Sqaron specialisti Fadil Kepi
Legjislacioni aktual dhe reformimi i sistemit të pensioneve
-HISTORIA E PENSIONEVE
Pensioni i parë në botë është caktuar në Angli. Në vitin 1586, Mbretëresha Elizabeta e I i caktoi Uilliam Shekspirit një pension vjetor prej 1000 funt sterlinash afërsisht e barabartë me 100 mijë dollarë të sotëm në moshën 36 vjeçare, kur dihet se Elizabeta ishte e shtrënguar në shpenzime. Shekspiri, sipas amerikanit Michael H. Hart nga komisionet përzgjedhëse është cilësuar një ndër 100 personalitetet më të shquara në historinë botërore. Ky pension Shekspirit iu pagua rregullisht edhe pas vdekjes së mbretëreshës në vitin 1603.
Sigurimet shoqërore në formë masive për sëmundje për herë të parë janë vendosur në Gjermani në vitin 1883, Luksemburg në vitin 1901, Serbi 1910, Rusi 1911, Rumani 1912, Poloni 1920, Greqi 1922, etj.
Sigurimet për pensione u zbatuan fillimisht në Austri në vitin 1907, Francë 1910, etj. Sigurimi i nënave për lindje filloi në Itali në vitin 1910, Spanjë 1923, etj.
Në vendin tonë pensione për herë të parë ka caktuar Ali Pashë Tepelena në vitin 1820. Shkrimtari i mirënjohur Sabri Godo në librin e tij “Ali Pashë Tepelena”, në faqet 283-284, botim i vitit 2003, shkruan: “Aliu donte shkolla në çdo qytet të Shqipërisë. Ai jepte vet një pension një mijë e dyqind grosh për shkollat e Janinës. Këtë duhej ta bënte edhe çdo sanxhakbej e dhespot, që të gjithë të paguanin për shkollat e t’i merrnin në mbrojtje”.
...
Per me shume lexoni gazeten "Telegraf"
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj