Zgjedhjet në universitetet publike
Varoshi prezanton platformën përfundimtare 5 ditë para zgjedhjeve në UE
Kandidati për rektor Prof. Dr. Liman Varoshi ka prezantuar disa nga objektivat e tij për 4 vitet e ardhshme në drejtimin e universitetit të Elbasanit përballë një auditori të gjerë me pedagogë e studentë të këtij universiteti. Ndër këto objektiva është dhënia e profilit kërkimor shkencor të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, dixhitalizimin në funksion të transparencës me studentët, integrimin e fakultetit ekonomik në menaxhimin e monumenteve të kulturës vënien në funksion të zyrës së projekteve, ndërtimin e kampusit universitar, dixhitalizimin e bibliotekës, etj.. Varoshi në bashkëbisedim me përfaqësuesit e departamenteve ka deklaruar se, ka edhe probleme të theksuara sa i përket kurrikulave, të cilat do të jenë në qendër të vëmendjes në 4 vitet e ardhshme. Në platformën e tij departamentet janë përcaktuar si njësitë bazë që duhet të marrin rolin e tyre në përcaktimin e kurrikulave, përzgjedhjen e tyre, kërkimin shkencor dhe qarkullimin e teksteve për studentët. Ka pedagogë që janë kthyer në tregtarë librash dhe ne nuk mund ta lejojmë këtë. Çdo tekst duhet të mbajë siglën e Universitetit dhe departamentit duke mos lejuar tregtimin e librave. Është e pafalshme që pedagogët të lexojnë dhe studentët të shkruajnë. Nuk duhet të abuzohet me metoda bashkëkohore të cilat përdoren vetëm për të prezantuar dhe jo reflektuar mbi lëndën apo njohuritë e reja kanë qenë disa nga deklaratat e kandidatit për rektor gjatë takimit me pedagogët. Ai gjithashtu ka theksuar faktin se do të ketë një transparencë maksimale me studentët. Është duke u projektuar një sistem i plotë dixhitalizmi në komunikimin me sekretaritë, departamentet dekanët, pedagogët dhe vetë rektorin e Universitetit. Gjithçka do të jetë transparente dhe on-line. Kjo do të minimizojë abuzimin theksoi Varoshi gjatë këtij bashkë bisedimi.“Ne do të synojmë një përmirësimi cilësor strukturor. Do të vëmë theksin në funksionimin e departamenteve dhe ndërkohë do të fuqizojmë zyrat e projekteve dhe të IT. Jemi në procesin e dixhitalizimit të krejt universitetit. duhet të theksojmë se prioriteti ynë gjatë këtij mandati është vënia në funksion të bibliotekës. Ajo çfarë është me rëndësishme është filozofia që ne po punojmë. Jemi në fazën e implementimit të projektit të dixhitalizimit në fund të vitit 2012 në treguesit më të qenësishëm ky projekt do të jetë realitet”.Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Varoshi u përgjigj se qenia e tij si kandidat i vetëm është përgjegjësi edhe më e madhe. “Do ta kisha më të lehtë në një përballje me kandidatë real. Në radhë të parë duhet justifikuar besimi i krejt profesoratit dhe obligimi është i jashtëzakonshëm. Gara ka dhe abstenimin dhe votën kundër dhe unë jam në garë. Ne do të zhvillojmë prezantimin e platformës me të gjitha departamentet. Pasi të kemi dëgjuar edhe sugjerimet e tyre do ti pasqyrojmë ato në një platformë përfundimtare që do të prezantohet para të gjithë pedagogëve të Universiteti. Qëllimi ynë është të jemi të saktë dhe konkretë në atë çfarë premtojmë për të realizuar. Mos premtojmë gjëra që nuk i realizojmë. Ndërkohë lidhur me luftën kundër korrupsionit, Varoshi është përgjigjur se ka një reformë në vazhdim për arritjen e standardeve që do të evitojnë praktika korruptive. “Kemi nisur punën përmes reformës që ne kemi ndërmarrë dhe jemi në fazën e plotësimin e standardeve. Ju siguroj se përmes plotësimit të këtyre standardeve ne do të priremi nga transparenca dhe objektiviteti. Përmes këtyre standardeve në vlerësimin e studentëve ne premtojmë më shumë transparencë dhe objektivitet” përfundoi ai në takimin e parë me departamentet pas nisjes së procesit zgjedhor në Universitetin e Elbasanit.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj