Flet Kujtim Çako
Shpalosen detyrat vjetore të Kryesisë së Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë
Ditën e djeshme u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë. Në këtë mbledhje u diskutua për direktivat dhe detyrat e vënë nga EUROMIL, në Samitin e Stokholmit dhe për ato të Samitit të ardhshëm të Euromil në Irlandë (26-29 prill 2012). Gjatë fjalës së tij Presidenti i AKUSH-it, z. Kujtim Çako e vuri theksin në mjaft probleme dhe shqetësime të integrimit ushtarak, social, ekonomik, administrativ, të kulturës ushtarake të AKUSH, me shoqatat homologe evropiane, anëtare të Euromil. Presidenti Çako foli gjerësisht për ndërkombëtarizimin e problemeve të ushtarakëve shqiptarë, dhe sidomos për lobimin e shqetësimeve të tyre në Euromil, në Parlamentin Europian dhe në Parlamentin e NATO- s. Z. Çako informoi kryesinë se tashmë Euromil ka në axhendën e tij të punës, të gjitha shqetësimet e të gjitha kategorive të ushtarakëve, përfshi ushtaraket femra. Sensibilizimi kryesor në këtë axhendë, ka qenë për diskriminimin e ushtarakëve shqiptarë, sidomos në përmbushjen e të drejtave ligjore dhe ekonomike. Në mënyrë të veçantë theksi në këtë mbledhje është vënë në shkeljen e vazhdueshme të ligjeve dhe të parimeve kushtetuese të sigurisë juridike e të së drejtës së fituar për ushtarakët, veçanërisht për ata në pension të parakohshëm. Një pjesë e këtyre të fundit, u trajtuan shumë keq dhe për dy e më shumë vjet rresht, u lanë pa asnjë lloj pensioni e pagese minimale. Z. Çako tha gjithashtu se, presidenti dhe bordi drejtues i Euromil, por edhe shumë presidentë të shoqatave përbërëse, të vendeve evropiane, na kanë ofruar mbështetje me avokat, mediatik e ligjor deri në realizimin e plot të kërkesave të ushtarakëve shqiptarë. Samiti i ardhshëm në Irlandë do t’u kushtojë ushtarakëve shqiptarë një seancë të veçantë për të gjithë gamën e shqetësimeve të tyre. Gjithashtu, në këtë mbledhje u diskutua më tone të ashpra, papërgjegjshmëria e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i cili në plotësimin e dokumentacionit të ushtarakëve, ka shkelje të shumta ligjore, deri edhe mashtrime e falsifikime. Nga anëtarët e kryesisë u kërkua që të përshpejtohen procedurat e padive penale ndaj këtij institucioni. AKUSH disponon dosje të falsifikuara të dokumenteve të ushtarakëve dhe me keqllogaritje financiare. Përveç kësaj, kultura e hartimit dhe e plotësimit të dokumentacionit të ushtarakëve në ISSH, është e denjë, vetëm për institucione të vendeve si Zimbabve, Ruanda,Somalia etj.. Gjithashtu, në mbledhje u diskutua edhe për krijimin e një azili për ushtarakët e vetmuar të moshës së tretë, i cili do të realizohet me mbështetjen e shoqatave ushtarake dhe institucioneve të sigurisë evropiane. Një pikë tjetër e diskutimeve në këtë mbledhje ishte edhe çështja e ngritur nga dy anëtarët e kryesisë, Nevrus Sako e Pëllumb Zaimi, për propozimin e projektligjeve në Ministrinë e Mbrojtjes si psh:
-Projektligj për trajtimin shëndetësor të ushtarakëve , aktive e në rezervë (pension)
-Projektligj për hartimin e një uniforme ushtarake, që të shpreh simbolikën, identitetin dhe heraldikën e traditës ushtarake kombëtare shqiptare
-Projektligj për aktivizimin e organigramës së oficerëve në rezervë, e cila në kundërshtim me përvojën e vendeve euro-amerikane, në ushtrinë tonë është inekzistente.
Mbledhja vijoi më tej më një apel për të gjithë anëtarësinë e AKUSH-it, për të paguar kuotizacionet, nëpërmjet të cilave do të arrihet funksionalizimi i AKUSH, por edhe plotësimi i detyrimeve ndaj Euromil. Kjo shumë është 995 euro në total (për një vit). Plotësimi i detyrimeve për kuotizacionet është kusht për çdo ushtarak, në qoftë se ai dëshiron që të punohet për realizimin e të drejtave të tij. Pa burime financiare AKUSH nuk funksionon, dhe nuk mund ta përmbush misionin e saj. Në fund të mbledhjes kolonel Myslym Pashaj dhe Pëllumb Zaimi paraqitën një platformë për angazhimin e ushtarakëve në misionin e tyre atdhetar e patriotik, duke u bërë pjesëmarrës dhe anëtarë aktiv të lëvizjes mbarëkombëtare të përfaqësuar nga Aleanca Kuq e ZI. Në mbledhje u caktuan përfaqësuesit e AKUSH-it, për të marrë pjesë në Samitin e ardhshëm të Euromil në Irlandë.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj