Hyrje | Sociale | Matura Shtetërore 2012

Matura Shtetërore 2012

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Ministri i Arsimit, Tafaj: Maturantë, ja si mund të fitoni degën që dëshironi në universitete

 

 

 

 




Reformat e shumta të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës  në arsimin parauniversitar, kanë ndryshuar edhe mënyrat e aplikimit dhe pranimit në auditorët e universiteteve për të gjithë maturantët e vendit. Ata për të shkuar në dyert e këtyre universiteteve duhet që t’i nënshtrohen provimeve me zgjedhje dhe provimeve të detyruara. Ëndrra dhe dëshira për të zgjedhur degën e preferuar për të ardhmen e tyre, kalon fillimisht në filtrin e testimeve dhe provimeve që MASH ka përcaktuar gjatë këtyre viteve në ligjet e arsimit parauniversitar në Shqipëri. Sot Ministria e Arsimit dhe e Shkencës shpall zyrtarisht formularët A1 dhe A1Z. Maturantët kandidatë për në universitet duhet të bëjnë shumë kujdes në plotësimin e këtyre formularëve, pasi në të kundër humbasin të drejtën për të qenë kandidat për vitin e ardhshëm akademik. Shpërndarja, plotësimi dhe dorëzimi i Formularit A1Z, fillon më 20 shkurt dhe përfundon më 10 mars, duke i lënë në këtë mënyrë kohë të mjaftueshme të gjithë maturantëve të vendit.
Formulari A1, përmbajtja dhe procedura e plotësimit
Nga udhëzimet e MASH, Formulari A1 plotësohet për t’u regjistruar në Maturën Shtetërore 2012, vetëm  nga maturantët e vitit 2012. Ai duhet të plotësohet me stilolaps me një ngjyrë, blu ose të zezë dhe me shkronja të mëdha të shtypit. Ai mund të konsiderohet i vlefshëm vetëm nëse është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme. Në rast të kundërt ai do të konsiderohet i pavlefshëm dhe maturanti humbet të drejtën e regjistrimit. Pas plotësimit të tij,formulari A1 dorëzohet pranë Komisionit Shkollor të Maturës Shtetërore (KShMSh). Shpërndarja, plotësimi dhe dorëzimi i Formularit A1 dhe A1Z, fillon më 20 shkurt 2012 dhe përfundon më 10 mars 2012. Në rast se maturanti ka bërë gabime në plotësimin e formularit, ai mund të plotësojë një tjetër Formular A1, brenda afatit të dorëzimit, duke bërë të pavlefshëm dhe duke e asgjësuar formularin e plotësuar gabim. Pas plotësimit, ky formular kontrollohet me kujdes për saktësinë dhe më pas firmoset nga maturanti, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës. Çdo formular vuloset me vulën e shkollës. Ndërsa në udhëzimin e veçantë të citohet që hapësirat e lëna bosh në pikat1-10, tek përmbajtja e këtij formulari të plotësohet emri i DAR ose ZA, ku ndodhet shkolla, pranë së cilës maturanti do të aplikojë me Formularin A1; emri i qytetit ose fshatit, në të cilin ndodhet shkolla, si dhe emri i shkollës ku studion. Duke u bazuar në tabelën Nr.1 (Indekset e profileve/degëve), gjeni indeksin e degës dhe shënoni numrin që përfaqëson dega që ju po ndiqni, p.sh: Gjimnazi 2012, në tabelë ka indeksin 04, në formular ju do shënoni numrin 04. dhe këtë plotësime që do të bëhen nga maturantët kandidat duhet të jenë gjithmonë në bashkëpunim me mësuesin kujdestar përkatës. Maturantët duhet të bëjnë kujdes që të dhënat e tyre të shënohen në përputhje me dokumentin e identifikimit, si dhe  Emrat a mbiemrat që përmbajnë shkronjat (Ë) dhe (Ç) të shkruhen saktësisht si në dokumentin e identifikimit. Datëlindja duhet të plotësohet me dy shifra dita dhe muaji, dhe me katër shifra vitin sipas këtij formati:  dd/mm/vvvv; Në plotësimin e formularit maturanti kandidat duhet të shënojë saktë edhe vendlindjen e gjininë e tij. Duhet gjithashtu që në plotësimin e formularit maturanti të lërë edhe një numër telefoni dhe adresë emali. Nëse ai do të vazhdojë studimet  jashtë shtetit me X, mund të shënojë PO ose JO në kutitë përkatëse të secilës alternativ. Kriter tjetër për t’u plotësuar në këtë formular është edhe qarkimi III ose V, dhe shkronjat përkatëse  A, B, C, D, E, F, G, H, I, K, L, M, N, O, P, Q, R, S, T. (P.sh. nëse jeni në klasën III-B, qarkohet III dhe shkronja B dhe nëse jeni në klasën V-D, qarkohet V dhe shkronja D). Në rastin kur shkolla ka përdorur numra për emërtimin e klasave, mësuesi kujdestar të konvertojë, numrin në shkronjë, sipas radhës së përcaktuar më sipër. Bazuar në listën e lëndëve me zgjedhje të shënuar në Formularin A1, qarkoni lëndët me zgjedhje që do të jepni provim dhe numrat që u korrespondojnë atyre. P.sh.         
  1. ANGLISHT (Gj e huaj e parë)  21.  LETËRSI E THELLUAR  Lëndët me zgjedhje të  maturantëve të përcaktohen sipas Udhëzimit Nr 40, datë 12.10.2011 “Për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2012”. Në fund të plotësimit të këtij formulari, maturanti shkruan emrin mbiemrin dhe vendos firmën së bashku me mësuesin kujdestar dhe drejtorin e shkollës përkatëse, i cili vulos me vulën e shkollës plotësimin e formularit.

Formulari A1Z, përmbajtja dhe procedura e plotësimit
Formulari A1Z plotësohet, për t’u regjistruar në Maturën Shtetërore 2012, nga të gjithë ata që nuk janë maturantë të vitit shkollor 2011 – 2012. Këtë formular e plotësojnë edhe shtetasit shqiptarë dhe të huaj, që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë shtetit. Ky formular plotësohet vetëm me stilolaps, ngjyra e të cilit duhet të jetë blu ose e zezë, dhe me shkronja të mëdha të shtypit. Formulari A1Z konsiderohet i vlefshëm vetëm nëse ai është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme. Në rast të kundërt ai do të konsiderohet i pavlefshëm dhe kandidati humbet të drejtën e regjistrimit.  Formulari A1Z dorëzohet në Komisionin Shkollor të Maturës Shtetërore (KShMSh), ku kandidati ka mbaruar shkollën. Në çdo rast tjetër, ky formular dorëzohet në KShMSh-në e përcaktuar nga DAR/ZA-ja. Shpërndarja, plotësimi dhe dorëzimi i Formularit A1Z, fillon më 20 shkurt 2012 dhe përfundon më 10 mars 2012. Gjithashtu, në rast se maturanti/kandidati ka bërë gabime në plotësimin e formularit, ai mund të plotësojë  një tjetër Formular A1Z, brenda afatit të dorëzimit, duke bërë të pavlefshëm e duke asgjësuar formularin e plotësuar gabim.  dhe pas plotësimit të A1Z, duhet të kontrollohet me kujdes për saktësinë dhe më pas firmoset nga  maturanti/kandidati, anëtari i KShMSh-së dhe drejtori i shkollës. Çdo formular vuloset me vulën e shkollës. Nga MASH janë përcaktuar edhe disa udhëzime të veçanta për plotësimin e formularit A1Z, ku në hapësirat e lëna bosh në pikat 1-11, ky formular duhet të plotësohet si më poshtë: Emri i DAR ose ZA, ku ndodhet shkolla, pranë së cilës maturanti/kandidati do të aplikojë me Formularin A1Z; emri i qytetit ose fshatit, në të cilin ndodhet shkolla; emri i shkollës ku maturanti/kandidati është caktuar të aplikojë me Formularin A1Z; bazuar në tabelën e Indekseve e profileve/degëve, shënoni numrin që përfaqëson dega që ju keni ndjekur; p.sh: Gjimnazi-drejtimi shoqëror, në tabelë ka indeksin 02, në formular ju do shënoni numrin 02.  (Plotësohet në bashkëpunim me anëtarin e KShMSh)5.      EMRI             ATËSIA          MBIEMRI    Duhet që maturanti kandidat të ketë një kujdes të veçant në shënimin e të dhënave, të cilat duhet të jenë në përputhje me dokumentin e identifikimit.  Emrat që përmbajnë shkronjat (Ë) dhe (Ç) të shkruhen saktësisht si në dokumentin e identifikimit. Duhet të plotësohet dhe të vendoset ID që maturanti/kandidati ka patur në Maturën Shtetërore para vitit 2012. Nëse jeni pajisur dy a më shumë herë me ID, të shënohet në kutinë e parë  vetëm ID e vitit të fundit. (Plotësohet nga drejtori i shkollës). Në qoftë se nuk keni patur ID, kutia para “JO”-së, plotësohet me X. Të shënohet datëlindja e maturantit/kandidatit, duke plotësuar përkatësisht  me dy shifra ditën dhe muajin dhe me katër shifra vitin, sipas formatit dd/mm/vvvv, si dhe vendlindja e maturantit/kandidatit; me shenjën X në kutinë që i përket gjinisë së maturantit/kandidatit. P.sh: nëse i përket gjinisë femërore shënon X në kutinë përbri fjalës “Femër”;   do të shënohet gjithashtu edhe numri i telefonit të kontaktit të maturantit/kandidatit dhe adresa e email-it. Me shenjën X në kutinë  PO, nëse do të vazhdoni studimet jashtë shtetit, ose në kutinë JO, nëse nuk do të vazhdoni studimet jashtë shtetit; Plotësimi i formularit do të përmbajë edhe vitin e përfundimit të shkollës së mesme (vetëm për kandidatët), si dhe lëndët e detyruara që maturanti/kandidati ka dhënë. Në rast se nuk keni dhënë asnjë ose vetëm një provim, shënoni X në të dy hapësirat ose vetëm në atë që nuk keni dhënë. Maturanti/kandidati nuk lejohet të rijapë provimet me zgjedhje të detyruar, nëse ka rezultuar kalues në maturat e viteve të mëparshme, me përjashtim të rastit kur rezultatet e tij janë nën 4.50. Në rast se maturanti/kandidati e ka dhënë më shumë se njëherë një lëndë/lëndët në provimet me zgjedhje, i njihet vetëm rezultati i fundit. Në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë-preferencë për këto lëndë merren koeficientët e vitit shkollor 2011-2012.  Në hapësirën bosh, të shënohet emri i lëndës/lëndëve me zgjedhje që do mbartet/n dhe vitin kur është/janë dhënë provim kjo/këto lëndë.  Gjithashtu, shënoni përkatësisht lëndën/lëndët me zgjedhje të detyruara që keni dhënë. Në rast se nuk keni dhënë asnjë/një provim, shënoni “X“, në të dyja /njërën hapësirat/hapësirë. Ndërsa nëse keni mbartur dy lëndë me zgjedhje nga Matura Shtetërore e viteve të mëparshme, kërkesa e këtij Formulari, nuk  plotësohet. Por, nëse keni mbartur vetëm një lëndë me zgjedhje nga Matura Shtetërore e para vitit 2012 dhe në tjetrën keni marrë më pak se sa 4.50, atëherë, në listën e lëndëve me zgjedhje, duhet të qarkoni një lëndë, në përputhje me kriterin e plotësimit të 8 krediteve të parashikuara në Udhëzimin Nr 40, datë 12.10.2011. Nëse lënda që keni mbartur është gjuhë e huaj, lënda që do të qarkoni, në listën e lëndëve me zgjedhje, mund të jetë edhe gjuhë e huaj e dytë, por e ndryshme nga ajo që do të mbartni. Nëse nuk keni dhënë lëndë me zgjedhje në Maturat Shtetërore para vitit 2012 atëherë duhet të qarkoni më poshtë, lëndët me zgjedhje sipas Udhëzimit Nr 40, datë 12.10.2011 . P.sh:  8. BIOLOGJI  27. SOCIOLOGJI   Lëndët me zgjedhje të përcaktohen sipas Udhëzimit Nr 40, datë 12.10.2011 “Për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2012”. Maturanti/kandidati firmos në hapësirën e përcaktuar për të. ku gjithashtu duhet të  shkruajnë emrin dhe mbiemrin, si dhe firmosin dhe vënë vulën edhe anëtari i KShMSh dhe drejtori i shkollës përkatëse.

Lëndët dhe datat e provimeve
 Lëndët dhe datat e provimeve përfundimtare për disa kategori shkollash janë dhënë gjithashtu, në udhëzim. Kështu në shkollat e mesme pedagogjike për minoritetin, gjuha dhe letërsia greke do të jepen në 21 maj 2012. Në seksionet dygjuhëshe, gjuha e huaj në 21 maj 2012. Në shkollat e mesme artistike dhe sportive , formimi teorik-praktik profesional sërish më 21 maj 2012. Çdo maturant mund të zgjedhë një ose dy gjuhë të huaja nga tabela e dhënë, me kusht që njëra të trajtohet si gjuhë e huaja e parë (10 kredite), ndërsa tjetra si gjuhë e huaj e dytë (6 kredite)

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
3.00