Hyrje | Sport | Skënderbeu, një fitore e gjakosur

Skënderbeu, një fitore e gjakosur

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

KUPA E SHQIPËRISË/ Supersfida u shoqërua me dhunën ndaj anësorit. Vlonjatët figurantë për 15 minuta






 



Skënderbeu shkatërroi 4-1 Flamurtarin, në sfidën e parë të turit çerekfinale të edicionit të 60-të të Kupës së Shqipërisë, por supersfida pati brenda saj shumë polemika, incidente, ndërprerje loje, por dhe gjakosje të anësorit në stadiumin “Gjorgji Kyçyky” të Pogradecit, aq sa u desh ndërhyrja e fortë e policisë për të vendosur rregull e mundësuar vazhdimin e lojës nga minuta e 77-të, kur dhe Skënderbeu shënoi golin e 2-1. Madje duhet theksuar se dy golat e fundit të korçarëvë, të shënuar në harkun e dy minutave, u realizuan me një formacion vlonjat tërësisht pasiv.
Në fakt, pragndeshja pati shumë tension nga të dyja kampet, me mënyrën sesi u përgatit ajo, aq sa dukej se nuk ishte më një ndeshje e radhës në Kupën e Shqipërisë, por vetë finalja e saj.
Duke u ndalur te takimi, Flamurtari, me një ekzekutim perfekt të një gjuajtje të lirë nga 25 metra nga mbrojtësi i Kombëtares, Franc Veliu, kaloi në avantazh ende pa u mbushur minuta e dytë, duke dhënë sinjalin e një sfide që ofron spektakël. Skënderbeu reagoi fort, por goditjet e Daniel Xhafajt, Marko Radashit, Gjegj Muzakës, etj, nuk arrijnë dot të mposhtin portierin Mikel Spaho.
Minuta e 18-të ofroi dhe golin e Daniel Xhafajt, por që anulohet nga gjyqtari Migjen Masha për pozicion jashtë loje. Skënderbeu këmbënguli me Muzakën, Bratiçin dhe Orelesin, por prishur dot shifrat e pjesë së parë: Skënderbeu-Flamurtari 0-1! Trajneri çek i Skënderbeut hodhi në fushën blerjen dimërore, Sebino Plaku, i cili sezonin e fundit luajti me Flamurtarin. Goli i barazimit për korçarët erdhi në minutën e 63-të me anë të kapitenit Bledi Shkëmbi. Muzaka ekzekutoi një goditje të lirë, topi u përplas në murin e Flamurtarit, dhe u rikthye më pas te Shkëmbi, mesfushori korçar e dërgoi në rrjetën e Mikel Spahos. Ishte sërish kapiteni i “Ujqërve të dëborës’, protagonisti absolut i shfaqjes. Shkëmbi ekzekutoi një gjuajtje të lirë nga rreth 20 metra, topi u grushtua nga portieri Mikel Spaho, rigjeti Shkëmbin, dhe ky i fundit me një gjuajtje model realizoi golin e avantazhit 2-1 të Skënderbeut. Pikërisht, në këtë moment ndodhi edhe incidenti i papëlqyeshëm. Një nga anësorët u godit me një send të fortë, duke shkaktuar edhe përgjakjen e tij. Mjeku i Skënderbeut i vajti në ndihmë, duke e fashuar asistentin e gjyqtarit Masha. Tensioni përfshiu bankinat e dy ekipeve, ku protagonistë janë ndihmësit e trajnerëve, Stanislav Levit dhe Shkëlqim Muçës. Loja u ndërpre për disa minuta. Rikthimi i ndeshjes ofroi vetëm një shfaqje të turpshme futbollistike. Flamurtari është në fushë sa për të respektuar protokollin, ndërkohë që Skënderbeu kompletoi pokerin, duke realizuar me Gjergji Muzakën dhe Sebino Plakun, madje dy gola të realizuar në më pak se 100 sekonda. Me fitoren ndaj Flamurtarit, Skënderbeu kryeson grupin B, me golaverazh më të mirë se Vllaznia, që nga ana e saj fitoi 2-0 të dielën me Laçin.
Në ditën e dytë të ndeshjeve çerekfinale, kalendari ofron këto çifte: Tirana-Kastrioti dhe Kamza-Bylis (grupi A) dhe Laçi-Skënderbeu dhe Flamurtari-Vllaznia (grupi B).

3 trofe
Flamurtari e ka fituar tri herë Kupën e Shqipërisë: 1985, 1988 dhe 2009, si dhe kanë dalë 7 herë në finale: 1983, 1984, 1987, 1990, 1991, 1996 dhe 1997.

3 finale
Skënderbeu ka qenë tri herë finalist i Kupës së Shqipërisë në vitet 1958, 1965 dhe 1976, por korçarët i kanë humbur që të tria këto finale.

Skënderbeu-Flamurtari 4-1
Shënues: Shkembi 63′, 76′, Muzaka 79’, Plaku 80′ / Veliu 2′

E martë, 31 janar 2012, stadiumi “Gjorgji Kyçyky”, Pogradec
Skënderbeu: Shehi, Radas, Bici, Arapi, Orelesi, Biskup, Shkembi, Muzaka, Kerciku (Plaku 46′), Bratic, D.Xhafaj. Trajner: Stanislav Levi
Flamurtari: Spaho, Abraham, Veliu, Brahja, Sakaj, Shtubina (Selimi 62′), Pezo, Kuqi, Arbri, Progni, Pejiç. Trajner: Shkëlqim Muca
Gjyqtar: Migen Masha
Kartonë të verdhë: Arapi, Bratic, Bici, Biskup / Spaho, Brahja, Pezo

KUPA E SHQIPËRISË
Turi çerekfinal, dita e dytë

GRUPI A
04.02.2012
Tirana-Kastrioti        14:00

05.02.2012
Kamza-Bylis        13:00

RENDITJA
Tirana        1    1
Kamza            1    1
Bylis            1    1
Kastrioti        1    1

GRUPI B
04.02.2012
Laçi-Skënderbeu        14:00

05.02.2012
Flamurtari-Vllaznia    13:00

RENDITJA
Skënderbeu        1    3
Vllaznia        1    3
Laçi            1    0
Flamurtari        1    0

Nuk ka më asnjë enigmë. As një destinacion të hamendësuar mediatik. As Padova, as Vareze, as Leçe. Erjon Bogdani nga 31 janari është një lojtar i Sienës. Mbërritja e Vicenco Iakuntës, i huazuar nga Juventusi te Çezena, ndikoi te sulmuesi shqiptar për të marrë vendimin përfundimtar dhe për të pranuar ofertën e Sienës, pikërisht pak minuta përpara se të skandonte afati zyrtar i merkatos dimërore në Itali (16:58). Bogdani nënshkroi një kontratë deri në vitin 2013. Një rikthim pas katër vitesh mungesë në komunitetin bardhezi, atje ku tifozët e kanë thirrur “Princi i Epirit”, sa herë që e ka çuar sferën në rrjetë. Bogdani shënoi 13 gola në 47 ndeshje me Sienën, 11 në sezonin 2005-2006 (34 ndeshje) dhe 2 në sezonin 2006-2007 (15 ndeshje). Hapat e parë të Bogdanit kanë qenë te Partizani, me të cilin ka luajtur në tre sezone shumë të bukura (1994-1997). Transferimin në Turqi, te Genshlerbirlixhi (1998), e konsideron një eksperiencë të shkurtër, por dhe të vështirë.  Te NK Zagreb luajti në sezonin 1998-1999 (26 ndeshje, 10 gola) dhe e ndihmoi shumë për rritjen e nivelit tashmë në planin ndërkombëtar. Në Itali luan nga viti 2000, pra prej 11 vjetësh. Rexhina, Salernitana, Verona, Siena, Kievo, Livorno, Çezenën dhe sërish me Sienën. Shtatë skuadra midis Serisë A dhe B dhe 73 gola në kampionat, pa përmendur ata të realizuar në Kupën e Italisë, apo të 21 gola me Partizanin, 3 me Genshlerbirlixhi dhe 10 me NK Zagreb.

Salihi, transferimi në “kohën shtesë”
Një stërvitje me kapuç në kokë, xhup të trashë, në një fushë thuajse të akullt dhe krejt i vetëm. Ky ishte Hamdi Salihi dje në Vjenë. Sulmuesi shqiptar i Rapidit të Vjenës, duket se po përjeton “dimrin e vetmisë së madhe”, pasi skuadra ndodhet në fazën përgatitore në Portugali. Orët e fundit e merkatos dimërore, duket se nuk po i afrojnë shkodranit shkëputjen përfundimtare nga rekordemenët e Austrisë. Në fakt, midis ëndrrës për të qenë pjesë e gjigantëve skocezë, Gllazgou Rejnxhërs, dhe skuadrës së panjohur kineze, Changuchun Yatai, ka një diferencë thelbësore, midis gjithçkasë dhe asgjësë. Skocia i ofron famë, ndërsa Kina para. Gjithsesi, me një Hamdi Salihi, i cili stërvitet i vetëm në Vjenë dhe agjencisë që e përfaqëson shqiptarin, “Ëord in Motion”, që ka shpallur heshtjen për shtyp, ka shumë dramë merkatoje. Vetë Salihi duke folur për portalin austriak, Spornet.at, diku rreth orës 13:00 të ditës së djeshme, tha: “Për momentin nuk mund të them asgjë. Unë do të pres deri në mbrëmje se çfarë do të ndodhë”. Dje paradite, sulmuesi shqiptar u stërvit me ekipin amator, thjesht për të mbajtur trupin në formë dhe ruajtur kondiconin fizik. I vetëm. Pasi ekipi ndodhet shumë larg. Në Portugali. Në fakt, u duke se një dritare u hap befasisht për Salihin, kur sulmuesi kroat i Gllagou Rejnxhërsit, Nikica Jelaviç, u transferua tek Evertoni, por oferta për es shpejtë për Hamdiun mungoi. Sipas britanikes, “The Guardian”, kandidati i shumëdëshiruar ishte Grant Hold, i cili luan te Noruiç. Gjithsesi, Salihi e ka një “as nën mëngë”. Kinën e largët. Te skuadra e Superligës kineze, Changchung Yatai. Salihi: “Por kjo nuk mund të ndodhë sot”. Gjithsesi, në Kinë, merkatoja dimërore mbyllet vetëm më 2 mars.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0