Hyrje | Sport | Vila i “Artë”, pashai i Janinës

Vila i “Artë”, pashai i Janinës

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Mesfushori shqiptar i dhuroi fitoren pas 11 ndeshjeve skuadrës se tij greke që lufton për mbijetesë

 









Emiljano Vila i siguroi një fitore epike PAS Janinës së tij, në fitoren e ngushtë 1-0 ndaj një rivali për mbijetesë si Panaitolikos dhe që erdhi pas një serie prej 11 ndeshjesh pa fitore. Takimi ishte i vlefshëm për javën e 19-të të Super Ligës greke, por me janinasit që kanë dy ndeshje më pak. Pas një mungesë të gjatë, për shkak të rikuperimit, mbrojtësi kavajas Andi Lila e nisi si titullar takimin (mori karton të verdhë në të 36’), ndërkohë që mesfushori durrsak ishte në bankinë.
Emiljano Vila hyri në pjesën e dytë në vend të sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, Ibrahima Bakajoko, duke realizuar në minutën e 71-të. Gjyqtari Spathas e ndëshkoi me karton të verdhë durrsakun, pas festimeve të ezkagjeruara për golin. Ja si e përshkruan faqja greke “Sport24.gr”, golin e shqiptarit: “Minuta e 71-të: 1-0. Goooooooool i Vilës. Argjentinasi De Vinsenti ekzekutoi një faull, topi përplaset në mur, më pas goditi shtyllën dhe pasi u rikthye në zonë, Emiljano Vila më një gjuajtje të fuqishme mposht portierin italian Çenamo të Panaitolikosit. Mediat më të mëdha sportive greke i bënë jehonë fitores dhe golit të Vilës, duke theksuar se shqiptari i dha një frymëmarrje të madhe skuadrës së tij në luftën për të mbijetuar në Super League. Panaitolikos luajti nga minuta e 55-të me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit Siontis. Hera e fundit, që kishte fituar tri pikët “Ajaksi i Epirit”, ishte më 2 teorr, në ndeshjen kundër Kërkyrës (2-1).

LEGJIONARET
Memushaj shënon në Itali
KARPI, 29 janar 2012 –  Sulmuesi shqiptar Ledion Memushaj shënoi golin e parë të skuadrës së tij, Karpi, në fitoren 2-1 ndaj Pavias, e vlefshme për Lega Pro 1 (kategoria e tretë në Itali). Miqtë kaluan në avantazh të parët me anë të Falkos (43’), por Memushaj barazoi në të 59’. Golin e fitores e realizoi Euzepi (66’, me penallti). Për 19-vjeçarin Memushaj, i cili ka veshur edhe një herë fanellën e Kombëtares shqitpare, gjatë miqësores me Maqedoninë në Korçë (0-0, nëntor 2010), ky ishte goli i tij pestë në kampionat.
ERJON BOGDANI – Çezena e Erjon Bogdanit, humbi 1-0 në shtëpi me Atalantën. Bogdani hyri në lojë në minutën e 80-të në vend të Rosit, ky i fundit shënoi një autogol.
SAMIR UJKANI -  Novara e portierit të Kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, pësoi humbjen e radhës, kësaj here 2-0 në Palermo. Novara renditet e fundit pas 20-javësh.
BLERIM XHEMAILI – Napoli i mesfushorit shqiptar nga Maqedonia, por me pasaportë zvicerane, humbi 3-2 në Xhenoa. Xhemaili luajti titullar gjatë gjithë takimit.
VALON BEHRAMI – Fiorentina e mesfushorit shqiptar nga Kosova, por me pasaportë zvicerane, Valon Behrami (90 minuta të plota),  fitoi 2-1 në shtëpi kundër Sienës.
HAIR ZEQIRI – Mesfushori vlonjat luajti si titullar në barazimin 1-1 të Rizesporit me Adanasportin, e vlefshme për kategorinë e dytë turke (java e 19-të). U ndëshkua me të verdhë.

Tare del hapur: Ja Lacioja ime
Igli Tare nuk fshihet, por drejtori sportiv i Lacios, zbulon të gjitha tratativat e bardhekaltërve në orët e fundit të merkatos. Tare flet në lidhje me zhvillimet e fundit për japonezin Keisuke Honda. “Mund të them që, në këtë momente nuk është mbyllyr asgjë. Jemi duke e trajtuar e akoma, këtë mund ta pohoj”, - citohet Tara nga Cittaceleste.it. Tare foli edhe për mundësinë e transferimit të sulmuesit francez, Xhibril Sise, drejt Anglisë. “Ka ardhur një propozim nga QPR-ja. Do ta vlerësojmë. Lojtari ka si objektiv Kombëtaren dhe Europianin. Gjeti vështirësi me futbollin italian. Ne kemi, megjithatë, një grup shumë të shumë të rëndësishëm. Zgjedhjet nuk janë bërë për individët, por për të mirën e skuadrës”.

Balak, 6 mln euro për në... stol
Dita e punës e Mikael Balakut në Bremen mund të përmblidhet shumë shpejt me këtë përcaktim: 50 minuta ulur, 40 minuta shtrirje, më pas ai futet në kabinën e dushit nën ujin e ngrohtë. Mikael Balak, 35 vjeç, ish-lojtar i Kombëtares, ish-kapiten, tani është në Leverkuzen vetëm një ish-lojtar. Trajneri Robin Dut nuk i dha asnjë sekondë në fushë dje Balak. Është një pikë e dobët për Balak, i cili mesa duket po bën hapin e fundit të demontimit të tij. Balack është lojtari më i shtrenjtë i Leverkuzen (vlerësohet se merr 6 milionë euro në vit), por tani luani rolin e një rezerve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jenë një destinacion i mundshëm. Adresa e re: Neë York Red Bulls?

Zhoze Murinjo ëndërron Premier Ligën
Zhoze Murinjo është duke e marrë në konsideratë largimin nga Real Madrid, në favor të një rikthimi dramatik në Premier Ligë. Portugezi 49-vjeçar fiton 8.4 milionë sterlina në vit, por pagesa e tij e madhe duket se nuk mund të jetë problem për shpenzuesit e mëdhenj në kampionatin anglez. Ish-klubi i tij, Çelsi – me të cilin ai fitoi gjashtë trofe në tre vjet – është duke vuajtur nën trajnerin Andre Villas-Boas gjatë këtij sezoni dhe është tashmë 13 pikë pas liderit Mançester Siti. Nëse Murinjo do të largohet nga Real, ish-bosi i Liverpulit, Rafael Benitez dhe trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, janë përmendur në listën e shkurtër si zëvendësues të tij.

Xhokovic, mbreti i Australia Open
Novak Xhokoviç shkroi një tjetër faqe të artë në historinë e sukseseve të tij të jashtëzakonshme, duke mundur në spanjollin Rafael Nadal, kësaj here në Australia Open 2012, në finalen me kohëgjatë në historinë e tenisit, në një ndeshje që zgjati thuajse gjashtë orë e që përfundoi me rezultatin 5-7, 6-4, 6-2, 6-7(5) dhe 7-5.  Tenisti serb, aktualisht numri një në botë, dëshmoi edhe një herë tjetër se është ai raketa më e fuqishme në planet. Për femra, Viktoria Azarenka koleksionoi titullin e pare te madh, duke shtypur Maria Sharapovën, me rezultatin e pastër 6-3, 6-0, në finalen e Australian Open. Ndeshja ne Melburn zgjati vetëm një orë e 22 minuta. Bjellorusia 22-vjeçare, tashmë është numri një në renditjen botërore për femra, duke rrezuar nga froni Karolinë Vozniakin.

SHKURT
Erik Kantona, tani dhe polic
Erik Kantona, ish-legjenda e Mançester Junaitid dhe e Francës, i njohur botërisht me epitetin si “djali i keq”, për shkak të goditjes së një tifozi, prej vitesh është një aktor i dorës së parë. Francezi, së fundi luan në filmin policor “Sëitch”, ku ish-futbollisti ka rolin kryesor. Polici-Kantona ndjek një vrasës serial. Filmi ka bërë bujë në Francë, Japoni dhe së fundi në Angli. Kantona ka deklaruar se do të shpallë dhe kandidaturën për president të Francës, në zgjedhjet e vitit 2012.
Ranieri nuk dëshiron largimin e Motës
Trajneri i Interit, Klaudio Ranieri, këmbënguli se ai dëshiron të mbajë larg Paris Saint-Germain nga Tiago Mota. Mesfushori brazilian synon të transferohet në “Parc des Princes”, pasi nuk e po gjen shumë hapësirë të gjigantët e Serie A. Gjithsesi, PSG, nuk ka arritur akoma ndonjë marrëveshje me Inter, që dëshiron ta mbajë ish-lojtarin e Barcelonës. Ranieri: “Unë dëshiroj që Mota të qëndrojë, por unë jam i sigurt se mund të ketë konsiderata të tjera”.
Leo Mesi ankohet për gjyqtaret
Edhe “Mbreti” Leo mund të ankohet për arbitrat! “Nuk më pëlqen shumë të flas shumë për ta, por ata ndonjëherë bëhen arrogantë dhe të kërcënojnë me kartonë”. Është një Lionel Mesi, i dëshpëruar pas barazimit 0-0 me Villareal, çka e çoi në shtatë pikë diferencën me kryesuesit nga Madridi. Argjentinasi: “Patëm mundësitë tona, por nuk e gjetëm rrugën e golit”. Xavi është më i drejtpërdrejtë: “Kam përshtypjen, se ata këtë vit po na dëmtojnë më shumë se të tjerët”.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0