MASH/ Matura Shtetërore
Flet Ndriçim Mehmeti: Jo të gjithë maturantët do të kenë mundësinë të shkojnë në universitete
Pas daljes së Formularëve A1dhe A1Z për Maturën Shtetërore 2012-të, maturantët janë njohur më nga afër tashmë përmbajtjen e këtyre formularëve. Në një intervistë për gazetën “Telegraf”, z.Ndriçim Mehmeti, Shef i Monitorimit të Cilësisë dhe Vlerësimit në Ministrin e Arsimit ka pohuar të gjithë procedurën që duhet të ndjekin maturantët e vendit, për plotësimin e tyre, si dhe kujdesi që ata duhet të kenë, për t’i dhënë mundësi të ardhmes së tyre.
Z. Mehmeti pas daljes së Formularëve A1 dhe A1Z për Maturën Shtetërore 2012-të, mund të na pohoni se cila do të jetë procedura që do të ndiqet nga maturantët për plotësimin e tyre?
Për Maturën 2012-të e reja e formularëve të shpallur tashmë është qëndrimi më afër maturantit. Janë paraqitur të gjitha lëndët, ato paraqiten edhe si gjuhë e huaj e parë dhe gjuhë e huaj e dytë. Pra, duhet të kemi parasysh që kemi një grup lëndësh me zgjedhje, ku maturanti do të përpiqet të gjej veten e tij, të cilat janë të kurrikulës bërthamë dhe të kurrikulës me zgjedhje, por mos të harrojmë që këtë vit sipas udhëzimit dhe rregullores, maturanti ka të drejt të zgjedhë edhe dy gjuhë të huaja. Pra, dikush që ka dëshirë për të zhvilluar në shkencën e linguistikës mund të zgjedh dy lëndë, por fillimisht maturanti duhet të dijë të zgjedh se kush është gjuha e huaj e parë dhe gjuha e huaj e dytë, për të përcaktuar se cilat janë kreditit dhe në bazë të tyre , maturanti duhet të shikoj edhe koeficientet përkatës në përzgjedhjen e bërë. Për shtetasit shqiptarë dhe të huaj që kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë vendit është hartuar formulari A1Z, që mund të plotësohen nga këta persona që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Shqipëri. Por mos të harrojmë edhe faktin që ne kemi një udhëzim për azilantët shqiptarë, sepse neve jemi një vend i hapur, ku kemi persona që kanë azil ekonomik apo politik, emigrant që janë punësuar dhe kanë një kontratë pune në vendin tonë, ato mund të pretendojnë të vazhdojnë studimet e larta në Shqipëri, pasi njohin shumë mirë edhe gjuhën tonë . Pra, kjo nuk i pengon në bazë të këtyre kërkesave që ne kemi.
Cila është risia që mbartin këtë vit Formularët A1 dhe A1Z?
Brenda Formularit A1 ka një gjë shumë të rëndësishme këtë vit, ku për herë të parë maturantit i kërkohet të vihet adresa e e-mail-it. Pra, ata kanë një adresë të tillë, përveç faktit, të të dhënave të tjera, të bëra publike tashmë me daljen e formularëve ditën e premte. për herë të parë vendoset në pikën 10-të të tij, adresa e e-mail-it. Kjo risi këtë vit, i vjen në ndihmë maturantëve kandidatë sepse nëse ata kanë bërë një gabim, dhe nuk ka mundësi që ta kontrollojë këtë gabim, atëherë ndërhyjmë ne, duke i dërguar një e-mail, dhe maturanti rikorrigjon vetveten. P.sh nëse ai ka dhënë të dhëna që neve nuk na korrespondojnë, atëherë ne i kërkojmë të dhëna shtesë, mëse është bërë ndonjë gabim gjithmonë. në këtë rast në jemi munduar t’i ofrojmë të gjitha mundësitë maturantëve. Ne do të bëjmë përpjekje maksimale edhe për zonat që kanë vështirësi, jemi të gatshëm që t’i shpërndajmë formularët. Çdo maturant duhet të marrë një kopje të formularëve, ta shikojnë, studiojnë me vëmendje dhe më pas në bashkëpunim me mësuesit kujdestar, me një anëtar të komisionit shkollor të Maturës Shtetërore, të vendosin për të ardhmen e tyre.
Cili është ndryshimi midis Formularit A1 dhe A1Z, dhe si do të procedohet me koeficientet dhe kreditet?
Ashtu sikurse është bërë e ditur tashmë, Formulari A1 plotësohet nga të gjithë maturantët e vitit 2012-të. Por duhet pasur parasysh fakti se jo të gjithë të pretendojnë se plotësimi i formularit i shpall fitues për në universitete, dhe janë automatikisht një kandidat i mundshëm potencial. Pasi në rast se maturanti rezulton mbetës në provime, atëherë në datën 24 maj, ku dalin zyrtarisht listat përfundimtare , maturanti nuk ka arsye justifikimi që plotësimi i formularit i hap rrugët e të ardhmes për në degën e tij të preferuar. Ndërsa formulari A1Z plotësohet nga shtetas shqiptar ose të huaj që kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë vendit , plotësohet nga ata që kanë mbaruar para vitit 2011-të, do të jenë tre profilet që kanë qenë dikur, ndërsa në profilin e katërt shkruhet gjimnazi 2012-të, që presupozon se janë këta maturantë dhe do kenë të njëjtët koeficientet. Në Formularin A1Z këta shtetas që kanë mbaruar maturën para vitit 2011-të do të shënojnë edhe lëndët që do të mbartin , nëse janë mbetës, në rast se nuk rezultojnë mbetës nuk kanë të drejt të japin më provime me zgjedhje. Pra, maturantët që kanë mbaruar para vitit 2012-të, që rezultojnë kalues në të gjitha lëndët nuk do të japin më provime me zgjedhje, në së rezulton mbetës në një prej provimeve me zgjedhje ai duhet të shënoj provimin që ka dhënë, pasi nota është e shënuar në database tona, dhe shënon edhe lëndët që ai dëshiron të japë duke iu nënshtruar provimit si gjithë të tjerët. Askush nga maturantët të mos krijojë iluzione që provimet e dhëna t’i rijapë sërish. Formulari A1Z i jep shanse të gjithë atyre që duan të realizojnë ëndrrat e lëna pezull të së kaluarës. Pra këta fillimisht duhet t’i nënshtrohen provimeve me zgjedhje për të shkuar në degët që preferojnë. Numri i krediteve për çdo maturant duhet të jetë 90 kredite secili, në të treja vitet e gjimnazit. Ndërsa kreditet e provimeve që do zhvillojë, duhet të jenë jo më pakë se tetë, dhe 2 ose tre lëndë me zgjedhje. Nuk duhet bërë ngatërresë me kreditit, pasi ai tregon orët e dhëna dhe jo koeficientet.
Ja cilët janë koeficientet e shkollave për Maturën Shtetërore 2012-të
Ditën e djeshme të gjithë maturantët e vendit kanë marrë në duar formularët A1 dhe A1Z, formularë këto që i japin mundësin e regjistrimit çdo maturanti pretendent për të shkuar në auditorët e universiteteve. Pas shpërndarjes së formularëve sot Agjencia Kombëtare e Provimeve ka nxjerrë koeficientet e shkollave sipas universiteteve të vendit, fakulteteve të tyre, si dhe mbi bazën e lëndëve dhe ID përkatëse. Maturantët tani janë të informuar me rregullat dhe procedurat që do të ndiqen në maturën shtetërore të këtij viti. Ata në bazë të tabelave që gazeta “Telegraf’ publikon në numrin e sotëm të saj, e kanë më të lehtë që të bëjnë përzgjedhjet e duhura për provimet e detyruara dhe provimet me zgjedhje që do të japin, në bazë të koeficienteve dhe degëve përkatëse. Maturantët pretendentë duhet të bëjnë shumë kujdes në përzgjedhjet që do të bëjnë për provimet e maturës shtetërore, pasi në të kundërt humbasin mundësinë për të qenë në auditorët e universiteteve. Provimet e Maturës Shtetërore janë provime Kombëtare në kushte të barabarta për të gjithë kandidatët. Ata marrin provimin në të njëjtën kohë sipas procedurave dhe rregullave të njëjta dhe në përputhje me të njëjtat kritere të vlerësimit. Duke kaluar provimet e Maturës Shtetërore kandidatët tregojnë se kanë arritur standardet e njohurive të përcaktuara nga programet e përgjithshme të shkollave të mesme.
Tabelat do t'i gjeni te plota ne gazeten "Telegraf"
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj