Loni Çuko, krenaria e bujqësisë së sotme shqiptare
Prof. dr. Hysen Çobani rrëfen veprimtarinë e një kolegu veteran të bujqësisë
Loni Çuko agronom. Ai është përson dhe agronom i veçantë. Si çdo myzeqar ai është i rritur pranë tokës dhe i mëkëmbur e i bërë burrë pranë bimëve. Nuk është e vështirë ta shfletosh atë. Ai bie era “vlage” ugari. I dashur, i ditur, i pranueshëm e kudo i gjendur për këdo. Loni! - ka 40 vjet që punon. Nuk jep shenja lodhjeje. Ka histroinë e tij, kjo rini e Lonit. Për fat të keq i vdiq nëna dhe e la të vogël. Ai tërë jetën e ka kërkuar atë midis njerëzve të Krutjes, te afërt e të largët. Sytë e tij edhe sot kërkojnë diçka. Të gjithë këtë dashuri e shtriu te të gjithë njerëzit që njohu dhe te profesioni i tij. Loni me thinja. Ka ende besim e shpresë te çudia.
Kur e njeh forcën e mendimit tënd...
Loni fëmijë dhe i madh pa vështirësi, kaloi tërë ciklet shkollore dhe një ditë të bukur u gjend agronom në Seksionin e Bujqësisë Lushnje. Dhe prej andej për fat të tij dhe të prespektivës u transferua si K/Agronom në kooperativën bujqësore të Divjakës. Divjaka u bë katapulta profesionale e tij në shkallë kombëtare. Problemi Divjakë. Me zgjuarsi e shkathtësi që buron nga natyra e tij, zbërtheu ekuacionin Divjakë, u fut në fshehtësinë profesionale që zotëronte dhe për çudi prej andej nxori me intuitë zgjidhjet e duhura. Zgjidhjet me vlera të veçanta fillimisht për Divjakën dhe më vonë për të gjithë vendin. Prej këtej lindën të rejat që solli dhe zhvilloi Loni në kohë, për bujqësinë shqiptare. Novatorizëm. Në botën e agronomit ka disa elemente bazë, ku fshihen sekretet nga burojnë forca krijuese e tij: toka, reshjet, temperaturat, radha e bimësisë, vendndodhja etj., kush ka aftësinë të roki, t’i kombinoj e t’i ndërthuri ato, nxjerr prej tyre potenciale e mundësi të pakufizuara prodhimi. Mundësi që begatinë e tokës dhe forcën e agronomisë e kthejnë në vlerë konkrete që lumturon njerëzit dhe përmirëson jetën e tyre. Kjo është forca e agronomisë. Këtë forcë pa bujë, pa mburrje, thjeshtë e zotëronte Loni, i cili diti ta përdorë me shumë sukses.
...dhe kur e vë atë në punë
Çfarë kuptoi ai në esencë në jetën dhe profesionin e tij?!...Së pari, toka e Divjakës ishte ranore. Ato nuk krijonin rezerva ujore. Për pasojë bimët që mbilleshin në pranverë si misri etj. për mungesë uji rriteshin e zhvilloheshin keq. Rendimentet e tyre ishin qesharake. Stop! Të krijojmë një renditje tjetër. Jo misër, po që mbillen në vjeshtë dhe zhvillimin e kanë në pranverë si gruri, natyrishte me te vecanta agronomike ne zbatim. Kështu u bë. Që vitin e parë nga 6 kv/ha misër e morën 30 kv/ha grurë. Përmbysje që erdhi nga dija dhe jo nga rastësia. U shfrytëzua mundësia e një renditje më efektive, me një prodhimtari që për një moment dukej si çudi. Së dyti, duhet menduar për më tej. Vetëm me këtë hap nuk zhvillohet e shtyhet përpara Divjaka. Divjaka ka pranverë e verë të vazhdueshme në 12 muajt e vitit. Si ta futim në punë këtë mundësi? Mendoni, jemi në vitin 1965. Po Loni udhëtonte në vitet 70 – 80. Me nismën e tij ndërtoi një serë prej 200 m2. Maket i një anijeje të madhe. Ajo si një qënie e vogël e gjallë u rrit, hodhi shtat dhe me shpejtësi pushtoi mendjet, fantazinë e fshatarëve dhe të qëverisë e të qeveritarëve. Dhe në kohë, për habinë e të gjithëve kjo qënie e vogël u bë me përmasa të stërmëdha prej 1200 ha dhe më. Nismëtar.
Si lëvizin financat me hapin e fushës
Loni, burim idesh. Loni fitoi autoritet. Atë tani e respektonin të gjithë, jo për atë që kishte arritur, por për ato që projektonte. E mbështetshin të gjithë. Ndrojtja, dyshimet që i shoqërojnë gjithmonë njerëzit e në veçanti fshatarët, u zhdukën. Ai u bë njësh me ta, me të gjithë. Mbas tij, u vu edhe kryetari i kooperativës Babë Dhima, stafi i kooperativës, brigadier, administrator dhe për çudi dhe kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Lushnjës Uan Hila. Nuk dallohej më. Ishte nga Divjaka. Fitoi të drejtën të quhej diviakas. Nuk është e lehtë. Loni agronom, dijetar nga Divjaka, nën xhupin e tij fshihej forca transformuese. Hap i madh që jo kushdo e gëzon. Me rezultatet e fushës lëvizën dhe financat. U dyfishua eksporti. Nga 22 milion në 44 milion lekë. Ashtu lëvizën dhe të ardhurat personale te kooperativisteve në 7500 lekë të ardhura mujore, mesatarisht për krah pune. Filloi ndërtimi i shtëpive të reja në masë. Nxënësit të veshur mirë e të gëzuar nëpër shkolla. U “borgjezua Divjaka”. Puna dhe dija të bashkuara bën çudinë. Emri, arritjet, thjeshtësia e koka plot me dëshira dhe ëndrra e çuan Lonin përpara. Një ditë filloi të hynte e të dilte në ministri të Bujqësisë. Këtu filloi përpjekja për të thënë fjalën e madhe. Fjalën e madhe që vazhdon 20 vjet (1969-1989 ). Loni, Shqipërinë e njohu, atë që e donte organikisht, si nënë e tij. Dhe më pas ju dha mundësia të njoh Holandën, Italinë etj.
Mrekulli e teknologjisë moderne që pushtoi Shqipërinë
Nuk pushonte. Hipte e zbriste shkallët e ministrisë dhe projektonte. Në 1971, në bashëpunim të afërt me Ing. e talentuar Mensur Ymerin, filloi ndërtimi i serrave në front të madh. Nga viti në vit, serrat pushtuan Shqipërinë. Kjo mrekulli e teknologjisë moderne po e thoshte fjalën e saj, edhe tek ne. Shqipëria u bë eksportuese e madhe perimesh (rreth 100.000 ton në vit), e në veçanti e domates. Pa u dukur në krye, qëndronte Loni Çuko. Ai rrinte në krye, dhe askujt nuk i bënte hije. Të gjithë pranonin komandën e tij të butë e të zgjuar e pa pretendime. Punonte, kishte gjetur veten e tij në punë. Këtë mund ta kuptojnë vetëm njerëzit e dhënë mbas profesionit. Profesionet janë të ndryshme, kënaqësia është e barabartë. Loni e ndiente që ecte në rruge të pa parë. Ai u bë autor i një letërsie të plotë për serrat. Letërsi që u shtri e u zbatua kudo e nga kushdo me sukses. Ai u bë nismëtar i krijimit të Institutit Perime-Patate, institucion që mori përsipër në kohë të gjithë përgjegjësinë teknike për kultivimin e perimeve dhe patates në fushë të hapur dhe serra. Jo jashtë interesit të Lonit, ishte dhe sektori i farnave. Në bashkëpunim me Instiutin Perime – Patate u organizua një skemë e plotë dhe efektive e prodhimit të farnave, duke u nisur nga super-elitat e deri në gjeneracionin e dytë ose të tretë për mbjelljen në ekonomi. Nëpërmes kesaj skeme u bë e mundshme të mbuloheshin për të gjithë perimet dhe pataten, të gjithë nevojat e vendit me gjeneracione të larta. Nga jashtë i importoheshin vetëm farnat që mbulonin serrat, duke kursyer miliona dollar.
Ambasador i pa emëruar
Kjo punë e qetë e shembullore e vuri Shqipërinë në rrugën e një progresi të lavdërueshëm. Ajo zuri vendin e parë si eksportuese perimesh dhe patatesh të hershme, midis shteteve të lindjes. Lavdërime dhe vlerësime të larta u bënë nga firmat austriake, gjermane, zviceriane etj., të cilat importonin sasira të konsiderueshme perime të freskëta nga Shqipëria. Loni ishte figura, numër një, që prezantohej. Ambasador i paemëruar, por që njihej si i tillë.
Dhe të mos harrojmë Lonin sportist
Bashkëmoshatarë të tij si dhe shokët e skuadrës “Dajti”në Tiranë dhe “Traktori” në Lushnjë e mbajnë mend si futbollist shembullor, i shpejte, me teknikë e triblime të admiruar, duke i dhënë edhe këtu kënaqësi shikueseve dhe vlerësuar kontributin e të mëdhenjve: Kristaq Gogoni, Mimi Xhoxhi, Petraq Shandro,Tasi Mitrushi, Shefqet Zeneli, Mexhit Haxhiu dhe legjendat Zihni Gjinali e Ismet Bellova.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj