Kërkuesit e thesareve po hapin varret, shteti hesht
Alarmi/ Piratët po grabisin vlerat arkeologjike
Jo vetëm kam dëgjuar në kronika dhe mediat vizive e të shkruara, por dhe kam ndeshur personalisht, një fenomen të tillë: Sa herë kam shkuar për vizita në vende turistike, në zona arkeologjike e qytete muze, kryesisht në zonën jug-lindore të Shqipërisë, më kanë tërhequr vëmendjen “grupe kërkuesish” piratë, të vlerave tona kombëtare. Këto grupe, që së fundi janë shumuar, vijojnë të ushtrojnë veprimtari kërkimore-grumbulluese arkeologjike e historike në mënyrë të fshehtë e të paligjshme. Po përmend disa raste: Rrotull Kalasë së Beratit dhe në lagjet muze të këtij qyteti “Mangalem”, “Goricë” e “Vakëf”, por edhe në disa rrethina të qytetit 2400 -vjeçar, ka afro 20 vjet që veprojnë disa grupe të tillë pirate arkeologësh, kërkuesish thesaresh, vlerash historike e antikash, të cilët janë thjeshtë dhe vetëm plaçkitës të këtyre pasurive. Askush në Berat nuk po i ndal këto grupe edhe pse veprimtaria e tyre e paligjshme, vazhdon të kryhet dukshëm e në sy të institucioneve të kulturës dhe ligjit.
Të tilla grupe plaçkitëse të vlerave të arkeologjisë e historisë sonë kombëtare veprojnë dhe në rrethin e Korçës, Pogradecit, Përmetit, Gjirokastrës, Tepelenës. Kërkojnë për thesare, për varre të hershme, zbulojnë, shkulin e grabisin objekte antikiteti, fetare etj… Nuk është as çudi e as absurd tashmë fakti, kur mëson se këto grupe plaçkitëse e kryejnë veprimtarinë e tyre të paligjshme, të pajisur me të gjithë mjetet kërkimore, madje edhe me harta të sakta, që janë prodhim dhe pronë ekskluzive e instituteve të historisë, të arkeologjisë, të monumenteve të kulturës, të institucioneve fetare e kërkimeve të vlerave tona kombëtare. Lind pyetja: Ku i gjejnë mjetet dhe hartat? Kush i pajis me pajisje dhe informacion kërkimor?
Gjatë vizitave që kemi bërë me shkollën në këto qendra e zona, kemi pyetur për këto grupe pirate dhe na kanë thënë, se nuk i ndal kush, madje veprojnë edhe dhunshëm. Po ndalem edhe me një fakt shqetësues, që ndeshet në Sarandë, ku ka kohë që po ushtrohet një veprimtari e paligjshme, që po dëmton e po zhduk vlera të historisë, arkeologjisë dhe kulturës tonë kombëtare. Ka 20 vjet, që grupe private njerëzish, në mënyrë intensive po vazhdojnë të ushtrojnë veprimtari kërkimore kulturore në tokë e në detin e kësaj zone. Institucionet kulturore dhe ato ligjore në zonë e në qendër, kanë informacionin e plotë, se kush, kur dhe ku po bëhen kërkime të tilla, por nuk thonë asnjë fjalë për ta ndalur këtë veprimtari të paligjshme shkatërruese e grabitëse. Ata që janë kompetencë dhe e drejtë ligjore, vetëm e institucioneve të specializuara të shtetit., madje me miratimin e këtij të fundit. Në trevën e Sarandës, janë 13 grupe të tilla kërkimore arkeologjike pirate, që kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë kërkime në tokë dhe në det, duke kërkuar vlerat tona të mbuluara nga vitet, që kur ato janë krijuar. Kërkime të tilla, po bëhen në Vrinë, në Çukë, Likojan, Borsh, Lukovë, Shën-Vasil, Dhrojvan, Bistricë, Ksamil, madje edhe deri në Fterrë e Çorraj, ku flitet se ka gjurmë të shumta të vendbanimeve të prehistorisë. Në këto zona grupe të tilla po veprojnë publikisht, sikur të jenë të ligjshëm, me gërmime të shumta e zhytje të shpeshta në det. Prej kaq vitesh, ata zbulojnë, grumbullojnë, grabisin e tregtojnë jashtë kufijve vlerat tona të çmuara. Në zonat ku bëhen këto kërkime, janë zbuluar e janë grabitur një numër i madh vlerash arkeologjike, duke arritur edhe deri në zbulime e grabitje vlerash të çmuara në kompleksin e Butrintit, në Antigone të Gjirokastrës, në Libohovë, në Kalanë e Tepelenës. Në përbërje të këtyre kërkuesve piratë, shërbejnë dhe specialistë të huaj grekë e italianë, të cilët shoqërojnë dhe orientojnë gjithë këtë aktivitet të paligjshëm kërkimesh. Banorët e zonave, na thonë se këto grupe “arkeologësh hajdutë”, gërmojnë e zhyten me harta orientuese për çdo vendbanim të hershëm e objekt nënujor që kërkojnë. Kjo veprimtari, duhet ndalur.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj