Hyrje | Speciale | Katër Shkurt 1944

Katër Shkurt 1944

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Të mos harrojmë masakrat e kolaboracionistëve

 

 

 





Me 4 shkurt 1944, në Tiranë, në mënyrën më barbare, u pushkatuan nga nazistët gjermanë dhe kolaboracionistët shqiptarë 84 banorë të pafajshëm, të cilët, me gjakun e tyre skuqën rrugët e Tiranës. Kjo ngjarje makabre në stilin nazist dhe bashkëpunëtorëve të tyre ballisto – zogistë e bashibozukëve të Xhaferr Devës të ardhur nga Kosova, kishte qëllim të likuidonte patriotët e vërtetë dhe, së toku, të tmerronte qytetarët e Tiranës, që ata të hiqnin dorë nga idealet e shpirti patriotik për të luftuar dhe çliruar atdheun e tyre të dashur. Kjo vinte gjithashtu si rezultat i operacioneve me përmasa të gjëra kundër forcave partizane, aktiviteti i të cilëve kishte një farë rënieje. Grumbullimi i forcave të konsiderueshme në Tiranën e rezistencës forcave partizane që, nga acari i atij dimri të pazakontë, aktiviteti i tyre nga situatë e formuar, ku lindi, u zhvillua dhe u konsolidua dhe nuk u ndërpre asnjëherë ajo, kishte qëllim të paralizonte me sa të mundte dhe të demoralizonte luftëtarët dhe guerilasit dhe pse jo ta shuanin këtë qendër të pamposhtur, rezistencën në kryeqytetin e vendit, prandaj përqendruan të gjitha mjetet ku në objekt qëndronte masakra tyre kriminale.
Forcat gjermano-balliste planëzuan dhe vunë në jetë planin e tyre gjakatar. Sinjalin e këtij veprimi e dha Xhaferr Deva me artikullin e 3 shkurtit 1944, në mos gaboj, me titullin “Gjaku do gjak”, refren që edhe në ditët e sotme e dëgjoj. Në mbrëmjen e katër shkurtit, pas mesnate, filloi trokitja e portave, thyerja e tyre. Ngado dëgjoheshin ulëritjet e nënave dhe fëmijëve dhe kundërshtimet e baballarëve për të dashurit e tyre, që po ua rrëmbenin, që nga vatra për t’i pushkatuar te muret e asaj nate të llahtarshme tiranase. Por dorën e xhelatëve nuk kishte forcë ta ndalonte. Ata tërhiqnin zvarrë çdo të arrestuar dhe, më vonë, dëgjoheshin krismat e armëve që këputnin jetë njerëzish të pafajshëm.
Mes krismave dhe katrahurës së xhelatëve, dëgjoheshin edhe thirrje burrërore “Rroftë Shqipëria!...Vdekje fashizmit! Vdekje tradhtarëve!” Po kush ishin këta martirë që sakrifikuan jetën atë natë? Duke lexuar emrat, cilido mund të konstatojë se ishin intelektualë, punëtorë, zanatçinj, studentë…njerëz nga të gjitha kategoritë, sikurse ishin edhe pjesëmarrës aktivë të luftës titanike.
Kufomat e këtyre të vrarëve ishin vendosur në kryqëzime rrugësh për t’i ekspozuar përpara banorëve të Tiranës, që këta të frikësoheshin e të hiqnin dorë nga lufta. Ata ruheshin me ushtarë nga të bandës gjakatare të kriminelit nga Kosova, Xhaferr Deva dhe tradhtar. Tirana në këtë ditë acari, nga të ftohtët dhe nga gjaku që kishte ngrirë rreth të vdekurve, formulonte një ditë ankthi, krenarie dhe urrejtjeje dhe betim për hakmarrje. Koha tregoi se shpirtin e popullit shqiptar për liri dhe të ardhmen më të mire, nuk e mposhti e as e shoi asnjë forcë. Nga burime të sigurta, pra, nga njerëz të lëvizjes që ishin inkuadruar në rreshtat e policisë dhe më gjerë, morëm vesh se listat kishin qenë përpiluar me të shpejtë nga zyrat dhe efektivat e Ballit Kombëtar, që i njihnin jo keq veprimtarët dhe aktivistët e luftës nacionalçlirimtare. Atë natë dhe pas katër shkurtit, filluan arrestimet në masë. Të arrestuarit u vendosën në gjimnazin e Tiranës, ku më vonë u burgosën dhe disa u pushkatuan, mes të cilëve aktivisti dhe sportisti i mirënjohur, futbollisti i kombëtares së kohës, atentatori i guximshëm Ali Visha, që e pushkatuan në Bregun e Lumit, pasi e kishin torturuar, prerë gjuhën dhe verbuar sytë.
Katër shkurti 1944, si ngjarje që shenjtëron luftën legjendare nacionalçlirimtare. Ka hyrë në histori që të mos harrohet kurrë. Brezat që erdhën më pas e që do të vijojnë, duhet ta sjellin ndër mend këtë datë të llahtarshme, për të kuptuar se sa e shtrenjtë është liria, se sa gjak është derdhur për këtë liri. Patriotë janë ata që sakrifikojnë për atdheun në çfarëdo kohe dhe jo ata mburravecë që nënvleftësojnë përpjekjet e sakrificat vetëm për përfitime konjukturale. Duke kujtuar këtë ngjarje, si edhe atë të 20 shkurtit kur u pushkatuan pa gjyq dhe shkak Viktor Gjogoreci, Tanush Frashëri, Trajan Pekmezi dhe një shok tjetër, çdo veteran që ka parë gjithçka me sytë e tij, siç i kam parë dhe unë, mallkojnë me shpirt ata që mohojnë këtë gjak të derdhur për liri. Me këtë luftë, populli shqiptar u radhit me fitimtarët, vepër kjo, që formulon se 1912 lindi Shqipërinë, kjo epokë, e rilindi dhe e konsolidoi atë më tej. Unë, si anëtar i njësiteve guerile të Tiranës së asaj kohe, si përjetues i kësaj masakre të pashembullt, ftoj pushtetarët, pasardhësit që të mos harrojnë kurrë ata që dhanë jetën në Luftën e Dytë Botërore kundër ekstremit të djathtë. Vrasjet dhe keqtrajtimet e cilitdo që lufton për lirim, demokraci dhe të drejtat sociale, nuk e dobëson, jo më ta shuajë luftën me munde e sakrifica.
Represioni, brutaliteti dhe krimi rritin, forcojnë dhe bëjnë më të fuqishme rezistencën popullore së cilës nuk i bëri ballë dot as bisha fashiste. Këtë po e tregojnë edhe ngjarjet e fundit. Duke kujtuar këtë datë, ne përkulemi me respekt ndaj të gjithë atyre që u sakrifikuan në të kaluarën dhe në të tashmen. Lavdi dëshmorëve. I përjetshëm qoftë kujtimi tyre.

*Veteran i Luftës Nacionalçlirimtare
Kryetari i Shoqatës së “Aviatorëve të Shqipërisë”
Kryetari i Shoqatës Kulturore “Patriotike Tiranase”

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Eri Gjergji ne 07/02/2012 08:50:12
avatar
Te nderuar moderatore te gazetes "Telegraf", e lexova me vemendje artikullin hymn te njerit prej patrioteve e sportisteve me te dalluar te Tiranes dhe gjithe Shqiperise, Zotit Masar Aga. Me fjalet e keshilalt e ketyre figurave legjendare ju po na e beni me te dashur dhe me te kerkuar gazeten "Telegraf".Urime!
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0