Shkenca Shoqërore në "Telegraf"
Prof. Asc. Sazan Guri: Cilat janë tre shtresat e mendjes së njeriut dhe çfarë e dallon nga bota e kafshëve
Dihet që njeriu ndijon nëpërmjet veshëve, syve, gjuhës, hundës, lëkurës dhe vepron me organet lëvizëse, si duart, këmbët, zërin, organet seksuale dhe organet sekretuese, ku tërë ky aktivitet ngacmon dhe ngacmohet nga ajo që quhet shtresa e jashtme e mendjes, e thënë ndryshe ndërgjegje. Kjo përfaqëson në një kuptim tjetër shtresën e parë të mendjes së njeriut, që ndryshe quhet shtresa e dëshirës, shtresa që merret me ndjesitë apo me reagimet si të ndiejmë, të duam apo të mos duam diçka dhe të veprojmë apo të mos veprojmë kundrejt diçkaje. Kjo shtresë e mendjes quhet ndryshe dhe mendje e ndërgjegjshme, pikërisht atë mendje që njeriu në miliona vjeçare e trashëgon dhe që katërçipërisht i ngjason me atë të qenieve me ndërgjegje të ulët, të quajtur ndryshe gjitarë (Qen, Ari, Ujk, Delfin, Kalë, Luan, Elefant, etj.) ose në zhargonin e përditshëm kafshë. Kështu në këtë nivel të ndërgjegjshëm të dëshirës instiktive dhe të mos dëshirës, njerëzit janë të ngjashëm me këtë grup kafshësh, të nxitur nga katër instinkte baze si uria, gjumi, frika, seksi.
...
Per me shume lexoni gazeten "Telegraf"
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj