Përplasen të pëndjekurit
Shoqata antikomuniste: Besimi në Prokurori, ka falsifikuar. Reagon Ndregjoni: "Shpifësit i kam hedhur në gjyq"
Ne, Kryesia e Shoqatës së Ish të Përndjekurve Antikomunistë të Shqipërisë jemi shumë të indinjuar dhe kundërshtojmë me forcë dekorimin e Besim Ndregjonit nga Presidenti i Republikës me 27 janar 2012, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së viktimave të Holokaustit, me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” dhe me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm si aktivist i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, veçanërisht për integrimin dhe mbështetjen e shtresës së të përndjekurve politikë; për veprimtari të çmuar në evidentimin dhe demaskimin e krimeve të regjimit komunist.” Po, Besim Ndregjoni është “Mjeshtër i Madh”, por jo ashtu siç e motivon Presidenti Topi, po për mashtrime e falsifikime të rënda, që duheshin dënuar penalisht. Opinioni duhet të dijë se kush është Besim Ndregjoni i vërtetë dhe sa ka të drejtë ai të jetë përfaqësuesi i të persekutuarve. Ai është poeti proletar i dalë nga klasa punëtore, që i bëri poezi e vjersha Enver Hoxhës e partisë së punës në vitet 1970-‘80. Ja si shkruan Besim Ndregjoni në vjershën “NE” të botuar në 21 Tetor 1970 në gazetën "Ushtima e Maleve" të Dibrës me rastin e muajit të Letërsisë:
NE
“Ne jemi shokët e Ismetit,
Të Shkurtes, Agronit, Ademit,
Libër, pushkë e kazëm,
Gati do t’i kemi kurdoherë.
Ne brezi i ri i Shqipërisë,
Në punë, në shkollë, në çdo front,
Armatosemi me mësimet e Partisë,
Dhe të shokut Enver”
(Autor: Besim Ndregjoni)
Sot e kësaj dite Besim Ndregjoni nuk ka marrë dot asnjë vërtetim nga arkivat e shtetit si i persekutuar politik për ndonjë pjesëtar të familjes Ndregjoni. Sot babai i tij Imer Ndregjoni, ish i dënuar për krime ordinere është Hero i Demokracisë dhe Qytetar Nderi i Peshkopisë, vetëm falë manipulimeve me dokumentacionet që ka bërë me shumë mjeshtëri Besim Ndregjoni. Akoma me tej, Besim Ndregjoni përdhosi dhe u tall me vuajtjet e të gjithë ish të përndjekurve politikë të Shqipërisë, duke vendosur kandidaturën për Avokatin e Popullit pranë partisë Socialiste, pranë pasardhësve të persekutorëve komunistë. Deputetja socialiste Eglantina Gjermeni në emër të Komisionit Përzgjedhës për Avokatin e Popullit është shprehur: “Zoti Ndregjoni dëshironte të konkurronte dhe këtë ma shprehu drejtpërdrejtë”.
Reagimi i Besim Ndregjonit: “Shpifësit i kam hedhur në gjyq”
Me anë të një deklarate për shtyp, Shoqata Mbarëkombëtare e Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Adem Allçi dhe drejtori Ardian Kati, reaguan dje ndaj sulmeve që janë ndërmarrë ndaj Sekretarit të kësaj shoqate, Besim Ndregjonit. Me ta janë solidarizuar edhe Qendra Shqiptare e Traumës dhe Torturës, Shoqata Antikomuniste Demokrate me Kryetar Simon Miraka, Ish i burgosuri politik Fatmir Lamja, Dega e shoqatës së Tiranës i përfaqësuar nga Kryetari i saj Shik Stermasi, Dega e shoqatës së Shkodrës përfaqësuar nga Kryetari Zenel Drangu, Dega e shoqatës së Vlorës përfaqësuar nga Kryetari Pajtim Lame, Dega e shoqatës së Elbasanit përfaqësuar nga Kryetari Kristo Mema, Dega e shoqatës se Durrësit përfaqësuar nga Kryetari Gjon Lala, Dega e shoqatës se Kavajës përfaqësuar nga Kryetar Baki Xheneti, Dega e Shoqatës së Malësisë Madhe përfaqësuar nga Kryetar Engjel Vukpelaj, Dega e shoqatës së Dibrës përfaqësuar nga Kryetar Sami Noka, Dega e shoqatës se Tropoja përfaqësuar nga Kryetari Rustem Gjogjaj. Në deklaratë thuhet ndër të tjera se: Disa individë kanë shpërndarë në media një deklaratë kundër Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, aktivistit të të drejtave dhe lirive të njeriut Besim Ndregjonit, me shpifje dhe sajesa të tipit “sigurim shtetit”, me një banalizim të atillë sa nga nxitimi kanë futur në atë listë shpifjesh dhe të ndjerin Skënder Qendro, i cili ka vdekur para afro një viti dhe është zëvendësuar nga Simon Miraka. I bëjmë me dije shtypit se ne subjektet e mësipërme hedhim poshtë me neveri këto shpifje banale të tipit sigurims të shtetit komunist. Zoti Ndregjoni është pinjoll i një familjeje fisnike shqiptare dhe i njohur ndërkombtarisht si familje antifashiste, antinaziste dhe antikomuniste... Nga kjo familje janë vrarë që në 1943 pjesëtarë të kësaj familje, si dhe janë mbytur në hetuesi nga torturat e komunizmit dy pjesëtare të tjerë, babai i Besimit është dënuar si anikomunist. Kjo familje është nderuar në Uashington, Paris Bruksel për mbrojtjen e hebrenjve. Për meritat e dhe kontributet e kësaj familje fisnike demokracia ka vënë në piedestal meritat e saj, duke i nderuar me dekorata dhe emërtim rrugësh. I bëjmë me dije medias se këto falanga, kanë bërë denoncim në prokurori dhe kanë marrë përgjigjen ligjore, duke u strukur si minj përpara të vërtetës. Zoti Besim Ndregjoni gëzon statusin ligjor të të përndjekurit politik, gëzon statusin e pastërtisë së figurës morale të marre nga komisioni shtetëror. Zoti Ndregjoni ka një publicistikë të pasur, ku janë dokumentuar krimet e komunizmit, gëzon një respekt të veçantë dhe reputacion dhe në forumet ndërkombëtare, ku ka dhënë kontributin e tij, duke referuar mbi krimin komunist në Shqipëri. Këto shpifje e sajesa të pabaza nuk kanë shqetësuar vetëm zotin Ndregjoni, por të gjithë komunitetin e të përndjekurve politikë, familjet fisnike shqiptare pjesë e të cilit është zoti Ndregjoni. Me të drejtë, dje e hodhën poshtë mashtrimin qe kishin vënë në fund të kësaj shpifje Kryetari i Shoqatës Antikomuniste Demokrate Simon Miraka, i cili hodhi poshtë me neveri mospjesëmarrjen në këtë shpifje monstruoze. Për këto shpifje po dje Prokuroria e Tiranës, me denoncimin e subjekteve të lartpërmendura ka filluar çështjen penale ndaj këtij akti të turpshëm dhe vënien përballë përgjegjësisë ligjore të autorëve shpifës. Figura e Besim Ndregjonit ka merituar dhe meriton vetëm respekt të pafund për kontributet e tij në fushën e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe në dokumentimin e krimit komunist në Shqipëri. Për dekorimin e tij nga Presidenti i Republikës ka pasur jo vetëm mbështetjen e të përndjekurve politikë, por dhe të sindikatave dhe të shoqërisë civile...
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj