Hyrje | Sociale | Sondazhi për Rektor dhe Dekan

Sondazhi për Rektor dhe Dekan

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Rrezikohen zgjedhjet në universitete.

 

 

 

 

 



Fushata për zgjedhjet në universitetet përfundoi dhe sot pedagogët, studentët dhe administrata e fakulteteve do të votojnë për të zgjedhur drejtuesit e saj, të cilët do të drejtojnë aktivitetin dhe mbarëvajtjen në fakultete. Por përveç drejtuesve të fakulteteve do të votohet edhe për rektorët e universiteteve publike  në të gjithë  vendin. Duhet pranuar se kjo fushatë, në përgjithësi është zhvilluar korrekte dhe me qytetari, gjë që, është vënë re gjatë periudhës së fushatës, por që nuk u ruajt deri në ditën e fundit. Kjo pasi në disa fakultete në Tiranë dhe në rrethe si në Universitetin e Durrësit tensionet  janë shtuar dhe kanë krijuar konflikte. Kjo ka bërë që grupet “militante” të kandidatëve për Rektor apo Dekan të planifikojnë edhe përplasje dhe prishje të procesit duke u bërë presion votuesve universitar dhe të tentohet dëmtimi  i kutive deri në prishjen e procesit zgjedhor. Politika duket se në mënyrë të kamufluar po punon për të prishur këtë proces dhe për të treguar se në Shqipëri nuk mund të bëhen jo vetëm zgjedhje politike, por edhe ato të elitës së vendit që janë zgjedhjet në universitete. Ndaj çdo ditë grupet të caktuara  që marrin udhëzime nga selitë e partitive politike, në mbështetje të kandidatëve të preferuar janë përgatitur për të prishur imazhin universitar, pasi kjo i duhet atyre më shumë se sa kush do të jetë fituesi real. Ajo që është e më e rëndësishmja, program i kandidatëve duket se është zëvendësuar me interes dhe premtimet e çastit. Madje, incidentet e fundit në Universitetin e Durrësit, por edhe në disa fakultete të Tiranës tregoi se rregullorja e MASH-it duhej të ishte me qartë dhe t’i vendoste të gjithë si të barabartë në momentin kur duhej të shpallej kandidatura e çdo subjekti. Nëse rektorët, dekanët dhe shefat e katedrave do të kandidonin, duhej patjetër të jepnin dorëheqjen përpara kandidimit. Rasti i ditës së premte kur Kancelari i Fakultetit të Mjekësisë Bajram Hysa dha dorëheqjen dhe po atë ditë u miratua shkarkimi i tij si kancelar nga Rektori Kule dhe zëvendësimi i tij me një kancelar të ri duhej të bëhej nga të gjithë drejtuesit që do të kandidonin. Dhe këto dorëheqje duheshin bërë që në fillim, pasi kancelarët në bashkëpunim me komisionin zgjedhor do të përcaktonin mjediset dhe kushtet për votim. Burime për gazetën “Telegraf” bëjnë të ditur se, megjithë strategjinë që kanë menduar individë dhe grupe individësh që ndodhen pranë stafeve të kandidatëve për të shkatërruar këtë proces, organet e specializuara dhe ato të rendit kanë marrë të gjitha masat për të ndëshkuar këdo që do të tentojë të kryejë akte dhune dhe të prishë procesin në universitete. 

-Sondazhi për Rektor në Universitetin e Tiranës

-Rezultati paraprak i sondazhit për Rektor i Universitetit të Tiranës
Dhori Kule         67.9%           
Mimoza Hafizi  32.1 %

-Rektor i Universitetit Politik të Tiranës
Jorgaq Kaçani i vetëm pa konkurrent

Rektor i Universitetit  të Vlorës 
Albert Qarri i vetëm pa konkurrent

Rektor i Universiteti  të  Elbasanit      
 Liman Varoshi i vetëm pa konkurrent

Rektor i Universiteti  të  Durrësit     
 Mit’hat Mema

-Sondazhi për Dekan në fakultetet e Universitetit të Tiranës

Fakulteti i Infermierisë      
 Petrit Bara      ( Kandidat i vetëm )

Fakulteti i Drejtësisë             
Altin Shegani    ( Kandidat i vetëm )

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
 Kloteda Dibra       54 %
 
Fakulteti i Shkencave Natyrore 
Ilirjan Malollari            53 %
 

Fakulteti i Shkencave Sociale
 Theodhori Karaj  ( Kandidat i vetëm )

Fakulteti i Histori-Filologjisë 
Shezai Rrokaj             66.4%

Fakulteti i Mjekësisë
Pëllumb Pipero 58.7%
 
Fakulteti i Ekonomisë
Andri Koxhaj    54.2%

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0