Hyrje | Speciale | Humor & Satirë

Humor & Satirë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

"Fshat e zanat" fabula të zgjedhura nga Ferit Lamaj

 

 

 

 

 

Drejt mbytjes
- Majmuneske -
M'u te pylli një majmun
Që nga pema ra në lumë.

Demagog njëqind karat:
Trupi poshtë, por hunda lart.

Sa s'po mbytej, more mik!
Krahët fort rreh në panik.

Një skifter ç'e kilikos:
- Ç'pret, o qyq, pse s'thërret "SOS"?

I përmjerri ka dhe gojë:
- Unë, or ti, po fluturoj…

Turpi
Shkoi Turpi te berberi.
- Qethe tullë! - thirri Nderi.

Mbret Luani
Sapo behu errësira
Ujku, dhelpër egërsira
Seç iu turrën befas stanit,
Shqyen pjesën e Luanit.
Ujku, dhelpra të na rrojë!
Mbreti mbet' me gisht në gojë.
"Cofi" dashi, qengji, keci;
Ngeli pula te koteci.
Shkundi dhelpra ato qime:
- Madhëri, merr pjesën time!
Me
Kali pelën kërkon nuse,
E kërkon, por pa minuse;
Gojën hap porsi një kovë:
- Qysh tani, por veç me provë!

Pela shalët qet karshi:
- Shpirti im, nuk jam shalqi!

Zoti kamerier!
- Zoti kamerier! -
Peshku bën rrëmujë: -
Jo, nuk dua verë;
Ujë, sillmë ujë…

Peshkun llup me bujë
Macja këtë herë:
- Jo, nuk dua ujë;
Verë, sillmë verë…

Mini dhe Megahajduti
Një pusetë vjedh një mi,
Fët e plasin në qeli.
Nga dritarja, aty lart,
Sheh përtej një elefant.
Pu - pu, syri mos të paftë!
Noçkën rras e rrufit naftë
Mu te pusi krejt i qetë.
Shfryn miushi: - Palo shtet!
Ky rrjep pus, unë një pusetë…

Vogëlushi
Vjedh kompjuter një miush.
Baba miu karabush
S'e qorton e s'i jep dush:
"Është ende vogëlush."

Leh qenushi: "Ç'flet si hut!
Vogëlush …Gigahajdut."

Diktaturë
Mbret Luani, putërfortë,
Thërret skilen në raport.
- Veç për vete rrjep, moj dhelpër!
S'ke lënë pulë, s'ke lënë lepur…
Nuk e di që pylli - shtet
Mbi të gjithë ka një Mbret?!

Dhelprës sa s'i bie pika;
Me nder, çiçin bën nga frika.
Pas dinakes, çap e çap,
Ujku vjen të japë hesap.
Sapo këmbën fut në derë,
Qelb i tëri, qe përdhjerë…

Protestë
Kjo s'ka ngjarë në Bangladesh.
Nja dy gica pallaveshë
Zvarrë majmunin m'u në shesh:
- Po kjo armë nën xhaketë,
Qenka çadër - pistoletë?!
Dhe kravata, ç'të të them,
Jo kravatë, por thikë me helm.

Majmunqyqi shtrirë përtokë,
Tek shkund hundën - tip Pinok,
Qet ca "saçma" mes të tjerash:
- S'e kam hundë, por çifte derrash…

Dy sorrat
- Pingpong -
Ç'hije që u paska!
Luajnë me pallaska,
Gjuajnë për laraska…

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0