Hyrje | Sociale | Kreu i Agjencisë Kombëtare të Provimeve

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Provimeve

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Alfons Harizaj: Përfundoi provimi i shtetit për infermierët. Tani e kanë radhën mësuesit dhe inxhinierët

 

 

 

 



Ditën e djeshme në Agjencinë Kombëtare të Provimeve ka përfunduar procesi i dhënies së provimit të shtetit për profesionin e infermierit dhe kategorive të tij. Për herë të parë ky provim është zhvilluar me metodën elektronike, dhe përgjigjet e rezultateve janë marrë menjëherë pas plotësimit të testit, dhe kohës së përcaktuar nga komisioni mbikëqyrës. Në një intervistë për gazetën “Telegraf”, z. Alfons Harizaj, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Provimeve është shprehur se, studentët e këtij profesioni kanë qenë të parapërgatitur me përmbajtjen dhe pyetjet e testit nëpërmjet faqes zyrtare të AKP-së.
Z. Harizaj, si ka shkuar procesi i provimit për profesionin e infermierit?
Sot ishte dita e fundit e provimeve të profesionit të infermierit dhe në përfundim procesi ka shkuar shumë mirë, pjesëmarrja ka qenë në nivelet maksimale. Studentët për herë të parë provuan që të merrnin rezultate menjëherë mbas përfundimit të provimit dhe plotësimit të testit. Ishte përvojë dhe eksperience e re për ne por edhe për studentët. Aktualisht në Agjencinë Kombëtare të Provimeve janë zhvilluar provimet për profesionin e stomatologjisë, farmacisë ,mjeku i përgjithshëm , infermierisë dhe në fund fizioterapisë, që ishte edhe provimi i sotëm.  Pjesëmarrja e studentëve të regjistruar dhe që kanë dhënë provimin e shtetit për profesionet e sipërpërmendura ka qenë nga në nivelet e saj maksimale. Vetëm tek infermieria kjo shifër zbret në një diferencë mospjesëmarrjeje deri në 20% dhe pjesëmarrja e tyre ka qenë 80%. 
 Kur pritet të dalin rezultatet e provimit dhe si është proceduar me mënyrën e vlerësimit?
Rezultatin e provimit studentët e kanë marrë menjëherë në përfundim të provimit, ku në ekran është shfaqur kopja elektronike e plotësimit të testit dhe gjithashtu edhe formati i printimit të këtij versioni. Studentët me kopjen e printuar kanë shkuar tek të gjitha pyetjet për të cilat kanë dyshuar se mund të ketë qenë përgjigje e saktë, për të verifikuar në këtë mënyrë përgjigjen e dhënë nga vetë ata. Kështu, në ekran është shfaqur e gjithë pyetja së bashku me përgjigjen e saktë dhe studentët kanë verifikuar përgjigjen që kanë zgjedhur. Normalisht që ka pasur edhe një komision që ka udhëhequr provimet e dhëna nga studentët gjatë javës së kaluar , dhe deri sot që ishte provimi i fundit i këtij profesioni. Komisionet e provimeve janë vendosur paraprakisht me urdhër të përbashkët  të Ministrit të Arsimit dhe Ministrit të Shëndetësisë. Çdo komision ishte i përbërë nga pesë anëtarë, një kryetar, një nënkryetar dhe tre anëtarët e tjerë. Ata kanë qenë të pranishëm deri në përfundim të shpalljes së rezultateve, për ta çuar deri në fund misionin e tyre. Deri më tani nuk ka pasur vend për debate apo keqkuptime,  pasi rezultati ka qenë i konfirmuar nga sistemi Detyra e komisionit ishte marrja e vendimit në të gjitha rrethanat e situatës së provimit, detyrë e cila konsistonte në faktin nëse ka funksionuar pyetja ose jo, nëse kishte ankimime nga studentët në lidhje me pyetjet e testit për të cilat ata kanë pasur dyshime, si dhe konfirmimi nga anëtarët e komisioni për të përcaktuar se në ç’nivel ta konsideroj provimin e studentit dhe të vendos rezultatin e tij. Por që gjërat më tepër kanë funksionuar nga sistemi.
Cila ka qenë përmbajtja e testit të këtyre provimeve, dhe a ka pasur një parapërgatitje të studentëve mbi këtë përmbajtje?
Pyetjet e provimit dhe përmbajtja e testit kanë qenë të shpallura katër muaj para datës së provimit në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve.  Këto pyetje janë ndërtuar nga komisionet e provimit të profesioneve përkatëse. Nga rekomandimet programi i pyetjeve ka qenë i një niveli minimal për studentët, në mënyrë që të mos ngarkoheshin shumë. Po kaq i rëndësishëm ka qenë edhe hartimi i pyetjeve të shfaqura  para kohe. Pra studenti pyetjet që i kanë rënë në teste e ka pasur në websaitin tonë, dhe ka qenë i parapërgatitur për këto pyetje, sepse të gjitha pyetjet e testit kanë qene të publikuara më parë, ku përveç kësaj ka pasur edhe një version ushtrimor në mënyrën sesi do të zhvillohej  testi. Ata kanë qenë mjaft të familjarizuar me mënyrën e zhvillimit të testit nëpërmjet sistemit.  Më pas këtë rezultat ne ia kalojmë Urdhrit Profesional përkatës  dhe ata bashkë me kriteret e tjera të plotësuara nga studentët japin dëshminë për ushtrimin e profesionit të tyre. Mendoj që studentët e ardhshëm që do t’i nënshtrohen provimit të shtetit do të jenë mësuesit dhe inxhinierët. Këto provime do të jepen në muajt e verës dhe data pritet që të vendoset.
Ndërsa studentët që kanë mbyllur siparin e provimit të profesionit të infermierit, janë shprehur të entuziazmuar për mënyrën sesi është zhvilluar ky provim.  Olsi Dyrmyshi dhe Rudina Kodra, student fizioterapist janë prononcuar për  “Telegraf” se, provimi është zhvilluar me metodën elektronike para kompjuterit, ku kanë qenë në total 50 pyetje me nga katër alternativa dhe vlerësimi pikëve ka funksionuar në bazë të vështirësisë së pyetjes. “Marrja e përgjigjes së rezultatit menjëherë pas provimit, na kanë dhënë më shumë energji për gjetjen shumë shpejt edhe të një pune”, janë shprehur studentët fizioterapist.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0