Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar
Shpallen fituesit e sondazhit
Ja të përzgjedhurit e publikut në 9 kategoritë
E kthyer tashmë në një traditë gazeta “Telegraf” shpall fituesit e sondazhit të organizuar për personazhin e vitit 2010. Si risi në këtë sondazh përmendim përfshirjen e një numri më të madh personazhesh, kjo edhe prej vetë kërkesave dhe insistimit të vazhdueshëm të publikut. Për më shumë se 120 ditë të gjithë ju keni dërguar votat tuaja përmes sms-ve, e-mail-eve mbi telefonatave dhe letra dërguar në redaksinë tonë duke u përkthyer në vota për më të pëlqyerin e politikës, sportit, këngës, medias, biznesit etj. Për shkak të një fluksi të tillë votimi, stafi i “Telegraf”, duke dashur të jetë korrekt me të gjithë lexuesit, pasi ka lexuar çdo votë të dhënë shpallë sot personazhet më të votuar gjatë vitit të kaluar. “Telegraf” falënderon të gjithë lexuesit e saj për votimet e bëra.
Jozefina Topalli .
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë është votuar si politikania e vitit 2010. Roli i saj i pamohueshëm në procesin e liberalizimit të vizave, pavarësisë sëë Kosovës stabilitetit në rrajon, por edhe si mbrojtëse e të drejtave dhe barazisë së femrave kanë qenë ndër arsyet e votimit nga publiku shqiptar.
Alfred Moisiu Politikani i karrierës 2010
Me një urtësi shembullore, por edhe me largpamësi të admirueshme, mbi të gjitha me dashuri prekëse për këtë vend dhe për këtë popull, ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, mbeti një nga politikanët aktivë dhe më me integritet në vend për vitin 2010. Ky është opinioni mbizotërues i qytetarëve për ish-Presidentin, duke e votuar atë si plotikani më i mirë i vitit. Ai ishte nismëtari i “Forumit Civil 2010” i cili ka për synim kryesor të vetin europianizimin e politikës shqiptare, në një kohë që ajo përjetonte një nga krizat më të thella të saj. Duke shprehur keqardhjen për moszgjidhjen e krizës politike, ai apelon për më shumë përgjegjshmëri nga politikanët tanë, që, sipas tij prodhojnë vetëm kriza në këtë vend me pak dëshirë për t’u dhënë zgjidhje.
Damian Gjiknuri
Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri është shpallur si “Politikani i ri” më i mirë për vitin 2010. Kontributi i tij në grupin parlamentar të Partisë Socialiste, qënia gjithmonë pranë zgjedhësve dhe problemeve të njerëzve kanë ndikuar në numrin e madh të votave që ka mbledhur Gjiknuri në krahasim me të tjerët. Ai është dalluar vazhdimisht në Komisionin e ligjeve për gjykime racionale dhe më përputhje me ligjet e vendit apo të drejtën ndërkombëtare mbi zgjidhjen e krizës politike në vend që ka dominuar politikën shqiptare në vitet e fundit.
Sport
SKEDA
Hamdi Salihi
Datëlindja: 19 janar 1984
Vendlindja: Shkodër
Roli në fushë: Sulmues
Gjatësia: 1.85 m
Numri në fanellë: 9
Nisur nga forma e mirë e Hamdi Salihit në Bundesligën austriake në përbërjen e skuadrës së Rapidit të Vjenës me të cilin ka shënuar 11 gola këtë sezon, por edhe nga performanca e mirë në Kombëtare, ai ka marrë më shumë vota duke lënë pas rivalët Bogdani e Muzaka.
Shoqëria civile më aktive
Forumi Rinia Aktive
Forumi “Rinia Akive” është shpallur fitues në kategorinë, “Shoqëria civile më aktive” për vitin 2010. Angazhimi i vazhdueshëm në problemet e të rinjve, sensibilizimi për zgjidhjen e tyre dhe mbrojtja e interesave të rinisë duket se kanë qenë ndër arsyet kryesore të votimit, pa harruar paanshmërinë e këtij forumi. Rinia aktive e drejtuar nga Dritan Broka ka marrë mbështetjen e popullit duke lënë pas Transparency International Albania, dhe Zyrën e Mbrojtjes së Konsumatorëve.
Personazhi i qytetit tuaj
Shpëtim Gjika
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, shpallet fitues në kategorinë “Personazhi i qytetit tuaj” me një avantazh të ndjeshëm ndaj Zef Dedës, Zhani Cikos, Qazim Sejdinit dhe Arqile Goresë. Votat e mbledhura nga e-mail-i, sms, telefonatat apo letrat e mbërritura në redaksi e bëjnë Gjikën fitues të kësaj kategorie. Përmirësimet e bëra në Vlorë duket se e kanë shndërruar Shpëtim Gjikën jo vetëm ndër të preferuarin e vlonjatëve, por të gjithë Shqipërisë, duke mos harruar faktin se Vlora është shndërruar në një strehë pushimi për mbarë shqiptarët gjatë ditëve të nxehta të verës.
Dritëro Agolli, Shkrimtari i vitit
Vlerësimet më të larta i janë adresuar nga publiku patriarkut të letërsisë shqipe, Dritëro Agolli. i madhi i letërsisë ka siguruar vendin e parë në kategorinë “Shkrimtari i vitit për 2010-n”. Së bashku me Agollin në kandidim kanë qenë edhe Ismail Kadare dhe shkrimtarja Flutura Açka. Agolli është ndër shkrimtarët që ka lënë gjurmë të paharrueshme në letërsinë shqipe.
Toena- Shtëpia botuese e vitit
Shtëpia botuese “Toena” edhe për vetë gamën e gjerë të botimeve të saj është vlerësuar nga publiku duke u shpallur Shtëpia Botuese e vitit 2010. “Toena” fitoi duke lënë pas shtëpinë botuese “Dituria” dhe “Onufri”. Eksperienca 18- vjeçare, profesionalizmi, korrektësia dhe mbi 2000 titujt e botuara kanë qenë ndoshta disa prej faktorëve që publiku ka zgjedhur shtëpinë botuese të Fatmir Toçit.
Emisioni Investigativ “Fiks Fare”
Emisioni investigativ “Fiks Fare” është zgjedhur për të dytin vit radhazi nga publiku si fitues në kategorinë “Emisioni i vitit”. Dyshja e pandarë Saimiri e Doktori përmes humorit fshikullues godasin çdo mbrëmje duke nisur nga fenomenet më të këqija të shoqërisë tonë deri tek korrupsioni në nivelet më të larta të shtetit. Ky vlerësim ka ardhur jo vetëm për drejtuesit e pazëvendësueshëm të këtij emisioni Saimir Kodra dhe Gentian Pjetri, por edhe për kryemjeshtrin e humorit dhe satirës shqiptare, drejtorin e këtij emisioni Filip Cakuli, i cili e ka dërguar në një nivel tjetër gazetarinë investigative në Shqipëri. Nga zgjidhja e halleve të vogla të qytetarëve tek zbulimi i korrupsionit galopant në hierarkinë më të lartë shtetërore, emisioni “Fiks Fare” prej gati 8 vitesh është shndërruar në zakonin e përnatshëm të shqiptarëve..
Kompania e Sigurimeve “Sigal”
Kompania e sigurimeve “Sigal” me administrator të përgjithshëm Avni Ponari ka qenë më e votuara për vitin 2010. Siguria, besueshmëria dhe korrektësia me klientët ka qenë ndër arsyet që ka shtyrë qytetarët të rendisin si më të preferuarën në sondazhin e “Telegraf”, kompaninë “Sigal”.
Investitori i huaj- “Çalik Group”
Megjithëse numri i investitorëve të huaj ka ardhur në rritje, “Çalik Group” mbetet më i preferuari i shqiptarëve. Në sondazhin e “Telegraf” shqiptarët ashtu sikundërse në jetën e tyre reale kanë zgjedhur “Çalik Group” për besueshmëri dhe korrektesë si fitues të çmimit “Investitori i huaj”
Taçi-Oil
Kompania Taçi-Oil International është cilësuar si kompania më e preferuar e shqiptarëve për vitin 2010. vlerësimi vjen nga vetë votat e dhëna përmes sms-ve, telefonit, faksit, e-mail-it apo letrave dërguara në redaksinë e “Telegraf”. Kompania në drejtimin e biznesmenit të suksesshëm Rezar Taçi ka treguar vazhdimisht konkurrueshmëri jo vetëm në tregun e karburanteve, por tashmë edhe në atë të edukimit përmes shkollës “Nobel”
Këngëtari i vitit
Alban & Miriam Skënderaj janë vlerësuar si “Këngëtari i vitit 2010” nga publiku shqiptar. Çifti është i njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë, kjo pas suksesit të Miriamit në Gjermani. Albani dhe Mirami e mbyllin vitin 2010 me fitimin e çmimit të dytë në Festivali i Këngës në Radio -Televizionin Shqiptar, por edhe me çmimin e parë të gazetës “Telegraf” në kategorinë e “Këngëtari i vitit”. Në planet e së ardhmes, çifti ka listuar karrierën në skenat europiane.
-
6591 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



respekt per te madhin dritero.....
Publikoni komentin tuaj