Fisnikëri që buron nga puna
Prof.Dr. Donika Prifti, mbi 40 vjet veprimtari të spikatur akademike e shkencore
Grada e tituj shkencorë
Doktor i Shkencave – korrik 1981
Profesor i Asociuar – prill 1994
Profesor – prill 2001
Veprimtari shkencore
- Udhëheqje të katër kuadrove të larta në realizimin e doktoraturës, doktoratura të përfunduara.
- Udhëheqje në vazhdim të katër kuadrove të tjera për realizimin e doktoraturës
- Udhëheqje të dhjetë kuadrove në realizimin e Mikrotezës në SHPU
- Udhëheqje të studentëve të vitit të pestë të degës së Kimisë Ushqimore, Farmacisë dhe Biologjisë në realizimin e projekt-diplomave ( 50 diploma)
- Pjesëmarrje aktive në projekte kombëtare (koordinatore, udhëheqëse në nëntema të projekteve) dhe në projekte bashkëpunimi me partnerë të huaj; 19 tema shkencore të realizuara
- Referime në 18 konferenca shkencore brenda vendit dhe 15 referime në konferenca jashtë vendit.
Botime
- Gjashtë tekste universitare ( nga viti 1985 deri në vitin 2009)
- Dy tekste për shkollat e mesme: në vitin 1987 dhe 1991.
Publikime shkencore
- 20 artikuj në Buletinin e Shkencave të Natyrës dhe në Buletinin e Shkencave Bujqësore,
- 10 artikuj në revista shkencore jashtë vendit
- Pjesëmarrje në komisione të ndryshme për mbrojtjen e diplomave të studentëve, tezave për Master si edhe në mbrojtjet për doktoraturë; oponenca të disa doktoraturave
Anëtare në komisione të ndryshme
- Për mbrojtjen e diplomave të studentëve, tezave për Master si edhe në mbrojtjet për Doktoraturë; oponenca të disa doktoraturave Institutin e Kërkimeve Ushqimore,
- Institutin e Shëndetit Publik,
- Institutin e Zoologjisë,
- Drejtorinë e Standardizimit (eksperte për certifikimin e laboratorëve mikrobiologjik), etj..
Pjesëmarrja në shoqata shkencore
Shoqata e Kimistëve të Shqipërisë
Shoqata Ekologjike e Industrisë Kimike
Shoqata “Miqtë e Çekisë”
Balkan Environmental Association
I ati s’ia ndjeu gëzimin, pasi, pas disa muajsh të lindjes së vajzës, ai vdiq. Donika nuk e njohu kurrë, por buzëqeshjet e tij nga fotografia e shoqëruan gjithë jetën, madje edhe sot. Ai ishte një shkodran i kulturuar që kishte mbaruar studimet për inxhinier në Austri dhe që në kohën e Zogut iu kishte rënë kryq e tërthor krahinave shqiptare për projektimin e ndërtimin e rrugëve dhe urave. Inxhinier Jak Shllakun në atë kohë e njihnin të gjithë për aftësitë e tij intelektuale, por edhe për natyrën e tij të qetë dhe gazmore, siç janë në përgjithësi shkodranët. Pesha e rritjes së vajzës i ra nënës, Anastasisë, një pogradecare e zonja, që i përballoi me kurajo vështirësitë e jetës. Natyrisht, lindur dhe rritur në një familje të tillë serioze dhe intelektuale, Donika do të ndiqte me guxim rrugën e jetës saj të ushqyer nga buzëqeshjet e të atit nga fotografia, që ajo u jepte vlerë tjetër dhe shembullin dhe porositë e nënës. Pasi përfundon me rezultate të shkëlqyera gjimnazin “Qemal Stafa” të Tiranës, vazhdon studimet në Universitetin e Lartë të Kimisë në Pardubice në Çekosllovaki. Ishte viti 1961 kur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjeti, por edhe me Lindjen në përgjithësi po ftoheshin. Në këto kushte ajo vjen në Tiranë dhe vazhdon studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Kimi Industriale, edhe këtu me rezultate të shkëlqyera. Pas përfundimit të studimeve emërohet në një nga veprat më të mëdha të industrisë së lehtë dhe ushqimore, në kombinatin ushqimor “Ali Kelmendi”, një vepër gjigante për kohën, që me prodhimet e tij mbulonte gjithë vendin, madje edhe eksportonte. Aty ajo caktohet në fillim si shefe e Laboratorit dhe më pas përgjegjëse e fabrikës së pijeve alkoolike dhe asaj të lëngjeve të frutave në këtë kombinat. Në këto vite, 1964-1969, edhe pse e re dhe pa përvojën e duhur, Donika përballoi me sukses vështirësitë e mëdha që i dilnin në drejtimin e aktivitetit të ndërmarrjes. Asaj iu desh që krahas profesionit si inxhiniere kimiste të merrej me organizimin e të gjithë punëve në fabrikë. Kush ka punuar në atë kohë e di se çfarë vështirësish dilnin në kushtet e një izolimi të plotë me botën dhe me teknologjinë e huaj. Duheshin bërë zgjidhje në vend, me forcat e veta, me ato mundësi që ishin dhe që ishin shumë të kufizuar. Nga ana tjetër do të përballoje presionet e mëdha të drejtuesve të ndërmarrjes, të cilët, jo për fajin e tyre, por ashtu ishte metoda e organizimit, merrnin dhe jepnin urdhra partiakë, pa marrë parasysh vështirësitë dhe pengesat. Por puna në Kombinatin Ushqimor nuk zgjati shumë, vetëm 5 vjet, që për Donikën ato vite të prodhimit u bënë mësim i madh për tërë jetën. Në vitin 1969 i plotësohet dëshira të punojë si pedagoge në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Tani ajo aty kishte rënë si i thonë fjalës si peshku në ujë. Punoi aty për 40 e ca vjet me radhë deri sa doli në pension. Puna akademike u bë jeta e dytë e saj. Breza të tërë studentësh, diplomantësh, laurantësh me grada të ndryshme shkencore kanë dëgjuar zërin e saj, porositë e saj, por edhe qortimet e saj. Është një nga pedagoget e rralla që ka provuar të gjitha kurrikulat e lëndës dhe degës së saj. Ka punuar si lektore e lëndëve “Kimia e Teknologjia Ushqimore”, “Mikrobiologjia Ushqimore”, përgjegjëse e lëndës; “Analizat Sensoriale të Produkteve Ushqimore”, përgjegjëse e lëndës; “ Enzimologjia “ – leksione me vitin e III, dega Kimi Ushqimore, përgjegjëse e lëndës; Cikli i lartë i Enzimologjisë” –leksione dhe seminare me vitin e I-rë dega Kimi Ushqimore (Cikli i II, Bolonja), përgjegjëse e lëndës; “Paketimi në Industrinë Ushqimore”, leksione dhe seminare me vitin e I-rë dega Kimi Ushqimore (Cikli i II, Bolonja), përgjegjëse e lëndës; “Industritë ushqimore të lëndëve shtazore”, leksione dhe seminare me vitin e I, dega Kimi Ushqimore (Cikli i II, Bolonja); “Kursi i lartë i analizave sensoriale” leksione dhe seminare me vitin e II, dega Kimi Ushqimore (Cikli i II-rë, Bolonja); leksione në Shkollën Pasuniversitare të Inxhinierisë Ushqimore për fitimin e titullit master në lëndën: Drithërat dhe produktet e përpunimit të tyre; prej katër vjetësh – përgjegjëse e dy lëndëve: Kimia e Ushqimeve dhe Mikrobiologjia e Përgjithshme në degët Farmaci, Stomatologji, Radiologji, Fizioterapi dhe Infermieri në Universitetin Amerikan të Tiranës. Natyrisht, një ngarkesë e lartë, me mbi 40 vjet veprimtari pedagogjike, akademike dhe shkencore, s’ka si të mos e lartësojë e fisnikërojë figurën e një gruaje, s’ka si të mos imponojë respekt për breza të tërë studentësh dhe pedagogësh që kanë kaluar nga duart e saj, por edhe të kujtdo, i njohur apo i panjohur qoftë që dëgjon për të.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj