Hyrje | Speciale | Sondazhi në "Telegraf"

Sondazhi në "Telegraf"

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Ja personazhet fitues për vitin 2011

 

 

 

 


Gazeta “Telegraf” shpall sot fituesit e anketës së përvitshme për personazhet më të shquara të vitit të kaluar, pas një gare të fortë që vazhdoi për më shumë se gjashtë muaj. Ishte një garë për t’u pasur zili për nga rivaliteti i vlerave më të mira në politikë, në jetën shoqërore dhe në veprimtaritë e biznesit. Përveç letrave të shumta në redaksi, lexuesit tanë kanë votuar edhe me anë të e-mail-it dhe sms-ve nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë vendit nga lexuesit tanë në internet. Ja cilët janë fituesit:

Politikani i karrierës 
Edi Rama
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka qenë më i votuari në anketën e gazetës “Telegraf”, midis politikanëve të tjerë aktivë dhe me ndikim në jetën politike dhe shoqërore të vendit. Sikurse shprehen votuesit, Edi Rama, ka ditur të bëjë një politikë efektive dhe largpamëse, duke e drejtuar jo vetëm selinë rozë, por gjithë opozitën në periudha delikate dhe me një stil tërheqës, duke thyer shumë shabllone të së kaluarës. Shumë nga votuesit e shikojnë opozitën si fituese të zgjedhjeve të ardhshme dhe zotin Rama si Kryeministër të vendit. Është interesant fakti që krahas Edi Ramës, ndër më të votuarit në këtë garë kanë qenë edhe personalitete të tjera të politikës si: Sali Berisha, Skënder Gjinushi, Damian Gjiknuri, Jozefina Topalli e të tjerë.  

Politikani i ri më i suksesshëm
Ardit Çela
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Lëvizjen Socialiste për Integrim është votuar me shumicë dërrmuese nga lexuesit e gazetës “Telegraf” si politikani i ri më i suksesshëm për vitin 2011. Ai ka tërhequr vëmendjen për maturinë dhe vizionin e tij politik, duke u konsideruar si një politikan me perspektivë jo vetëm në LSI, por edhe në skenën shqiptare të politikës. Qëndrimet e tij të ekuilibruara janë shpalosur në deklaratat për shtyp që ka bërë në emër të partisë së tij, por edhe në intervistat që ka dhënë në shtypin e shkruar dhe në TV. Në të gjitha komunikimet ai ka manifestuar një kulturë dhe vizion perëndimor, për të cilat ka realisht nevojë politika e sotme shqiptare. Në garë me Arditin kanë qenë edhe Gerti Bogdani, Ermonela Felaj, Mirgen Lata, Elisa Spiropali e të tjerë.

Modeli i Presidentit
Bamir Topi
Presidenti Bamir Topi është vlerësuar për një qëndrim parimor dhe për integritetin që ka treguar në një sërë momentesh delikate të vendit gjatë vitit të kaluar. Votuesit e “Telegraf”, nënvizojnë në konsideratat e tyre se Presidenti Topi është një model i Kryetarit të Shtetit që i duhet Shqipërisë europiane. Sidoqoftë, duhet të sqarojmë se në garën për Presidentin e ardhshëm të vendit kryesojnë listën e pretendentëve Prof. Servet Pëllumbi, Ismail Kadare, Jozefina Topalli, Fatos Nano e të tjerë, diferenca mes të cilëve here-herë ka qenë tepër e ngushtë. 

Emisioni investigativ më i mirë
“Fiks Fare”
Ishte e pamundur të shmangie emisionin investigues “Fiks Fare”, pavarësisht se, edhe vitin e kaluar ky emision ishte fitues. Mirëpo audienca e jashtëzakonshme e këtij emisioni duket se ka bërë punën e vet. Ai mbetet një emision jo vetëm më i ndjekur midis shqiptarëve, por sikurse shprehen shumë votues, “është kthyer në një institucion, ku qytetarët gjejnë shpesh zgjedhjen e halleve të tyre”. Emisioni çmohet në mënyrë të veçantë për kurajën qytetare dhe për profesionalizmin, ku vlerësohet sidomos puna e shkëlqyer e drejtorit të emisionit, Filip Çakulit, e drejtuesve në studio, Saimirit dhe Doktorit, si dhe e gjithë ekipit realizues. Vitin e kaluar ky emision shënoi një nga kulmet e tij me publikimin e video-përgjimit Meta-Prifti, e cila tronditi qeverinë dhe solli një “furtunë” të vërtetë në politikën shqiptare.

Emisioni i mbrëmjes në TV
“Start”, Ora News
Emisioni “Start” megjithëse me një biografi të shkurtër, spikati që në fillim për origjinalitetin, profesionalizmin dhe freskinë që solli në mediat audio-vizive. Menjëherë ai u bë një emision konkurrent në tregun mediatik duke tërhequr vëmendjen e teleshikuesve dhe u bë një nga emisionet më të dashur për paanshmërinë e tij. Lexuesit e “Telegraf” e vlerësojnë këtë si një emision me fizionomi të qartë dhe me perspektivë, pasi është vazhdimisht në rritje.

Biznesi vendas, prodhues më i suksesshëm
Taçi Oil
Kompania Taçi Oil International, nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të saj, zotit Rezart Taçi, mbetet padyshim kompania model e biznesit prodhues vendas. Kjo kompani ka sjell prej vitesh në Shqipëri vlerat më të mira të tregut global në fushën e karburanteve, duke u shndërruar në lider të tregut me shumicë e pakicë në vendin tonë. Por, ndërkaq vlerat e kësaj kompanie çmohen edhe në mjaft drejtime të tjera. Televizioni “Albanian Screen” konsiderohet si një TV-të më prestigjiozë në vend dhe me një rritje të vazhdueshme. Po kështu, zoti Rezart Taçi dhe kompania që ai drejton janë sponsorizues të shumë veprimtarive me karakter kombëtar, si në sport, arsim e kulturë. Për të gjitha këto vlera, lexuesit tanë votuan sërish për këtë kompani si më të suksesshmen në fushën e biznesit.

Kompania ku gjejmë siguri
SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA
Shoqëria e sigurimeve që drejtohet me shumë efikasitet nga i mirënjohuri Avni Ponari, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, duket se është e pakonkurrueshme në llojin e vet në Shqipëri. Nga viti në vit ajo ka ardhur duke e rritur prestigjin e saj, nëpërmjet korrektësisë shembullore me klientët e saj të shumtë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Është pikërisht kjo arsyeja që lexuesit e “Telegraf” e zgjedhin për të dytin vit radhazi në top listën e shoqërive të sigurimit SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA. Ata që e kanë votuar unanimisht këtë kompani vlerësojnë drejtimin mjaft profesional të Presidentit Avni Ponari dhe të të gjithë ekipit të tij, shërbimin e përsosur që kanë gjetur te kjo kompani, shërbimet në kohë rekord dhe garancitë që jep kjo kompani në të ardhmen.
 
Shoqëria Civile 
Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”
Fondacioni Fëmijët Shqiptare, me Presidente zj. Liri Berisha, ka fituar simpatinë e lexuesve të “Telegraf” me gjestet dhe veprimtaritë e shumta të bamirësisë sidomos për fëmijët jetim dhe ata në nevojë.  Zonja Berisha çmohet nga votuesit e anketës sa për aftësitë e saj si mjeke, aq dhe për humanizmin e saj. Qendra Kombëtare e Zhvillimit për Fëmijë është kthyer tashmë në një adresë të dashur dhe burim shprese për qindra fëmijë shqiptarë anembanë vendit. Veprimtaria e kësaj qendre është vlerësuar dhe përshëndetur edhe nga mjaft organizma homologe, forume dhe personalitete ndërkombëtare.

Lëvizja më popullore
Aleanca Kuq e Zi
Aleanca Kuq e Zi, e cila u shfaq në horizontin shqiptar vitin e kaluar ngjalli shumë shpresë për të rimëkëmbur ndjenjat kombëtare të shpërfillura nga partitë aktuale politike. Aleanca Kuq e Zi, nën drejtimin e ish-Nënkryetari të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, u mbështet që në fillim fuqimisht nga shoqata  patriotike, të cilat iu bashkëngjitën asaj. Por ajo ka gjetur një përkrahje të fuqishme në të gjitha hapësirat shqiptare dhe në mjaft vende të ndryshme të botës ku jetojnë dhe punojnë shqiptarë. Së shpejti kjo parti do të kthehet në parti politike dhe shihet si një konkurrente e fortë në zgjedhjet e ardhshme. Ky ishte dhe shkaku që nga lexuesit tanë kjo lëvizje fitoi më shumë vota se dy aleancat e mëdha aktuale në vend, siç janë Aleanca për të Ardhmen dhe Aleanca për Qytetarin.

Personazhi i Drejtësisë
Niazi Jaho
Konstitucionalisti i njohur Niazi Jaho u përzgjodh nga votuesit tanë për integritetin e tij të lartë si jurisë gjatë prononcimeve publike, shkrimeve analitike dhe intervistave të mprehta që ka dhënë gjatë vitit të kaluar. Ai u shqua midis kolegëve të tij për principialitetin gjatë debateve për çështje të kushtetutshmërisë, të Kodit Penal, Reformës zgjedhore, si dhe përsosjen e sistemit të drejtësisë në vend. Gjatë vitit të kaluar ai botoi me sukses një libër mjaft të vlerësuar nga juristët dhe ekspertët e drejtësisë që titullohet “Refleksione mbi shtetin e së drejtës”. Rivalë të zotit Niazi Jaho në anketën tonë ishin: Thimio Kondi, Arben Dollapi, Dëshira Subashi, Idajet Beqiri, Shpresa Beçaj dhe Igli Totozani.

Çmimin për Art, Kulturë & Letërsi
Akademik Rexhep Qosja
Prof. Rexhep Rosja është padyshim një nga personalitetet më të shquara të letërsisë dhe kulturës shqiptare. Ai ka lindur më 25.VI.1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Veprimtaria e tij krijuese shtrihet në një sërë fushash të letërsisë, studimeve të historisë së letërsisë, albanologjisë, kritikës dhe publicistikës. Proza, ese e studime të Prof. Qoses janë botuar edhe në rusishte, në frëngjishte, në rumanishte, në turqishte, në maqedonishte e në hungarishte. Është përfaqësuar në antologjitë e prozës shqipe të botuara në Jugosllavi, në Paris, në Moskë dhe në antologjitë e eseve të kombeve e të kombësive të Jugosllavisë, të botuar në Lubjanë. Për krijimtarinë shkencore dhe letrare është çmuar me: Shpërblimin e qytetit të Prishtinës, më 1968; me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit më 1969; me dy shpërblime të SHSH të Kosovës, më 1972 dhe 1974 dhe me Shpërblimin e RS të Serbisë – 7 Korriku, më 1975-n. Është marrë edhe me veprimtari politike; në periudhën 1998-2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000 ai është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë me titullin “Nderi i Kombit”. Në një garë të fortë me Profesor Qosen në anketën tonë ishin Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Mumtas Dhrami, Kiço Blushi, Diana Çuli e të tjerë.

Subscribe to comments feed Komente (35 publikuar):

charli ne 19/04/2012 11:48:47
avatar
do te ishte me mire ta emertonit sondazhin" karagjozi i vitit"
sotiri ne 29/02/2012 22:47:10
avatar
presidenti i ardhshem do te jete artur kuko
albar&you ne 16/02/2012 06:33:10
avatar
fakti qe i perzgjidhni ju emrat eshte paragjykues, lerini lexuesit te japin emrat qe deshirojne paraprakisht e me pas me te zgjedhurit te kalojne ne fazen e votimit, por keshtu ju para vendosni emra qe ndoshta shume te tjere nuk i duan, e deshirojne te tjere emra qe ju nuk i kini ne sondazhin tuaj. Flm
eri veshi ne 11/02/2012 10:01:55
avatar
I vetmi president per shqiperine eshte Fatos Nano, ai mund ta ndryshoje Shqiperine, se eshte i vetmi politikan i pergatitur dhe i mirefillte per te drejtuar kete vend .
anonim ne 04/01/2012 05:10:57
avatar
Genc Pollo
agron ponari ne 04/01/2012 04:21:30
avatar
sigal me emira shoqeri sigurimesh
Bajram Shehu ne 18/12/2011 10:48:41
avatar
Si njeri me te mire per vitin qe po mbyllet 2011, politikan dhe avokat, do te cilesoja Av. Idajet beqirin. Faleminderit
Marinela Jonuzi ne 16/12/2011 14:15:19
avatar
Une votoi avokat Idajet beqiri sepse ne drejtesi eshte shume avokat i zoti.
Rajmond Lala ne 16/12/2011 14:12:58
avatar
Vota ime si burr i shquar i drejtesise per vitin 2011 shkon per Zotin Avokat Idajet Beqiri
Preng Marku ne 16/12/2011 14:10:55
avatar
Per mu avokat i shqur asht zotni Idajet Beqiri.
1 2 3 4 next total: 35 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1461 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
2.91