbeu

 

 








Dy gola nga blerja dimërore, kroati Pero Pejiç, i garantuan fitoren e pastër 2-0 Flamurtarit ndaj Vllaznisë në Vlorë, në ditën e dytë të ndeshjeve të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë (grupi B). Vlonajtët erdhën në përballjen me Vllazninë, pas ndëshkimit me -3 pikë nga Komisioni i Disiplinës, për shkak të refuzimit të vazhdimit të ndeshjes Skënderbeu-Flamurtari (4-1), ku mbeti i gjakosur anësori Ridigers Çokaj.
Vllaznia, nga ana e saj, mbërriti në Vlorë pas fitores 2-0 me Laçin, me shkodranët që ishin të kënaqur qoftë edhe sikur të merrnin një pikë në Vlorë. Vllaznia, 9 herë fitues e Kupës së Shqipërisë – për herë të fundit në vitin 2008 – hodhi në fushë nga minuta e parë tri blerje dimërore: kroatin Vuk, andorrianin Moreno dhe malazezin Jablan, ashtu sikurse bëri dhe Flamurtari  - 3 herë fitues i kompeticionit – duke hedhur si titullarë kroatët Pezo dhe Pejiç, si dhe në lojë e sipër shqiptaro-zviceranin Nexhbedin Selimi. Ndeshja pati nuanca kuqezi dhe goli i parë nuk vonoi për Flamurtarin. Olsi Gocaj i Vllaznisë pengoi në zonë sulmuesin e Flamurtarit, Gerhard Progni, dhe sulmuesi kroat Pero Pejiç u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 18-të. Njëzet minuta më pas, ishte sërish ish-sulmuesi i Dinamos dhe Tiranës, ai që dyfishoi shifrat në të 38’, duke shënuar edhe dopjetën e parë me fanellën e Flamurtarit, e rezultuar një blerje me shumë vlerë e presidenti Shpëtim Gjika. Me pjesën e parë të mbyllur në avantazh 2-0, trajneri Shkëlqim Muça i orientoi të tijtë në administrimin e ndeshjes, ndërkohë që homologu i tij te Vllaznia, Rudi Vata, hodhi në fushë disa lojtarë të rinj me fillimin e pjesës së dytë. Në takimin e tjetër të grupit B, të zhvilluar të shtunën në “Selman Stërmasi”, Skënderbeu fitoi 2-1 me Laçin. Kurbinasit shënuan të parët  me anë të mbrojtësit Taulant Sefgjini në minutën e 33-të. Korçarët e Stanislav Levit barazuan me Daniel Xhafaj në minutën e 79-të, ndërkohë që golin e fitores e shënoi kapiteni Bledi Shkëmbi nga pika e bardhë, në minutën e 81-të, pas ndërhyrjes së gabuar të portierit Bledar Vashaku. Për Skënderbeun, kjo ishte fitorja e dytë në po aq ndeshje, përfshirë dhe suksesin 4-1 ndaj Flamurtarit, katër ditë më parë në Pogradec. Pas ndeshjeve të ditës së dytë, Skënderbeu kryeson me 6 pikë të plota, Vllaznia ka 3 pikë. Flamurtari ndodhet tani në kuotën 0 pikë, pasi shleu dënimin me – 3 pikë nga Komisioni i Disiplinës. Laçi pas dy ndeshjeve ka 0 pikë. Në ditën e tretë, Skënderbeu pret Vllazninë, ndërsa Laçi do të luajë kundër Flamurtarit.

KUPA E SHQIPËRISË
Dita e dytë

GRUPI A
Të shtunën, 4 shkurt 2012
Tirana-Kastrioti 2-0

Të dielën, 5 shkurt 2012
Kamza-Bylis 0-0

RENDITJA
1 Tirana        2    4
2 Kamza        2    2
3 Bylis        2    2
4 Kastrioti    2    1

GRUPI B
Të shtunën, 4 shkurt 2012
Laçi-Skënderbeu 1-2

Të dielën, 5 shkurt 2012
Flamurtari-Vllaznia 2-0

RENDITJA
1 Skënderbeu    2    6
2 Vllaznia        2    3
3 Flamurtari*    2    0
4 Laçi         2    0

* Flamurtarit i janë zbritur -3 pikë nga Komisioni i Disiplinës

Bardhësi në Kamza-Bylis
Kamza dhe Bylisi u ndanë në barazim pa gola, në ditën e dytë të ndeshjeve të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, grupi A. Për të dyja skuadrat e drejtuara nga trajnerë të huaj, italiani Mauro De Vekis (Kamza) dhe kosovaro-turku Naxhi Shensoj (Bylis), ky ishte barazimi i dytë pa gola. Në ditën e parë, Kamza barazoi 0-0 me Kastriotin në Krujë, ndërsa Bylisi me Tiranën në “Adush Muça”. Në takimin tjetër të grupit A, Tirana fitoi pastër 2-0 me Kastriotin. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Gilman Lika, realizoi në minutën e 74-t, ndërkohë që goli i dytë mban firmën e blerjes dimërore, Florent Aziri (88’), ky i fundit u hodh në fushë në pjesën e dytë nga trajneri spanjoll Hulian Rubio. Tirana kryeson me katër pikë pas dy ndeshjeve, e ndjekur nga Kamza dhe Bylisi, të dyja me nga dy pikë. Kastrioti i fundit me një pikë. Për grupin B, sot Flamurtari fitoi 2-0 me Vllazninë, ndërkohë që të shtunën Skënderbeu fitoi 2-1 me Laçin në asnjanësin “Selman Stërmasi”.

Kamza-Bylis 0 – 0  (0-0)
KAMZA: Bytyçi, A.Beqiri, F.Tafaj, Manuka, Belçev, Cvetanovski, Hallaçi, Mici, Pema *E.Tafaj 80′), Karapici, Malindi (Dalipi 84′). Trajner: De Vekis
BYLISI: Frashëri, Adebayo, Teqja, Idrizi (Olalekan 54′), Korreshi, Ristevski, Xhafa, Popoviç (Izucuku 74′), Kelmendi, Kule, Meto (Abazaj 46′). Trajner: N.Shansoji
Gjyqtar: Enea Jorgji
Kartone te verdhe: F.Tafaj, Hallaci / Idrizi, Popovic

Flamurtari-Vllaznia 2 -0  (0-0)
Shenues: Pejic 18′ (pen), 38′
Flamurtari: Spaho, Abraham, Veliu, Brahja, Sakaj, Shtubina (Selimi 55′), Pezo, Kuqi, Arbri (Muca 46′), Progni, Pejic (Cela 60′). Trajner: Shkelqim Muca
VLLAZNIA: Vujadinoviç, Gocaj, Vuk, Sykaj, Belisha, Hasani (Gjini 46′), Bardulla (Karakaci 46′), Jablan, Moreno (Dema 60′), Smajli, Hajdari. Trajner: Rudi Vata
Gjyqtar: Emirjon Sino
Kartone te verdhe: Selimi / Smajli

Zeqo: “Jemi mësuar me pwrmbysje”
Presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo, vlerësoi fakti që skuadra e tij arriti të përmbysë dizavantazhin në fitoren 2-1 kundër Laçit, takim i vlefshëm për turin çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Bosi korçar: “Është ndeshja jonë e tretë që jemi në dizavantazh dhe më pas kthejmë gjithçka. Kjo tregon se futbollistët kanë besim në lojën e tyre dhe gjejnë forca që të përmbysin rezultatin”. Në takimin e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, Laçi i drejtuar nga Përparim Daiu shënoi i pari me anë të mbrojtësit Taulant Sefgjini në minutën e 33-të. Korçarët e Stanislav Levit barazuan me Daniel Xhafaj në minutën e 79-të, ndërkohë që golin e fitores e shënoi kapiteni Bledi Shkëmbi nga pika e bardhë, në minutën e 81-të, pas ndërhyrjes së gabuar të portierit Bledar Vashaku. Për Skënderbeun, kjo ishte fitorja e dytë në po aq ndeshje, përfshirë dhe suksesin 4-1 ndaj Flamurtarit, katër ditë më parë në Pogradec. Zeqo foli dhe për kampionatin, ku në përfundim të fazës së parë, Skënderbeu renditet në vendin e tretë me 23 pikë (një ndeshje më pak), nëntë pikë larg Teutës kryesuese. Zeqo: “Në kampionat kemi lënë pikë në javët e para dhe krejt për fajin tonë, ndërsa tani kemi probleme me kushtet e motit dhe nuk mund të luajmë në shtëpi. Për fat të keq, ne jemi dënuar edhe me tetë ndeshje dhe të mos luash përpara publikut tënd, është një mangësi e madhe”. Skënderbeu, që është kampioni në fuqi i Superligës, do të luajë tetë ndeshje midis kampionatit dhe Kupës jashtë Korçës, pas incidentit që prodhoi gjakosjen e anësorit Ridigers Cokaj në takimin Skënderbeu-Flamurtari.
Zemërimi i Tares: “Nuk duhet të luanim mbi akull”
Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ishte i vetmi që foli pas humbjes në fushën e Xhenoas. “Erdhëm këtu pa bërë fare stërvitje, luajmë për objektiva të rëndësishëm por Lega nuk e mori në konsideratë. Në Romë nuk mund të stërviteshim dhe sot humbëm Hernanes dhe Roki për fushën e mbuluar me akull”. Tare: “Është një hidhërim i madh, pasi edhe përpara ndeshjes, deri në mesnatën e së shtunës, kërkuam të shtynim ndeshjen. Për Lacion ishte e pamundur të luante, pasi nuk kemi pasur mundësi për ta përgatitur impenjimin, qoftë edhe për mënyrën sesi mbërritëm në Xhenoa. Ne jemi duke luajtur për objektiva të mëdha, jemi duke bërë kaq shumë sakrifica, kemi shumë dëmtime dhe edhe sot nxehja i bëri keq Hernanesit për shkak të terrenit të lojës, në vendin e tij luajti Roki, i cili u dëmtua pas 15 minutash pikërisht për shkak të këtij të terrenin loje të akullt”. Tare dha detaje edhe si kishin mbërritur në Xhenoa: “Në prag të ndeshjes qëndruam mbyllur në ‘Formelo’ për 7-8 orë dhe Diakite na arriti më këmbë nga Çezano, duke ecur për dy orë. Dërguam njerëz t’i merrnin lojtarët me makina private. Kush më njeh mua, kush njeh Lacion, e di që nuk kemi krijuar kurrë probleme. Unë nuk e di sesi mund të shtyhen ndeshje të këtij lloji, por janë faktet ato që duhen marrë në konsideratë, kemi kërkuar me të gjithë mënyrat për të bërë të mundur shtyrjen e kësaj ndeshjeje, pasi ishte e pamundur të përgatitej. Në Romë, kryebashkiaku tha të mos dilnim nga shtëpia. Protesta jonë është kundër Legës”. Xhenoa mundi 3-2 Lacion, në ndeshjen hapëse (12:30) të javës së 22-të të Serisë A. Golat në pjesën e parë u shënuan nga Palaço në të 10’ (me një goditje spektakolare në fluturim e sipër pas goditjes së këndit) dhe nga Jankoviç në të 25’ (pasiguri e Marketit). Në pjesën e dytë, Xhenoa i çoi shifrat në 3-0 pas golit të Jankoviçit (46’). Për Lacion shënuan Ledezma nga pika e bardhë në minutën e 54-t (pas një faulli të Mestos ndaj Luliçit) dhe në të 90’ shënoi Gonzales. Në minutën e 82-të u largua me karton të kuq Diakite i Lacios. Në renditje, Xhenoa u ngjit në kuotën e 30 pikëve, ndërsa Lacio mbeti në atë të 39 pikëve.
Barazon Novara e Samir Ujkanit
Portieri i Kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, ia doli ta mbajë portën të bardhë në “Silvio Piola” në barazimin 0-0 me Kaljaranin e vendit të 11-të. Ujkani u tregua në disa raste vendimtar me pritjet e tij, duke i siguruar skuadrës së tij barazimin e 7-të në 22 ndeshje të këtij sezoni. Gjithsesi, Novara mbyll renditjen e Serisë A, me 13 pikë.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0