Hyrje | Speciale | Flet Prof. Dr. Vasil Jorgji

Flet Prof. Dr. Vasil Jorgji

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Pse synoj të jem dekan i Gjeologjisë dhe Minierave. Promovimi i vlerave akademike dhe qarkullimi i elitave

 

 

 

 

 



Të gjitha universitetet publike të vendit tonë, po përballen me platformat elektorale të kandidatëve pretendent për zgjedhjet drejtuese e kolegjiale që do të zhvillohen në 20 shkurt. Profesor Vasil Jorgji, kandidat për dekan në Fakultetin e  Gjeologjisë dhe të Minierave në Universitetin Politeknik të Tiranës është shprehur që prioritete të platformës së tij do të jenë pedagogët, administrata dhe studentët e këtij fakulteti. “Përvojën time 8- vjeçare si drejtues departamenti dhe atë 2 -vjeçare si zëvendësrektor do ta ve në shërbim të promovimit të vlerave të pedagogëve dhe kualifikimit të tyre akademik”, ka pohuar Jorgji.

Profesor, cilat do të jenë prioritetet e platformës tuaj në zgjedhjet kolegjiale të 20-shkurtit?
Së pari, do të ruhet e do të çohet më tej, si një nga pasuritë më të çmuara të trashëguara, emri i mirë i Fakultetit të Gjeologjisë dhe të Minierave që është shprehur dhe shprehet në kolektivitetin, seriozitetin, solidaritetin, thjeshtësinë dhe unitetin në diversitet.
Gjithashtu, do të punohet për të vënë në zbatim, qysh në këtë vit akademik, sistemin e tutoriatit si një aspekt shumë i rëndësishëm i orientimit të studentëve dhe si një sugjerim i vlefshëm i procesit të Bolonjës. Një tjetër pikë e fortë e platformës time do të jetë puna intensive për të plotësuar e pasuruar bazën laboratorike dhe infrastrukturën mësimdhënëse, sidomos atë informatike, si dy nga shtyllat më të rëndësishme për të arritur sukses e rritur cilësinë e mësimdhënies e të kërkimit shkencor, përmes projekteve të financuara nga qeveria shqiptare, projektit të Bankës Botërore “Cilësi dhe barazi në arsim” si dhe çdo projekti e bashkëpunimi tjetër, kombëtar e ndërkombëtar. Do të punohet, në bashkëpunim të ngushtë edhe me Rektoratin e Universitetit Politeknik, për të zgjidhur, sa më shpejt që të jetë e mundur, problemin e furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë si dhe problemin e ngrohjes së ambienteve të Fakultetit (auditorë, laboratorë, zyra, etj.). Personeli ndihmës mësimor kërkimor do të konsiderohet e trajtohet si pjesë përbërëse e rëndësishme dhe integrale e departamenteve përkatëse dhe jo si pjesë e personelit administrativ të fakultetit.
Po pedagogët e fakultetit tuaj, do të jenë pjesë e platformës dhe ndryshimeve që do t’i sillni këtij fakulteti në rast fitoreje?
Sigurisht që, edhe në këtë drejtim do të punohet fort nga ana ime dhe e ekipit tim. Kështu, do të punohet fort për të parë e shfrytëzuar të gjitha mundësitë e rritjes së pagave të personelit ndihmës mësimor shkencor, personelit administrativ dhe atij të shërbimit, si në kuadër të të gjithë Universitetit, ashtu edhe me mundësitë dhe hapësirat e vetë Fakultetit.
Do të shfrytëzohen të gjitha mundësitë ligjore dhe institucionale, në bashkëpunim me Rektoratin e Universitetit Politeknik, Senatin Akademik dhe Këshillin e Administrimit, për të paguar çdo orë mbingarkese të pedagogëve, duke hequr dorë përfundimisht nga pagesat pjesore disa përqindëshe apo puna vullnetare.
Do të punohet për të bërë përmirësimet dhe plotësimet e nevojshme në strukturën dhe organikën e Departamenteve të Fakultetit, duke bashkëpunuar ngushtësisht me drejtuesit e departamenteve dhe me Rektoratin e UPT-së. Gjithashtu, të synohen dhe realizohen përmirësime të programeve të studimit të tre cikleve, në përputhje me Deklaratën e Bolonjës, mbi bazën e një analize të hollësishme të ecurisë së deritanishme ne plotësimin e kritereve për integritetin e diplomave dhe kërkesave e nevojave të tregut të punës brenda e jashtë vendit.
Po përsa i përket studentëve, shërbimeve dhe kualifikimeve të tyre, do të jenë pjesë e platformës tuaj?
Studentët do të jenë një nga pikat kyçe të platformës time. Edhe në këtë drejtim do të punohet për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore e financiare për një shërbim shumë më cilësor 24-orësh INTERNETI dhe do të përgatitet faqja Vveb e Fakultetit. Këto do të realizohen në bashkëpunim të ngushtë me Rektoratin e UPT-së. Rritja e cilësisë së kontingjentit të studentëve që do të pranohen në vitin e parë, duke evidentuar arritjet e kontingjenteve të diplomuara, oportunitetet e punësimit, brenda e jashtë vendit, stimulimin e arritjeve cilësore, nëpërmjet tërheqjes së vazhdueshme të interesit të biznesit për financim bursash të posaçme dhe përmes aktiviteteve të përbashkëta me partnerë vendas dhe të huaj, etj., do të jenë prioritetet e platformës time. Do të punohet për kualifikimin e vazhdueshëm të stafit akademik të Fakultetit, sidomos të asistentëve të rinj, si në kuadër të Shkollës së Doktoraturës së
Fakultetit tonë. Do të punohet për të rritur pjesëmarrjen në punë shkencore të personelit akademik në bashkëpunim me institucionet shkencore homologe brenda vendit. Pra, do të punohet për të vendosur lidhje të qëndrueshme bashkëpunimi institucional me Fakultete analoge të Universiteteve të vendeve të zhvilluara, si në fushën mësimore ashtu edhe në atë shkencore. Do të shfrytëzohet e mbështetet çdo iniciativë e mundësi kualifikimi afatshkurtër e pedagogëve, profesorëve të asociuar dhe profesorëve pranë universiteteve të huaja.
A do të mundësoni bashkëpunime me universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit?
Në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe institucione të tjera të interesuara, publike dhe private, do të punohet për realizim të projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta.
Do të vendoset një bashkëpunim i ngushtë, i qëndrueshëm dhe institucional me Fakultetin e Xehtarisë dhe Metalurgjisë të Universitetit të Prishtinës, me shkëmbime reciproke pedagogësh e studentësh, realizim projektesh, aktivitetesh shkencore dhe botime të përbashkëta, etj. Vlerësimi dhe motivimi i stafeve akademike, si për procesin cilësor mësimdhënës, por sidomos në fushën e kërkimit shkencor, do të bëhet në përputhje me kontributet dhe vlerat e gjithsecilit – çka do të përmirësonte edhe pagat, të cilat po bëhet një kohë mjaftë e gjatë që s’kanë patur asnjë rritje. Do të motivohen studentët e talentuar duke i bërë ata pjesë të punës kërkimore-shkencore që do të realizohet nga stafi akademik dhe departamentet e fakultetit duke i patur parasysh edhe si kontingjent potencial për plotësimin e nevojave për personel akademik. Veprimtaria drejtuese e Dekanit të Fakultetit do të karakterizohet nga ndershmëria, përkushtimi, serioziteti dhe përgjegjshmëria. Zyra e Dekanit të Fakultetit do të jetë e hapur për studentët, personelin akademik, personelin ndihmës mësimor kërkimor, personelin administrativ dhe atë të shërbimit. Në raport me personelin akademik të Fakultetit do ta konsideroj veten, në çdo rast, si i pari në mes të barabartëve.

SPECIALIZIME:
1.    GREQI, Janar–Tetor 1995, Mars 1998–Mars 1999
2.    ANGLI: Prill–Maj 1993
3.    ITALI, Mars–Prill 2001
4.    FRANCË, Shkurt–Mars 2004

KUALIFIKIMI PASUNIVERSITAR:
Doktor i Shkencave, datë 10.05.1996, Nr. Regj. 3577, Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave, Tiranë.
Profesor i Asociuar, Vendimi Nr. 51, datë 03.04.2001 i Komisionit të Kualifikimit Shkencor, Tiranë, Numri i Regj. Themeltar 4671, Nr. Dëshmisë 187.
Profesor, Vendimi Nr. 138, datë 03.04.2007 i Komisionit të Kualifikimit Shkencor, Tiranë, Numri i Regj. Themeltar 5176, Nr. Dëshmisë 742.

GJUHË TË HUAJA:
1. Anglisht: (dëshmi, datë 23.12.1991)
2. Greqisht: (dëshmi: Nr. 208, Prot., datë 13.06.1995)
3. Italisht: (pa dëshmi)

PËRVOJA E PUNËS:
Shtator 1991 -     Pedagog në Seksionin e Inxhinierisë së Minierave, Departamenti i Inxhinierisë së Burimeve Minerare, Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave, Tiranë.
Shtator 1989–Korrik 1991:    Asistent-pedagog në Katedrën e Minierave, Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave, Tiranë. Zhvillimi i seminareve dhe laboratorëve në lëndët: “Ndërtimi i Punimeve Minerare” dhe “Shfrytëzimi Nëntokësor i Vendburimeve të Mineraleve të Dobishme”.

Shkurt 2000 – Shkurt 2008 - Përgjegjës i Departamentit të Inxhinierisë së Burimeve Minerare.
Shkurt 2008-Qeshor 2009 - Kryetar i Degës Shkencore të Universitetit Politeknik të Tiranës.
Qershor 2009 – Shkurt 2010: Zv. Rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës për Kërkimin Shkencor.

Subscribe to comments feed Komente (6 publikuar):

luli vogel ne 14/02/2012 13:48:38
avatar
Te nderuar anonimusa un ket njeri
nuk e njof si te till une ju keshilloj qe te dilni njeher para pasqyres dhe shiqojeni veten dote kuptoni se ju jeni profili i till qe parqitni ne komentet tuaja
markshedri ne 09/02/2012 18:28:22
avatar
Akoma ketu ti? Nuk te vjen turp more dallkauk e dallaverixhi qe je bere profesor me genjeshtra?
Nafta ne 09/02/2012 10:02:22
avatar
Na e fshini kete te paafte nga ky web.
Gjeomatika ne 08/02/2012 16:40:31
avatar
Akoma me ato brockullat e tua do te merremi. Ti nuk di te shpjegosh mesim se je krejt i paafte, dhe jo me te drejtosh Fakultetin. Duhet nje kontroll i gjithe veprimtarsise tende mesimore e shkencore.
gjeologu ne 07/02/2012 20:47:19
avatar
A na thua cilat jane arritjet tua shkencore? Me profesore si ti ka marre fund Fakulteti dhe Universiteti. Kush e lexon ate librin tend qe eshte nje perkthim i keq, e kupton se cfar pedagogu je ti.
Drejtesia ne 07/02/2012 17:52:20
avatar
Ti je nje i paafte qe kerkon te perfitosh se bashku me gruan qe ke laborante ne ate fakultet.
total: 6 | Treguar: 1 - 6

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
4.67