Vllaznia, si “Zonjë e rëndë” në Kupë
Shkodranët, të vetmit që arritën fitore në tri ndeshjet e para të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë
Vllaznia fitoi bindshëm 2-0 ndaj Laçit, në “Loro Boriçi”, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të turit çerekfinal të edicionit të 60-të të Kupës së Shqipërisë. Kuqeblutë e Rudi Vatës dominuan pjesën e parë, por goli i 6 herë fituesve të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm erdhi vetëm në minutën e 53-të, kur mbrojtësi Dritan Smajli konvertoi në gol një aksion të vendasve.
Pavarësisht disa përpjekjeve të kurbinasve, në debutimin e Përparim Daiut në bankinën laçiane, ishte sërish Vllaznia, ajo që dyfishoi rezultatin me anë të sulmuesit të ri Jurgen Gjini (75’), i cili nga ana e tij shënoi golin e 25-të historik të shkodranëve në 8 ndeshje kupe kundër Laçit. Vllaznia, e cila merr pjesë për herë të 48-të në çerekfinale mori tri pikët e para në këtë fazë të Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që takimi tjetër i grupit B, ai midis Skënderbeut dhe Flamurtarit do të zhvillohet ditën e martë, 31 janar.
Bylis-Tirana 0-0
Bylisi dhe Tirana e mbyllën ballafaqimin e tyre të parë pa gola në “Adush Muça”, pavarësisht përpjekjeve të dyja skuadrave për të realizuar në portat e mbrojtura respektivisht nga Frashëri dhe Lika. Tirana, fituesja në fuqi e Kupës së Shqipërisë – nën drejtimin e ish-trajnerit kroat, Misho Krstiçeviç, synoi fort t’i dhuronte fitoren e nëntë në po aq ndeshje në këtë edicion, por 14 herë zotëruesit e trofeut nuk mundën të regjistronin suksesin e plotë si homazh për 60-vjetorin e trajnerit spanjoll, Hulian Rubio. Kastrioti dhe Kamza u ndanë në barazim pa gola. Kamza, në ndeshjen e parë të trajnerit italian Mauro De Vekis, rezistoi ndaj një formacioni ambicioz krutan të drejtuar nga Ramadan Ndreu. Krutanët hodhën për disa minuta në fushë edhe blerjen dimërore Isidor Sekseni. Kamzalinjtë luajtën nga minuta e parë me blerjet e reja, mesfushorin Gjoko Cevtanovski dhe sulmuesin Enco Malindi, ndërkohë që dhe Guido Tepshi pati disa minuta. Pas ndeshjeve të para, të katra skuadrat ndodhen në kuotë të barabartë pikësh, nga 1.
RENDITJET
GRUPI A
E shtunë
Kastrioti-Kamza 0-0
E diel
Bylisi-Tirana 0-0
Bylis 1 1
Kamza 1 1
Kastrioti 1 1
Tirana 1 1
GRUPI B
E diel
Vllaznia-Laçi 2-0
Të martën
Skënderbeu-Flamurtari
Vllaznia 1 3
Skënderbeu 0 0
Flamurtari 0 0
Laçi 1 0
Amarildo Dimo firmos për Skënderbeun
Skënderbeu realizoi një goditje spektakolare kur kanë mbetur edhe vetëm dy ditë nga përfundimi i merkatos dimërore. Ish-kapiteni i Bylisit, Amarildo Dimo, do të jetë nën urdhrat e trajnerit çek, Stanislav Levi, për fazën e dytë të sezonit. Presidenti i kampionëve në fuqi, Agim Zeqo, dhe ai i ballshiotëve, Besnik Kapllanaj, gjetën gjuhën e përbashkët në lidhje me transferimin e mesfushorit fierak, autor të nëntë golave në fazën e parë. Armarildo Dimo u kërkua me forcë nga trajneri i Vllaznisë, Rudi Vata, por mosgjetja e akordit midis administratorëve të klubit shkodran dhe presidentit ballshiot, e çuan 29-vjeçarin në Korçë. Dimo është përforcim i tretë i rëndësishëm i Skënderbeut, pas Sebino Plakut dhe Marko Miljeviçit.
Seria A, bien Interi e Napoli
Interi merr një goditje të rëndë në kampionat teksa e sheh veten në “tapet” në “Via del Mare” nga Leçe. Pak mungesë fati, pak mungesë konkretizimi, por edhe luhatjet në mbrojtje sollën ndalesën e parë pas 7 fitoreve për zikaltërit. Në pjesën e parë Interi mund të kalonte në avantazh të paktën në 3 raste flagrante, por portieri i vendasve, Benusi është heroi i vërtetë i ndeshjes duke i thënë “jo” sulmuesve të Ranierit. Në një kundërzbritje të shpejtë Xhakomaci ngre në qiellin e shtatë tifozët me golin e realizuar. Në pjesën e dytë, Alvarez zë vendin e Shneijder te Interi por skuadra e Ranierit në fakt ndërton më pak raste se në pjesën e parë kjo falë edhe mbrojtjes së hekurt të Leçes. 1-0 përfundon përballja, humbje që e rikthen Interin në vendin e 5 të renditjes kjo pas fitores së Lacios 3-0 në transfertë me Kievon. Hernanes dhe Kloze (dygolësh për gjermanin) janë autorët e golave dhe tashmë djemtë e Rejas vijojnë të mendojnë për një vend në Ligën e Kampioneve. Roma e Luis Enriques spo e merr veten nga humbja në Kupë me Juventusin duke lëshuar në “Olimpico” me Bolognan ndaj të cilëve nuk shkon më shumë se 1-1. Napoli i Ëalter Macxarrit bie në “Marassi” me Genoan, me Palacion e Xhilardinon që vulosin triumfin e skuadrës 3-2 ndaj napoletanëve.
Edgar Çani, goditja e madhe e De Biazit kundër Gjeorgjisë
Do të jetë Edgar Çani, goditja e madhe e trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, në premierën e parë ndërkombëtare të italianit, në ndeshjen kundër Gjeorgjisë, takim i programuar për më 29 shkurt, në stadiumin në stadiumin “Boris Paichadze” të Tbilisit. Burime shumë të afërta nga stafi i pasuesit të Josip Kuzhesë, pohuan se sulmesi 22-vjeçar, i cili luan në kampionatin polak, me Polonia Varshavën, është në listën e të thirrurve për ndeshjen e 12-të historike kundër gjeorgjianëve. Për Edgar Çanin, për të cilin shpesh ka pasur polemika në mediat shqiptare, kjo do të jetë hera e parë që do të thirret në një grumbullim të Kombëtares A. Në fakt, edhe pse Çani është formuar si futbollist në Itali nuk është marrë në konsideratë as nga Ari Hani dhe as nga Josip Kuzheja, edhe pse shqiptari cilësohej nga mediat italiane si një “Ibrahimoviç kuqezi”, kjo dhe për shtalartësinë e tij. Pas largimit të Igli Tares, por dhe karrierës në mbyllje e sipër të Erjon Bogdanit *të dy gjigantë në lartësi), Edgar Çani (188 cm) pritet të luajë rolin e një “pyke”. Burime nga stafi i Kombëtares thanë për gazetën se, trajneri De Biazi, ka parë disa ndeshje të Çanit në Polonia, ato kundër Lechia Gdanskit dhe Podbbeskizie, ku sulmuesi shqiptar kishte shënaur respektivisht 3 dhe 2 gola, duke qenë ai protagonisti absolut i takimeve. Çani menaxhohet në Poloni nga një emër i madh i futbollit polak dhe atij botëror, Zbiginjiev Bonjek. Edgari është formuar te akademia e Peskarës dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur me Peskarën, Askolin, Padovën, Piacencën, Modenën dhe tani në Poloni, me Polonia Varshavën. Dëmtimi i Edmond Kapllanit, por dhe minutat e pakta të sulmuesve si Erjon Bogdani, Hamdi Salihi apo dhe Ahmed Januzit, i japin mundësi Xhani De Biazit t’i ofrojë Çanit mundësinë për ta provuar në sfidën ndaj Gjeorgjianëve, ndaj të cilëve në 11 takimet e para kemi fituar 3 dhe humbur 9. Në takimin fundi kundër Gjeorgjisë, Shqipëria barazoi 1-1 në miqësoren e qershorit të vitit 2009.
ZEQIRI – Në fokusin e trajnerit Xhani De Biazi është dhe mesfushori vlonjat, Hair Zeqiri, ky i fundit luan në Kategorinë e Dytë turke me Çaykur Rizersporin. 23-vjeçari ka shënuar 3 gola me ekipin turk dhe ka fituar së fundi një vend titullari. Ende nuk mund të thuhet nëse ish-lojtari i Flamurtarit do të jetë pjesë e listës anti-Gjeorgji, por opsionet janë të hapura. Trajneri Xhani De Biazi të shtunën ndoqi në aksion dy lojtarë kandidatë, sulmuesin e Lokarnos dhe të Shpresave, Armando Sadiku dhe mbrojtësin e po atij ekipi, Klodian Semina. Nga ana tjetër, ndihëmsi i tij, Paolo Tramexani, ndoqi Odise Roshin në takimin këln-Shalke 04.
Hamdi Sahili, një “perandor” shqiptar në Kinë
Ditët e Hamdi Salihit te Rapidi i Vjenës janë të numëruar. Sulmuesi shqiptare, sipas asaj që raporton faqja austriake Sport10.at, pritet të veshë fanellën e skaudrës së Premier Ligës kineze, Changchun Yatai. Shuma eshtë befasuese: 1.3 milionë euro për tre vite kontratë. Edhe pse ende (të paktën deri dje në orët e vona) nuk ka një firmë në kontratë, shkodrani figuron i regjistruar në faqen e klubit kinez në Ëikipedia. “Varet nga Salihi, nëse ai dëshiron të transferohet në Kinë”, - citohet menaxheri i Rapidit, Shtefan Ebner, nga gazeta “Kurier”. Në fakt, Salihi ishte drejt largimit pasi për atë nuk kishte më hapësire te Rapidi, kjo për shkak të politikave të klubit dhe trajnerit Petër Shëtel. Me golat e tij, Salihi ishte në vitet e fundit një ndër golashënuesit më të mirë: për Rapidin ai shënoi në 90 ndeshje, 53 gola, ndërkohë që për SV Ried realizoi 35 gola në po 90 ndeshje.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj