Hyrje | Sport | Merkatoja dimërore, si ka ndyshuar Superliga

Merkatoja dimërore, si ka ndyshuar Superliga

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Aksioni një mujor ka sjellë shumë të huaj në Kategorinë Superiore. Ja të gjitha lëvizjet e 14 skuadrave

 

 








Merkatoja dimërore ka sjellë jo pak ndryshime në grupin e lojtarëve të 14 skuadrave të Kategorisë Superiore. Me përjashtim të Shkumbinit (thuajse inaktiv), 13 ekipet e tjera kanë realizuar disa goditje, kjo në varësi edhe të kërkesave, apo nevojave për lojtarë që ata kanë pasur.

SKENDERBEU
Kampionët në fuqi nuk bënë një fazë të parë perfekte, madje u kujtuan në fund. Korçarët larguan Almir Sulejmanovic, Altin Gerbovic, Kristi Arapi, Nikolin Bello; por realizuan dy goditje të mëdha: sulmuesin Sebino Plaku (të ardhur nga Kastrioti) dhe mesfushorin Amarildo Dimo (nga Bylisi). Edhe portieri Marko Miljeviç është tashmë pjesë e grupit.

TEUTA
Kampionia e dimrit, Teuta, nuk pati shumë nevojë për korigjime, por gjithsesi, durrsakët nuk ndejtën këmbëkryq: serbi Pavle Delibashic, braziliani Fernando Da Silva si dhe kosovari Leotrim Pajaziti ishin tre afrimet e mëdha. Të larguarit janë Vlado Markovic (pas javës së 3-të), Erlis Frasheri dhe Migel Metani.

FLAMURTARI
Katër emra të bujshëm u afruan te nënkampionët, që këtë sezon pretendojnë titullin. Një merkato e kushtueshme: 30 mijë euro për sulmuesin Pero Pejiç, 25 mijë euro për mbrojtësin Toni Pezo. Këtyre u bashkëngjiten edhe gabonezi Xhorxh Ambure, si dhe kosovaro-zvicerani Nexhbedin Selimi. Gentian Muca, Klodian Xhelilaj, Semiran Cela kompletojnë blerjet. Nga largimet janë: Mlladen Berkiç, Dragomir Draganov, Vilfor Hysa, Halim Begaj, Ardit Shehaj (të dy të fundit te huazuar te Pogradeci).

VLLAZNIA
Trajneri Rudi Vata kërkoi shumë emra në merkato, por i duhet të kënaqet me malazezët Nenad Bernovic dhe Ivan Jablan, si dhe me andorrasin Sergi Moreno dhe kroati Gordon Vuk. Gjithsesi, kuqeblutë pësuan dy largime të mëdha, pikërisht në vijën e parë sulmuese: Armando Vajushi, u transferua në Bullgari te Liteks Lovech, ndërsa Xhevair Sukaj në Iran te Sepahaan. Largime të tjera janë Fabiol Rexhepi, Sadush Danaj, Gentian Muca, Valdano Nimani dhe Ari Djepaxhia.

TIRANA
Shumë zhurmë, për asgjë. Kështu mund të përkufizohet merkatoja e 24 herë kampionëve. Të gjithë të huajt janë larguar: Xhejms Situma, Moses Arita, Mahmur Ali Ajmi, Esama Etogo (në fakt, kishin ikur më parë), ndërsa bahamasi Kamerun Heples, i dha fund në dhjetor. Ky i fundit flitet se mund ta hedhë në gjyq klubin bardheblu. Afrimet janë modeste: Arvist Gjata, Xhino Sejdo, Klajdi Kuka, Sokol Cikalleshi. Edhe një malazez, Kalescan, nuk preferoi të vinte, pasi Tirana, si qytet, iu duke e papastër!

DINAMO
Pjesa e parë e sezonit ishte më e hidhura në historinë 61-vjeçare të 18 herë kampionëve. Të fundit në renditje dhe pa para. Gjithsesi, afrimet e dhjetorit nuk janë të këqija, madje janë dhe dy të huaj: Sadush Danaj, Edison Ruka, Erxhan Muca, Arlind Xaka, Mishel Bilibashi, Matko Djarmati, Mlladen Berkic, Elton Grami;
Largimet? Rezeart Maho, Erion Hoti, Ervis Kraja, Endri Lala, Andrea Kule.

KASTRIOTI
Kastrioti provoi disa të huaj, ndërsa trajneri Ramandan Ndreu jo prej të gjithëve mbeti i kënaqur. Provën nuk e kaloi francezi Kristian Nzinga. Nga afrimet janë Isidor Sekseni, si dhe sulmuesi kroat Vedran Gerc dhe mbrojtësi i majtë serb, Branislav Vukmanoviç. Të larguarit nga krutanët janë: Sebino Plaku, Erion Xhafa, Butrint Vishaj, Guido Tepshi dhe Elton Grami.

BYLIS
Balshiotët janë “nigerianizuar”: gjashtë lojtarë afrikanë janë tëni pjesë e Bylisit. Emrat: Bola Olalekan, Adebajo Adigun, Ibrahim Mohamed, John Huan, Solomon Izuchukvu, por portieri veteran Ebgo. Nga largimet, më i dhimbshmi është ai i kapitenit Amarildo Dimo. Të tjerë janë brazilianët Genivaldo Souza dhe Luiz Uashington. Dhe Maringlen Shoshi është në provë në Kazakistan.

POGRADECI
Liqenorët kanë qenë kursimtarë. Kanë marrë në huazim dy lojtarë nga Flamurtari: Ardit Shehaj dhe Halim Begaj, si dhe afruan Mensur Idrizin. Largimet kanë kombësi të huaj: Vladimir Savic, Aleksander Paunovic, Kliment Nasteski.

TOMORI
Beratasit kanë afruar dy më shumë sesa kanë larguar. Tomori i Eqerm Memushit afroi emra të tillë si  Egland Haxho, Sokol Celaj, Alvaro Bisha, Arber Malaj, Albano Çaushaj, Xhynejt Cutra, Andi Shabani. Me shenjën e të ikurit janë: Driton Krasniqi, Klajdi Kuka, Ervis Kraja, Jetmir Nino, Romeo Hamzai.

APOLONIA
Fierakët ndoshta janë treguar më radikalët në merkaton dimërore: nëntë afrime dhe 13 largime. Gjithsesi, në cilësi kanë humbur shumë. Të afruarit janë: Albi Llënga, Ivan Sinani, Fation Dervishi, Edison Qafa, Kliti Arapi, Rubin Nako, Flavio Xhani, si dhe dy shqiptarët nga Maqedonia: Mërgim Selimi, Sali Salievski
Largimet: Kriston Nilo, Agim Meto, Ledion Muca, Armand Pasha, Oliver Pepa, Sokol Muhaj, Andi Xhixha, Kostandin Ndoni, carls Ofejen, Klodian Xhelilaj, Akil Dimo, Mustafa Agastra, Fernando Da Silva.

KAMZA
Kamza bëri bujë me emërimin e një trajneri italian: Mauro De Vekis, i katërti i huaj që drejton këtë sezon në Superligë. Afrimet duken cilësore: Enco Malindi, Guido Tepshi, Gjoko Cvetanovski, Hasan Myrta dhe Elidon Selaci. Të larguar janë Ardian Beqiri, Arber Malaj, Edison Qafa, Ermal Gega, Arlind Xaka, Taye Oladotun, January Ziambo, Eglant Haxho, Henri Ndreka;

TË GJITHA LËVIZJET
SKENDERBEU
AFRIME: Sebino Plaku, Marko Miljevic, Amarildo Dimo;
LARGIME: Almir Sulejmanovic, Altin Gerbovic, Kristi Arapi, Nikolin Bello;

FLAMURTARI
AFRIME: Toni Pezo, Pero Pejic, Gentian Muca, Klodian Xhelilaj, Semiran Cela; Xhorxh Ambure, Nexhbedin Selimi;
LARGIME: Mlladen Berkiç, Dragomir Draganov, Halim Begaj, Ardit Shehaj, Vilfor Hysa;

VLLAZNIA
AFRIME: Nenad Bernovic, Sergi Moreno, Ivan Jablan, Gordon Vuk;
LARGIME: Fabiol Rexhepi, Sadush Danaj, Gentian Muca, Valdano Nimani, Armando Vajushi, Xhevair Sukaj, Ari Djepaxhia,

TIRANA
AFRIME: Arvist Gjata, Xhino Sejdo, Klajdi Kuka, Sokol Cikalleshi;
LARGIME: Kamerun Heples, Xhejms Situma, Moses Arita, Mahmur Ali Ajmi, Esama Etogo, Elidon Selaci;

DINAMO
AFRIME: Sadush Danaj, Edison Ruka, Erxhan Muca, Arlind Xaka, Mishel Bilibashi, Matko Djarmati, Mlladen Berkic, Elton Grami;
LARGIME: Rezeart Maho, Erion Hoti, Ervis Kraja, Endri Lala, Ariel Shtini, Andrea Kule;

TEUTA
AFRIME: Pavle Delibashic, Leotrim Pajaziti, Fernando Da Silva
LARGIME: Vlado Markovic, Erlis Frasheri, Migel Metani;

LACI
AFRIME: Valdano Nimani, Vilfor Hysa, Orges Lini, Ergys Buliq, Borko Milenkovic;
LARGIME: Mate Dragicevic, Hamels Hoxha, Erxhan Muca, Indrit Hithi, Nexhbedin Selimi;

SHKUMBINI
AFRIME Orges Gava, Ziba
LARGIME: Arvist Gjata, Xhino Sejdo;

KASTRIOTI
AFRIME: Orgest Gava: Isidor Sekseni, Gerc, Vukmanovic
LARGIME: Sebino Plaku, Erion Xhafa, Butrint Vishaj, Guido Tepshi, Elton Grami;

BYLIS
AFRIME: Bola Olalekan, Adebajo Adigun, Ibrahim Mohamed, Agim Meto, John Huan, Solomon Izuchukëu;
LARGIME: Denis Viana Da Silva, Genivaldo Souza, Luiz Uashington, Amarildo Dimo;

POGRADECI
AFRIME: Ardit Shehaj, Halim Begaj, Mensur Idrizi
LARGIME: Vladimir Savic, Aleksander Paunovic, Kliment Nasteski;

TOMORI
AFRIME: Egland Haxho, Sokol Celaj, Alvaro Bisha, Arber Malaj, Albano caushaj, Xhynejt Cutra, Andi Shabani;
LARGIME: Driton Krasniqi, Klajdi Kuka, Ervis Kraja, Jetmir Nino, Romeo Hamzai;

APOLONIA
AFRIME: Albi Llenga, Ivan Sinani, Fation Dervishi, Edison Qafa, Kliti Arapi, Rubin Nako, Flavio Xhani, Mergim Selimi, Sali Salievski
LARGIME: Kriston Nilo, Agim Meto, Ledion Muca, Armand Pasha, Oliver Pepa, Sokol Muhaj, Andi Xhixha, Kostandin Ndoni, carls Ofejen, Klodian Xhelilaj, Akil Dimo, Mustafa Agastra, Fernando Da Silva;

KAMZA
AFRIME: Enco Malindi, Guido Tepshi, Gjoko Cvetanovski, Hasan Myrta, Elidon Selaci;
LARGIME: Ardian Beqiri, Arber Malaj, Edison Qafa, Ermal Gega, Arlind Xaka, Taye Oladotun, January Ziambo, Eglant Haxho, Henri Ndreka;

De Vekis, italiani i Superligës
Mauro De Vekis është zyrtarisht trajneri i ri i Kamzës. Italiani, ish-trajner i Foljanezes, do të zëvendësojë në bankinë Ernest Gjokën, ky i fundit u largua me mirëkuptim. Presidenti i Kamzës, Naim Qarri, pohoi se kontrata me De Vekis do të nënshkruhet të premten, ndërsa zyrtarisht ai do të prezantohet ditën e shtunë.
De Vekis, 44 vjeç, do të jetë trajneri i tretë italian që do të drejtojë një skuadër në Shqipëri, pas Ticiano Gorit (Erzeni, Partizani: sezoni 2001-2002) dhe Leonardo Menikinit (Tirana, 2005-2006). Gjithashtu, Mauro De Vekis do të jetë trajneri i katërt i huaj që do të drejtojë një skuadër të Kategorisë Superiore në këtë sezon, pas spanjollit të Tiranës, Hulian Rubio, çekut të Skënderbeut, Stanislav Levi dhe kosovaro-turkut të Bylisit, Naxhi Shensoj. Në fakt, historia italiane e futbollit shqiptar nisi gati 80 vjet më parë, kur Mbretëria Shqiptare për të bërë sportin dhe futbollin në Shqipërinë e viteve 1930, pati edhe ndihmën e italianëve Lisoni, Rati, Xaniki, Vitali, etj.
Italianët janë të lidhur edhe me Kombëtaren shqiptare: Xhuzepe Dosena (korrik-tetor 2002) dhe nga 20 dhjetori 2011 është Xhani De Biazi. Në Shqipëri kanë punuar edhe përgatitës atletikë, apo ndihmëstrajnerë si Mauro Bençivenga dhe Stefano Neri.

Përparim Daiu
Përparim Daiu, trajneri i ri i Laçit, është një tjetër debutues në fazën e dytë. Kavajasi pason në bankinë Nevil Deden, të shkarkuar pas javës së 12-të. Laçi u drejtua në javën e 13-të nga trajneri i komanduar Ylber Zani. Përparim Daiu drejtoi Tomorin në fillim të këtij sezoni, por kavajasi dha dorëheqjen pas humbjes 6-2 me Shkumbinin në Peqin.

Lëvizjet e trajnerëve
TOMORI
Përparim Daiu (java 1-4), Eqerem Memushi (nga java e 5-të)

SKENDERBEU
Shpëtim Duro (java 1-4), Stanislav Levi (nga java e 5-të)

VLLAZNIA
Mirel Josa (java 1-6), Elvis Plori (java e 7-të), Rudi Vata (nga java e 8-të)

DINAMO
Faruk Sejdini (nga java 1-9), Artan Mërgjyshi (nga java e 10-të)

FLAMURTARI
Edmond Lutaj (nga java 1-11), Shkëlqim Muça (nga java e 12-të)

LAÇI
Nevil Dede (nga java 1-12). Ylber Zani (java 13), Përparim Daiu (nga java e 14-të)

KAMZA
Ernest Gjoka (nga java 1-13), Mauro De Vekis (nga java e 14-të)

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0