Hyrje | Speciale | "Harry T. Fultz", shkollë private apo publike?

"Harry T. Fultz", shkollë private apo publike?

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

EKSKLUZIVE/ Denoncimi i prindit Flamur Çollaku: E vërteta me shkollën "Harry T. Fultz"

 

 

 

 

 

 

Fondacioni  shqiptaro - amerikan "Harry T. Fultz", Tiranë, është miratuar me Vendimin nr. 207, datë 29/04/2000, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e pjesëmarrjes së Qeverisë së Republikës së Shqipërisë në fondacionin shqiptaro - amerikan  "Harry T. Fultz", është vendosur: 1. Të miratojë pjesëmarrjen e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, në krijimin e fondacionit shqiptaro-amerikan "Harry T. Fultz", së bashku me fondacionin shqiptaro-amerikan të arsimit "Harry T. Fultz", të shtetit të Virxhinias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 2. Kontributi i Qeverisë shqiptare të jenë pronat e paluajtshme, trualli dhe ndërtesat e identifikuara në planimetrinë që i bashkëlidhet vendimit, me numrat 8/115, 8/116, 8/117 dhe 8/118,  të vendosura nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Tiranë, duke përfshirë shkollën elektrike dhe godinën e saj, dhe dhomat sportive të shkollës teknike "Harry T.Fultz".  3. Kontributi i fondacionit shqiptaro - amerikan të arsimit "Harry T. Fultz", i shtetit të Virxhinias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është investimi në veprimtaritë dhe në burimet arsimore, si dhe angazhimin e tij në rritjen e mëtejshme për zhvillimin e programeve dhe të veprimtarisë arsimore të saj. 4. Miratimin e aktit të krijimit të fondacionit shqiptaro - amerikan "Harry T. Fultz", i cili i bashkëlidhet këtij vendimi. 5. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.  Pra, për  zbatimin e këtij  vendimi është  marrë përfaqësuesi i Ministrisë  së Arsimit dhe Shkencës, i cili ka depozituar kërkesën në Gjykatë për depozitimin e VKM nr. 207, datë 29/04/2000, "Për miratimin e pjesëmarrjes së Qeverisë së Republikës së Shqipërisë në fondacionin shqiptaro - amerikan  "Harry T. Fultz". Të gjitha kërkesat e mëvonshme në gjykatë duhej të depozitoheshin vetëm me firmën e dy përfaqësuesve. Akti i themelimit dhe statuti janë  nënshkruar  nga dy palë: Qeveria shqiptare dhe fondacioni shqiptaro - amerikan të arsimit "Harry T. Fultz", i shtetit të Virxhinias, dhe nuk mund të  kryhet asnjë  veprim i mëvonshëm  pa vullnetin e  këtyre  dy palëve  ose përfaqësuesve    tyre, të  përcaktuar  si përfaqësues  me vendim gjykate. E  përcaktuar qartë kjo, në  ligjin për  shoqëritë tregtare dhe për  organizatat jofitimprurëse.  Me vendimin e Gjykatës së rrethit Tiranë nr. 1945, datë 15/06/2000, mbasi janë  depozituar aktet e formimit të  fondacionit është  vendosur:  "Regjistrimin person juridik të fondacionit  shqiptaro - amerikan "Harry T. Fultz". Selia e fondacionit  është në Tiranë  Rr. "Mine Peza", shkolla teknike "Harry T. Fultz". Themelues të fondacionit  janë Qeveria e Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe fondacioni shqiptaro - amerikan i arsimit  "Harry T. Fultz", përfaqësuar nga David Hansen." Përfaqësimi i këtij fondacioni sipas vendimit të gjykatës është dypalësh dhe nuk mund të kryhet asnjë veprim pranë institucioneve administrative ose gjykatës pa konfirmimin dypalësh: 1.Qeveria e Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. 2.Fondacioni shqiptaro - amerikan i arsimit  "Harry T. Fultz", i shtetit të Virxhinias. Gjykata nuk ka përfshirë në kapitalin e fondacionit  shqiptaro - amerikan "Harry T. Fultz", pasuritë e paluajtshme  truallin dhe  ndërtimet brenda territorit të shkollës teknike dhe kontributin me asistencë teknike të fondacionit shqiptaro - amerikan të arsimit "Harry T. Fultz", i shtetit të Virxhinias, sepse nuk është vendosur  ndërmjet palëve që të kapitalizoheshin për llogari të fondacionit. Nuk ekziston asnjë akt-vlerësim  për përfshirjen në kapitalin e këtij fondacioni të këtyre pasurive të paluajtshme që janë kontribut i Qeverisë shqiptare dhe kontributi i fondacionit shqiptaro - amerikan të arsimit "Harry T. Fultz", i shtetit të Virxhinias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  i cili të jetë depozituar në gjykatë dhe të jetë bashkëlidhur me aktet e tjera. Në këtë periudhe nuk lejonte ligji, kapital, pasuri të paluajtshme për fondacionet, organizatat joqeveritare.  Aktiviteti i shkollës nuk është privat sipas kërkesave të ligjit nr. 7952, datë  21.6.1995 "Për sistemin arsimor parauniversitar" i ndryshuar. Me vendimin  nr. 1945/1, datë 07/04/2003, të Gjykatës së Shkalles së Parë Tiranë, është vendosur: "Pranimin e kërkesës dhe depozitimit në regjistrin e organizatave jofitimprurëse, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, të statutit të ndryshuar të  fondacionit shqiptaro amerikan "Harry T. Fultz", datë 19/05/2002, në të cilin, veç të tjerave, përcaktohet dhe përbërja e Bordit të Drejtorëve si më poshtë: Një anëtar i emëruar nga Ministria i Arsimit dhe Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Një anëtar i emëruar nga Ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale të Republikës së Shqipërisë.  Katër anëtarë të emëruar nga Fondacioni shqiptaro-amerikan "Harry T. Fultz", një prej të cilave do të shërbejë si lidhësi zyrtar ndërmjet fondacionit me bazë në Virxhinia dhe fondacionit me bazë në Tiranë. Një anëtar i emëruar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Një anëtar i emëruar nga Presidenti i Institutit Bujqësor dhe Industrial i Selanikut, Greqi. Kryetar i Bordit të Drejtoreve u zgjodh z. Dennis Hercechbach dhe zëvendëskryetar  i Bordit të Drejtoreve u zgjodh përfaqësuesi nga Ministria e Arsimit".

Koment:

Kërkesën e ka ushtruar në gjykatë z. Dennis Hercechbach, i cili nuk legjitimohej sepse vazhdonte të ishte si përfaqësues për  palën amerikane David Hansen. Duhej të zëvendësohej përfaqësuesi  David Hansen dhe të fitonte këto të drejta z. Dennis Hercechbach.  Në fakt Kryetarja e bordit të  fondacionit shqiptaro- amerikan të arsimit  "Harry T. Fultz", të Virxhinias, ka paraqitur  në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Tiranë, deklaratë në anglisht, e cila nuk u pranua për shqyrtim sepse nuk ishte në gjuhen shqipe. Kërkesa  që duhej të depozitohej në gjykatë duhej gjithmonë me firmën e përfaqësuesve të palëve që kanë formuar fondacionin. Përfaqësuesit mund të ndryshojnë dhe ndryshimi miratohet në gjykatë. Këtu  jemi para konsumimit të veprës  penale të mashtrimit  me qëllim përvetësimin  e aktiviteteve publike duke i konsideruar si private dhe duke thithur fonde nga individë dhe persona juridik dhe të falsifikimit të dokumenteve sepse duhej të ushtrohej kërkesa nga përfaqësuesit e fondacionit ndërkohë që, është ushtruar nga persona, të cilët nuk kanë pasur tagra dhe të drejta.  Kuptohet se, fondacioni kishte në bord anëtarë nga Ministria i Arsimit dhe Shkencave, Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, katër anëtarë të emëruar nga fondacioni shqiptaro-amerikan "Harry T. Fultz", një prej të cilave do të shërbejë si lidhësi zyrtar ndërmjet fondacionit me bazë në Virxhinia dhe fondacionit me bazë në Tiranë. Një anëtar i emëruar nga Presidenti i Institutit Bujqësor dhe Industrial i Selanikut, Greqi. Ky i fundit nuk dihet se nga ka ardhur dhe kush e ka rekomanduar. Po kështu dhe emërimi i një anëtari të emëruar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, për  emërimin e të cilit nuk ka asnjë dokument të lëshuar nga ambasadori. Kërkesa e ushtruar nga z. Dennis Hercechbach, ka qenë e kundraligjshme sepse ai nuk kishte tagrat e përfaqësimit sipas vendimit të Gjykatës së rrethit Tiranë nr. 1945, datë 15/06/2000. Më datë 09/06/2003, është depozituar kërkesa  nga z.Dennis Hercechbach, dhe me vendimin  nr. 1945/2, e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është vendosur:  "Pranimin e kërkesës dhe  depozitimin në regjistrin e organizatave jofitimprurëse të Gjykatës së Shkalles së Parë Tiranë, të vendimit datë 19/05/2003, të Bordit të Drejtoreve të fondacionit shqiptaro-amerikan "Harry T. Fultz", që në bazë të nenit 18 të ligjit 8788, datë 07/05/2001, "Për Organizatat jofitimprurëse, si dhe në nenin (3)  të statutit të fondacionit, bordi i drejtoreve me unanimitet vendosi:  1. Ndryshimin e nenit 1 të statutit te fondacionit me këtë përmbajtje: Neni 1 Qëllimi dhe fusha e veprimtarisë së fondacionit  1.1 Qëllimi  i fondacionit është të realizojë qeverisjen dhe menaxhimin e Institutit "Harry T. Fultz", si vazhdues historik i Shkollës Profesionale Shqiptare, themeluar në Tiranë, nga Kryqi i Kuq Amerikan..."

Koment:

Qëllimi i fondacionit është i përcaktuar në akt themelimin  dhe statutin e fondacionit,  ku është cilësuar: "Neni 5"/Themeluesit Dy palët, që veprojnë si themelues të përbashkët, me qellim për krijimin e një  institucioni të  fortë  për  trajnimin  teknik për rritjen e produktivitetit dhe prosperitetit të  Shqipërisë, janë: 1) Qeveria e Republikës së Shqipërisë,  e cila sjell në  këtë  themelim, bazuar në  ligjin shqiptar dhe me vendim të  Këshillit    Ministrave, pronat e paluajtshme që  do të  përbejnë vendin operues të shkollës teknike "Harry T .Fultz", dhe, 2) Fondacioni shqiptaro-amerikan i arsimit "Harry T. Fultz", i Shtetit të Virxhinias në  Shtetet e Bashkuara, i regjistruar si agjent i ligjshëm në  Republikën  e Shqipërisë, i cili sjell në këtë themelim investimet e tashme e të shkuara në aktivitetet dhe burimet arsimore të shkollës  teknike "Harry T. Fultz", dhe angazhimin e tij në rritjen e mëtejshme  e zhvillimin e programeve dhe aktiviteteve arsimore te saj."

Palët janë ndryshuar pa pëlqimin e palëve formuese dhe përfaqësuese  dhe të bordit të drejtorëve legjitim të përcaktuar qartë në akt-themelim. Në  nenin 1.1 është vendosur ndër të tjera se: "Qëllimi  i fondacionit është të realizojë qeverisjen dhe menaxhimin e Institutit "Harry T. Fultz", si vazhdues historike e Shkollës Profesionale Shqiptare, themeluar në Tiranë, nga Kryqi i kuq amerikan". Kujtojmë se kjo shkolle është bërë publike në vitin 1933 dhe e padiskutueshme në periudhën e komunizmit. Për të fituar këtë status që kane kërkuar drejtuesit e këtij fondacioni duhej një procedure e miratuar me ligj dhe akte nënligjore pastaj mund të depozitoheshin si aktivitete me vendim gjykate.  Të gjithë këto aktivitete që kanë menduar të kryejnë nëpërmjet këtij fondacioni duhej të licencoheshin nga ministritë përkatëse. Kjo nuk është kryer dhe për rrjedhoje është kryer aktivitet i paligjshëm  duke mashtruar prindërit  e nxënësve që të paguajnë  për nxënësit si shkollë private kur ishte e kundërta. Po kështu, ka vepruar kolegji, autoshkolla, bufe, parking etj.. Për t'u kuptuar mund të bëjmë një krahasim. Nuk mund të depozitohet ushtrimi i aktivitetit të avokatit në gjykatë  pa përfituar licencën  teknike në Ministrinë e Drejtësisë. Ndryshimi i qëllimit të fondacionit ka qene vetëm me objektiv për të përvetësuar dhe trajtuar aktivitetet publike si private po kështu dhe asetet.  Ky është momenti kur ka filluar procedura për të përvetësuar  Shkollën teknike "Harry T. Fultz", Tiranë, shkollë publike dhe kombëtare. Pyetja thelbësore dhe shqetësuese a njihet si shkollë private e miratuar dhe licencuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, fillimisht për programin dhe legjitimitetin e saj apo është shkollë publike?  A duhet të paguajmë ne,  kur ajo është shkollë publike e pa licencuar si shkollë private? Më është kthyer përgjigje  nr. 1/163/1, datë 21/09/2010 dhe është cilësuar:  "Në përgjigje të kërkesës suaj datë 17/09/2010 mbi statusin juridik të shkollës së mesme teknike "Harry Fultz", Tiranë, ju informojmë se shkolla e lartpërmendur është licencuar dhe miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës si shkollë jopublike me VKM nr. 207, datë 29/04/2000".

Koment:

Përgjigja është shume komprometuese, e cila anashkalon kërkesat dhe pyetjet e ushtruara në kërkesë.  Kam depozituar kërkesën tjetër dhe me vjen përgjigje me nr. 1/133/1, datë 22/06/2011,  e cila përsëri është kompromentuese, ku institucioni Ministria e Arsimit dhe Shkencës mundohet të justifikojë, ndoshta të fshehë  aferën në  fondacionin shqiptaro-amerikan "Harry T. Fultz", në  shkollën teknike "Harry T. Fultz", Tiranë, shkollë publike dhe kombëtare, nga Arian Kapedani, Brikena Baxhaku dhe drejtues të tjerë të fondacionit dhe të shkollës. Në përgjigje cilësohet nder të tjera se:  "... Është institucion privat jofitimprurës  i arsimit teknik..." Përsërisim se kjo përgjigje është më shumë   komprementuese se e para sepse dihet shume mirë  nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, se ky fondacion nuk është privat sepse duhet të kishte një procedure të qartë me ligj dhe akte nënligjore  privatizimi. Arsye është sepse asetet shtetërore i kanë kaluar te fondacioni privat pa procedurë ankandi ose konkurrence. Po kështu, aktivitetin e shkollës me çfarë akti e ka marrë në vazhdimësi duke e kaluar nga publike në private (jopublike)? Me këtë mënyrë që mundohen të justifikojnë ose fshehin veprimet e kundraligjshme del sikur janë "falë" asete, aktivitete individëve që drejtojnë këtë fondacion dhe shkolle dhe atyre që e kane për detyre të kontrollojnë. Unë kam drejtuar disa pyetje në kërkesat dhe ankesat e mija dhe nuk jepet përgjigje. Kuptohet jo se nuk dihet përgjigja, por për vetëm dhe vetëm për të mbuluar këtë maskarade që ka ardhur vetëm duke u zgjeruar nder vite. Cilësohet në  përgjigje  se:  "Shkollën teknike "Harry T. Fultz", Tiranë, është vazhduese historike e shkollës profesionale shqiptare të themeluar në vitin 1921, dhe jo institucion arsimore i krijuar rishtazi, për rrjedhojë nuk pajiset me licencë".  Po të analizohet kjo shprehje e cila mundohet të justifikoje shkeljet e ligjit kuptohet sa komprementuese është. Duhej të  vihej baza ligjore për    argumentuar këtë,  por nuk  ka asnjë  akt ligjore e nënligjore të mbështesë këto veprime absolutisht të  kundraligjshme. Cilësohet  se shkolla është formuar në vitin 1921, por ju kujtojmë se në  vitin 1933, të gjitha shkollat janë kthyer shtetërore. Është e qartë dhe dihet se periudha komuniste nuk kishte shkolla private. Pyetja është shume e thjeshte si u privatizua dhe kush e ka privatizuar? Përgjigja është se nuk është privatizuar dhe nuk  kemi privatizim të  asnjë shkollë publike në Shqipëri deri tani, dhe  nuk ka procedure ligjore për këtë. Besoj se Arian Kapedani dhe Brikena Baxhaku e kushdo tjetër që përfshihet në këtë aferë nuk është trashëgimtar i të madhit Harry. T. Fultz, që fatkeqësisht po i fyet emri nga ky klan i rrezikshëm dhe për shtetin shqiptar.

Pasi ka kaluar të gjithë hallkat e ankimit administrativ dhe trokitjes në dyert e institucioneve shtetërore për ngritjen e problemit, z. Flamur Çollaku, djali i të cilit studion në shkollën e mesme "Harry T. Fultz" ka vendosur të bëjë publik shqetësimin e tij përmes gazetës "Telegraf". Megjithëse nga jashtë duket se gjithçka shkon qetë dhe kur prindërit, fëmijët e të cilëve mësojnë në këtë shkollë të mesme paguajnë tarifën e shkollimit, si të gjithë të tjerët që kanë vendosur të dërgojnë fëmijët në institucione private, z. Çollaku përmes një argumentimi ligjor dhe kronologjik zbardh skemën dhe pretendon se kjo shkollë nuk është privatizuar kurrë. Në këto kushte, ajo vijon të jetë shtetërore, ashtu sikundërse ka qenë qysh nga viti 1933. Ndërkaq, z. Çollaku sjell në vëmendje edhe disa vendime gjyqësore, ku sipas tij, nuk janë të rregullta dhe janë marrë në kundërshtim me ligjin. Gjatë analizës së tij, si prind, por edhe si qytetar, z. Çollaku ngre pyetjet: "A njihet si shkollë private e miratuar dhe licencuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, fillimisht për programin dhe legjitimitetin e saj apo është shkollë publike?  A duhet të paguajmë ne,  kur ajo është shkollë publike e palicencuar si shkollë private?". Në analizën e tij ligjore z. Çollaku merr në shqyrtim vendimet dhe ndryshimet e bëra që nga viti 2000 e deri më sot, ku sipas tij në mënyrë të kundraligjshme është zëvendësuar si fillim përfaqësuesi i palës amerikane e më pas janë marrë një sërë vendimesh të tjera për të arritur deri në situatën aktuale. Sipas tij, "kushdo  që përfshihet në këtë aferë nuk është trashëgimtar i të madhit Harry. T. Fultz, që fatkeqësisht po i fyet emri". "Telegraf" në vijim të denoncimit të z. Çollaku do të vijojë sërish nesër të publikojë pjesën e dytë, ku sillen argumentet ligjore se "Harry T. Fultz" ka vetëm licencë për gjimnaz e jo për shkollë të Mesme Teknike, sakaq edhe paradoksin në Dëftesën që kjo shkollë lëshon, ku ka një mospërputhje mes emërtimit në dëftesë dhe vulës së vendosur, duke ngritur pikëpyetje mbi vlefshmërinë". Në kuadër të transparencës dhe zbardhjes në themel të çështjes, "Telegraf" është e hapur në çdo moment për reagimet e të gjithë palëve të interesuara.

Librat: Të fotokopjuara, pa vulë nga MASH dhe shiten për të reja

Ndërkaq, sipas z. Çollaku krahas skandalit të mësipërm, një tjetër skandal është duke ndodhur në shkollën "Harry T. Fultz" Librat që shiten për të gjithë nxënësit janë të fotokopjuara dhe në anglisht. Pikëpyetje ngrihet që në faktin se këto libra nuk kanë asnjë vulë apo stampë të Ministrisë së Arsimit, sikundërse librat e tjerë që shpërndahen në të gjithë shkollat e tjera. E çuditshme është edhe fakti, se menjëherë të bie në sy fakti se librat janë të fotokopjuara dhe megjithatë shiten me çmime të larta.

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

denoncuesi ne 14/01/2012 15:19:26
avatar
Kuptohet sa e lire eshte media pjesen e lire nuk e botoj.Gjithshtu nuk veprojne asnje institucion i shtetit nder te tjera Ministria e Brendeshme Departamenti kunder krimit financiar, Prokuroria. Ministria e Arsimit dhe Tatimet jane perfhsire ne kete afere.
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 233 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
3.93