Sot nis shpërndarja e Formularëve A1 dhe A1Z në të gjitha shkollat e vendit
Përmbajtja e formularëve A1 dhe A1Z, procedura që duhet të ndjekin maturantët në plotësimin e tyre.
Të gjithë maturantët e vendit do të kenë në duar sot formularët A1 dhe A1Z. Kjo procedurë i jep mundësinë të gjithë maturantëve kandidatë të bëhen pjesë e auditorëve të universiteteve. Por ata duhet të kenë kujdes në plotësimin e tyre pasi në rast të kundërt ai do të konsiderohet i pavlefshëm dhe maturanti humbet të drejtën e regjistrimit. Nga udhëzimet e MASH, Formulari A1 plotësohet për t’u regjistruar në Maturën Shtetërore 2012, vetëm nga maturantët e vitit 2012. Ai duhet të plotësohet me stilolaps me një ngjyrë, blu ose të zezë dhe me shkronja të mëdha të shtypit. Pas plotësimit të tij,formulari A1 dorëzohet pranë Komisionit Shkollor të Maturës Shtetërore (KShMSh). Në rast se maturanti ka bërë gabime në plotësimin e formularit, ai mund të plotësojë një tjetër Formular A1, brenda afatit të dorëzimit, duke bërë të pavlefshëm dhe duke e asgjësuar formularin e plotësuar gabim. Pas plotësimit, ky formular kontrollohet me kujdes për saktësinë dhe më pas firmoset nga maturanti, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës. Çdo formular vuloset me vulën e shkollës. Ndërsa në udhëzimin e veçantë të citohet që hapësirat e lëna bosh në pikat1-10, tek përmbajtja e këtij formulari të plotësohet emri i DAR ose ZA, ku ndodhet shkolla, pranë së cilës maturanti do të aplikojë me Formularin A1; emri i qytetit ose fshatit, në të cilin ndodhet shkolla, si dhe emri i shkollës ku studion. Maturantët duhet të bëjnë kujdes që të dhënat e tyre të shënohen në përputhje me dokumentin e identifikimit, si dhe Emrat a mbiemrat që përmbajnë shkronjat (Ë) dhe (Ç) të shkruhen saktësisht si në dokumentin e identifikimit. Datëlindja duhet të plotësohet me dy shifra dita dhe muaji, dhe me katër shifra vitin sipas këtij formati: dd/mm/vvvv; Në plotësimin e formularit maturanti kandidat duhet të shënojë saktë edhe vendlindjen e gjininë e tij. Duhet gjithashtu që në plotësimin e formularit maturanti të lërë edhe një numër telefoni dhe adresë emali. Nëse ai do të vazhdojë studimet jashtë shtetit me X, mund të shënojë PO ose JO në kutitë përkatëse të secilës alternativ. Kriter tjetër për t’u plotësuar në këtë formular është edhe qarkimi III ose V, dhe shkronjat përkatëse A, B, C, D, E, F, G, H, I, K, L, M, N, O, P, Q, R, S, T. (P.sh. nëse jeni në klasën III-B, qarkohet III dhe shkronja B dhe nëse jeni në klasën V-D, qarkohet V dhe shkronja D). Në rastin kur shkolla ka përdorur numra për emërtimin e klasave, mësuesi kujdestar të konvertojë, numrin në shkronjë, sipas radhës së përcaktuar më sipër. Në fund të plotësimit të këtij formulari, maturanti shkruan emrin mbiemrin dhe vendos firmën së bashku me mësuesin kujdestar dhe drejtorin e shkollës përkatëse, i cili vulos me vulën e shkollës plotësimin e formularit. Procedura do të jetë e njëjtë edhe për plotësimin e formularit A1Z, por ky formular do të plotësohet, për t’u regjistruar në Maturën Shtetërore 2012, nga të gjithë ata që nuk janë maturantë të vitit shkollor 2011 – 2012. Këtë formular e plotësojnë edhe shtetasit shqiptarë dhe të huaj, që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë shtetit. Duhet të plotësohet dhe të vendoset ID që maturanti/kandidati ka patur në Maturën Shtetërore para vitit 2012. Nëse jeni pajisur dy a më shumë herë me ID, të shënohet në kutinë e parë vetëm ID e vitit të fundit. (Plotësohet nga drejtori i shkollës). Në qoftë se nuk keni patur ID, kutia para “JO”-së, plotësohet me X. Plotësimi i formularit do të përmbajë edhe vitin e përfundimit të shkollës së mesme (vetëm për kandidatët), si dhe lëndët e detyruara që maturanti/kandidati ka dhënë. Në rast se nuk keni dhënë asnjë ose vetëm një provim, shënoni X në të dy hapësirat ose vetëm në atë që nuk keni dhënë. Maturanti/kandidati nuk lejohet të rijapë provimet me zgjedhje të detyruar, nëse ka rezultuar kalues në maturat e viteve të mëparshme, me përjashtim të rastit kur rezultatet e tij janë nën 4.50. Në rast se maturanti/kandidati e ka dhënë më shumë se njëherë një lëndë/lëndët në provimet me zgjedhje, i njihet vetëm rezultati i fundit.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj