Fejton nga Hyskë Borobojka
Dimri i egër dhe policët e bashkisë
Heronjtë e këtij rrëfimi janë: dimri i egër, më dëborë, të ftohtë e akull që ka plakosur, ujët që derdhet pa kursim mbi trotuarët e kthehet nga i lënkshënm në i ngurtë, një plak i shkretë, “shtuku-struku” që çapitet në trotuarin e ngrirë me akull, dy policë bashkie, që mbajnë sëhir dhe më tej një një zonjë që tregton disa perime.
Uji derdhet pa masë e kursim në trotuarin e rrugës nga kati i dytë i një banese dhe ka pushtua trotuarrin e rrugën. Dikush i thërrët të zotit të shtëpisë:
-Mbylle Lulo çezmën, se na mbyte fare!
Luli i përgjet qetë e i shpiegon se ka vite që nuk ka matës uji në shtëpinë e tij (s’ka pasur apo ia kanë marrë?!) dhe e derdh atë pa kursim, pasi ka kohë që e paguan me fatura afrofe të lëshuara nga ujësjellësi. Le të derdhet uji lumë, fatura aforfe as rritet as zvogëlohet. “Asgjë s’krijohet. asgjë s’hubbet, çdo gjë trasformohet” - thonë kimistët. Dimri i egër dhe cikma e madhe kanë bërë që ujin e lëngshëm që derdhet lumë në trotuar e në rrugë, ta kthejë në akull të ngurtë e të pilluar si ai në fushat e patinazhit. Njërzit kalojnë anës e pasanës së tij, me frikë e datë në zëmër se mos shkasin e rrëzohe dhe (larg qoftë) thyejnë ndonjë dorë, këmbë apo brinjë e zënë krevatin e shtëpisë apo shtratin e spitalit. Si duket atyre Perëndia apo natyra ua ka vendosur sytë jo në ballë, po në dhjetë gishtat e këmbëve, për ta parë, nuhatur e dalluar mire akullin kallkan me pllakat e trotuarit dhe asfaltin e rrugës. Nga grupi i kalimtarëtve mundohet të çapitet, “struku-struku” edhe një plak i shkretë “tue mërdhitë”. Si duket syzet apo sytë e tij kanë zënë perde dhe ujin e ngrirë akull e merr për asfalt. Sa hedh këmbën në të, ajo shket, s’e mban dot ekulibrin e trupit dhe këputet e bije sa gjatë gjërë. Nga i fluturon kapela s’përfundon bastuni. Disa qytetarë rendin ta ngenë e t’i japin ndihmë. Ndërsa policët e bashkisë për karshi, zbardhin dhënbët, pasi u duket si kur kanë vajtur në shfqen e “Portokallisë”, ku aktorët shtrihen e rrëzohen sipas urdhërit të regjisorit. Ata nuk kanë nge të merren as me plakun që gati theu kokën e mbeti pa frymë, as me ujësjellësin, që s’kontrollon, por ka vite që premton e trunbeton, se në çdo banesë të qytetarëve do të vendosë matsat e ujit, që të shpëtojnë qytetrët njëherë e mirë nga faturat afrofe, as me ata që e dërdhin ujin pa masë në trotuare e rrugë apo e përdorin për lavazhin e makinave, ujitjen e bashtave e kopshteve. Të tjera detyra i kanë vënë vetes. Në vend që të ndihmonin ‘plak shkretën” që po rënkonte nga dhimbjet e të gjobojnë e dënojnë shkaktarët, që s’janë të ralla në qytetet tona, sidomos kur “del dimri me kosë në dorë” që “bar e gjeth i kosit” (duke mos përjashtuar edhe njërëzit, sidomos ata të moshës së tretë). Policët që rrinë e vështrojnë, më shumë i shqetëson gruja për karshi, që mundohet të shesë disa tufa majdanos, qepë, kokrra hudhra e ndonjë perim a frutë tjetër, sesa hallet e kusuret e plakut të shkretë që e pësoj nga ujët e ngrirë akull në trotuar.
-Do ikish që këtej, apo si ke punën? – i thotë gruas njëri.
-Do të të përvëloj me një gjobë të mirë sa të mbledhish veten!- tjetri.
-Ku të vete? – i pyet ajo, duke mbledhur mallin.
-Shko më tutje, të mos dukesh! – e këshillon njëri prej tyre.
Ndërsa tjetri merr nja dy kokrra nga ato që tregton ajo dhe, duke i shkelur syrin, e pyet:
-Sa i shet këto?
-Merri, t’i kam falur! – i thotë gruaja.
-Edhe ne të kemi falur kësaj radhe! – shton tjetri.
“Plak shreta”, përveç ca lëndimeve pa shumë zarar, shpëtoi paq. Paq shpetoi edhe ai që derdh ujin në trotuar pa masë në palcën e dimrit. Të fituar e të gëzuar dolën edhe dy policët e bashkisë me një ryshfet të vogël. Ashtu si ka shpëtuar e vazhdon të shpëtojë edhe ndërmarrja e ujësjellësit, që premton vite më radhë të vendosë matsat e ujit në banesat e qytetrëve, por ç’e do, vuan nga sënudja e harresës. * * *
Nuk janë të ralla rastet, të shohish policë me uniformën e bashkisë, në “krye të detyrës”, që vijnë vërdallë troturareve e lokaleve të bizneseve, për të kapur e gjobuar ata që nuk zbatojnë ligjet e regullat e tregtmit. Por ligji, sipas tyre, ka dy anë: vjelje gjobash për shtetin e peshqeshe për vete. Tregojë (dhe kjo është e vërtetë) se në një lokal biznesi na paraqiten dy policë bashkie. Si e përshëndetin të zotine lokalit, e shikojnë nga duart. Pronari i shikon shtrembër. Ky veprim i tij bëri që ta ndjenin veten ngushtë, se po u ulej prestigji e autoriteti. Dhe nuk lanë sharje dhe ofezë nga leksiku i gjuhës shqipe pa përdorur kundër bizesmenit. Mirëpo ajo viran gjuhë “kocka s’ka e kocka thyen” Si mbaruan sharjet e ofezat me fjalë, ndërmjet zbatuesve të ligjit dh pronarit të lokalitt, hynë në veprim ndeshjet fizike.. Disa klientë, që u ndodhën aty, u munduan me mish e me shpirt të shuanin zjarrin, që po merrtë flakë. Po ku tërhiqeshin policët e bashkisë, që po u shkonte dëm mundimi për të nxjerrë hakun e ”shërbimit” të ditës. Nuk vonoi shumë dhe në vendngjarje u paraqitën disa policë të tjerë. Këta nuk ishin të bashkisë, si shokët e tyre, po të rëndit. Ata nuk e zgjatën shumë, po grindësit e zënësit baskë me një dëshmimtar okular i çuan në polici. Aty pronari i lokali dhe “okulari” bënë një kallzim penal për dy policët e bashkisë. Një kallzim të tillë bënë edhe policët, pasi, sipas tyre, ishin në “krye të detyrës”. Vërtet, ku kishte detyrë më të “madhe” e shërbim më me “vlerë, sesa të vjelish gjoba, një nga dhija e dy navija, një për shetin e dy për xhepin. Këto raste të shëmtuara përsëriten shpesh nga disa policë bashkie gjatë shërbimeve të tyre, për mbarvajtjen e kontrollin e mjedisit e tregut. Pandaj bizesmenët (sidomos ata të vegjëlit) thone: “Ruajuni, t’u ruaj Zoti, nga këta soj policësh, që në vend të zbatojnë ligjin, përshëndetin e përqafojnë Maliqin e ryshfetit!”
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj