Hyrje | Sociale | Trajtimi i ushtarakëve

Trajtimi i ushtarakëve

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Flet nënkryetari i shoqatës, Mark Lleshi: Qeveria po shkel vendimet e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 





Shumica e qytetarëve vënë buzën në gaz, duke e shoqëruar me një ironi të hollë, kur dëgjojnë Sali Berishën duke thënë: “Kushtetuta mbi të gjitha”, “Në emër të Kushtetutës”, “Jam gati të bëj çdo marrëveshje, por vetëm brenda Kushtetutës” etj., etj.. Të gjithë e dimë se ka bojkotuar “Referendumin për Kushtetutën”, e ka keqinterpretuar atë qëllimisht, sa herë që i janë prekur interesat “Atij” dhe klanit që përfaqëson (kujtoni mbi 20 ligje të kthyera nga Gjykata Kushtetuese). Ky “komunist ekstremist, maocedunian” i përmbahet parimit: “Fol, fol se diçka do të mbetet”. Duke vepruar kështu kërkon të na mbyllë gojën. Ne si popull, fatkeqësisht kemi një të metë shumë të madhe: Harrojmë shpejt. Edhe kur kujtohemi, kujtojmë të fundit. Nëse ajo do të jetë pak më e mirë se të tjerat, e vlerësojmë të gjithin për mirë. Kjo është një nga arsyet që: “Soji i Këtij” dhe atyre që kanë ikur na kanë shfrytëzuar maksimalisht në këtë pikë të dobët, kanë realizuar të gjitha qëllimet e tyre dhe ne na kanë lanë gjithnjë mbrapa. Besoj, është mbushur “kupa”. Duhet të shkallojmë indiferentizmin që kanë mbjellë ata tek ne. Secili duhet të gjejë mënyrën për t’u shprehur për padrejtësitë që janë bërë apo po i bëhen atij, shoqatës apo grupit të interesit që përfaqëson. Kanë shkruar shumë kolegë të mi, për problemet tona, pra të ushtarakëve në rezervë dhe lirim. E gjej veten edhe unë në ato shkrime. Ndjej një nevojë të brendshme për t’i renditur “në varg”, siç thotë populli, thyerjet kushtetuese që na ka bërë në veçanti ne, Sali Berisha me qeveritë e tij. Në çdo vend të botës, demonstratat bëhen për të fituar të drejta, ndërsa Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë e Shqipërisë (ShKURSh) i ka organizuar dhe drejtuar protestat me kërkesën: “Zbatoni ligjin dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pensionet tona”. Besoj, është unikale. Natyrshëm, në një shtet të së drejtës, që pretendojmë se jemi, ku edhe në Kushtetutën e RSH, neni 4, pika 1, shkruhet në mënyrë taksative: “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit”, lind pyetja: Kush e pengon zbatimin e Vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për ish-ushtarakët? Përgjigjja vjen natyrshëm- Sali Berisha. Në vijim po e argumentoj me fakte:
1.Më dt. 03.07.1991 është miratuar ligji nr. 7496 “Statusi i ushtarakut të FARSH”. Megjithëse u votua edhe nga deputetët e PD, nuk u njoh dhe nuk u zbatua ndonjëherë. Shkelja më flagrante iu bë këtij “Statusi” me VKM nr. 225 të qershorit 1992 dhe u përdhos me VKM nr. 7 dt.0.01.1996, që i la ish-ushtarakët edhe pa atë pak bukë që u jepte.
2.Me dt. 13.03.1996 u miratua ligji nr. 8087 “Për sigurimin shoqëror, suplementar të ushtarakëve të FA të RSH, të ushtarakëve të Ministrisë Rendit Publik dhe të Shërbimit Informativ të Shtetit”. Pati vetëm meritën se ishte i pari për sigurimin shoqëror e suplementar për ne. Koha vërtetoi se ishte një amalgamë nenesh, të ndërthura në mënyrë djallëzore, që në pamundësi për të mos përfituar askush, të përfitonte pakkush. Ata që kanë dalë në pension, në periudhën deri në 1998, e vuajnë edhe sot e kësaj dite zbatimin e tij. Ish-kolonelët marrin ma pak se fshesaxhinjtë (të më falin këta të fundit, sepse nuk e përdor për ofezë, por në strukturën e punës janë në bazë).U desh ligji 8521 dt. 30.07.1999 për të përmirësuar në themel ligjin nr. 8087, në mënyrë që të merrnim diçka. Them diçka, sepse nga interpretimi i gabuar që iu bë këtij ligji, ne morëm vetëm deri në pension maksimal të pleqërisë në shkallë vendi, kur ligji na jepte më shumë. Hapja e gjyqeve nga kolegët e mi dhe unë, vërtetoi vlerësimin e mësipërm. Të gjithë ne që iu drejtuam gjykatave, morëm diferencat që na takonin.
3.Me 24.03.2004 u miratua ligji nr. 9210 “Statusi” gjithëpërfshirës i yni. Përsëri votuan të dy krahët e politikës shqiptare. Ky ligj themelor për ne ushtarakët, detyronte qeverinë, e majtë në atë kohë, që brenda dy viteve të sillte në Kuvend, projektligjin e ri të sigurimeve shoqërore, i cili duhet të projektohej në frymën e këtij “Statusi”. Qeveria e atëhershme e solli projektin pas 14 muajsh, pra brenda afatit. Projektligjit iu bënë mjaft përmirësime në Kuvend, të propozuara nga të majtët dhe të djathtët. Më dt. 20.5.2004, u miratua ligji nr. 9418 me 97 vota pro dhe vetëm një abstenim, nga 98 deputetë që ishin në sallë. Vota abstenuese ishte e zotit Namik Dokle, në atë kohë Zv/Kryeministër. Ai e argumentoi përafërsisht kështu: Unë në emër të qeverisë, solla një projektligj, i cili pësoi ndryshime në parlament. Megjithëse jam dakord me ligjin e miratuar, morali ma kërkon që të qëndroj në krah të projektit, së paku të abstenoj. Nga deputetët e djathtë, të cilët përfaqëson Sali Berisha, në fillim pati akuzë politike se, është ligj për të mbledhur “vota”, ishte prag zgjedhje 2005. Të majtët pranuan që efektet financiare të ligjit të fillonin me 01.01.2006, që përkonte edhe me buxhetin e ri. Të djathtët ranë dakord, prandaj u votua ligji nga të gjithë deputetët që ishin në sallë. Pasojat e këtij lëshimi, nga të majtët, po i vuajmë sot e kësaj dite ne. Qeveria e djathtë, me ne krye Sali Berishën, që doli nga zgjedhjet e qershorit 2005, në vend që t’i vihej punës për të kryer veprimet kushtetuese që i takonin, për zbatimin e ligjit të miratuar edhe me votat e të tij, pra nxjerrjen e VKM përkatës për të filluar efektet financiare me 01.01.2006, ajo miratoi me dhunën e kartonëve të maxhorancës vet një ligj të ri për sigurimet shoqërorë me nr. 9481 dt. 16.02.2006. Theu në flagrancë Kushtetutën e RSH, sepse ligji 9418 dt. 20.05.2005 duhej t’i fillonte efektet financiare me 01.01.2006, gjë që nuk ndodhi. Kushtetuta e RSH në nenin 15 pika 2 thotë: “Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre”. Meqenëse, qeveria shqiptare nuk po e zbatonte ketë nen të Kushtetutës RSH, ShKURSh u ankua në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e RSH,me vendim nr. 9, dt. 26.02.2007, miratoi shumicën e kërkesave tona, duke i quajtur antikushtetues disa nene të ligjit nr. 9481 dt. 16.02.2006. Me dt. 03.03.2007 është botuar në Fletoren Zyrtare ky vendim. Në Kushtetutën e RSH, në nenin 132 pika 1 thuhet: “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese të përgjithshme dhe janë përfundimtare”. Po ku pyet Sali Berisha për këtë Kushtetutë? Ai ka Kushtetutën e tij, fryma e së cilës është: të kontribuojë në mosrespektimin e të drejtave të fituara nga ana jonë. Pra, ky Vendim, nuk u zbatua asnjëherë. Formalisht ngriti një komision ndërdikasterial. Madje, organizoi një skenë, të denjë për çmimin “Oscar”për “pisllëkun” që u shfaq kur “komisioni i famshëm” do të paraqiste projektin në Këshillin e Ministrave. Z.Sali Berisha pyet zv/Ministren e Mbrojtjes, që për etiketë nuk po e përmend emrin e saj, sepse turpëron emrin dhe mbiemrin që ka. Sa do të marrë pension të parakohshëm një ushtarak, sipas projektit tuaj? Ajo i thotë: 600.000 lekë të vjetra, zoti Kryeministër do të marrë mesatarisht çdo ushtarak, në muaj. Z.Berisha i bën pyetjen e dytë: A jeni dakord ju zonjë? Jo, i përgjigjet zv/Ministrja. Mbledhja u mbyll. Skenë e denjë për jovertebrorë sepse, në mënyrë absolute nuk do të merrte asnjë ish-ushtarak aq sa tha ajo, e jo më mesatarisht. Dhe më e turpshmja, të thotë, ajo që presopuzohet që ka përgatitur projektin, “Nuk jam dakord me projektin që unë kam përgatitur?!” Nuk ma ka marrë mendja se mund të dëgjoja një prononcim të “tillë”, nga një zyrtar i thjeshtë e jo ma nga zv/ministrja!!!
*N/Kryetar i SHKURSh-it dega Shkodër

ISSH publikon listën e re të përfituesve dhe llojin e pensionit që përfitojnë
Emrat e 153 ushtarakëve që do të marrin përfitimet
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar listën më të fundit për të gjithë përfituesit e pensioneve. Lista përbëhet nga 153 emra të cilët i përkasin të gjitha rretheve në vend, por përkatësisht që vijnë nga rajonet e Tiranës, Fierit, Lezhës, Vlorës dhe Shkodrës. Përfitimet që do të merren variojnë nga suplement pleqërie, pension i parakohshëm  dhe suplementar familjar. Duke njohur rëndësinë e madhe që ka siguria sociale për të ardhmen e gjithkujt nga ne, jemi të vendosur t’ju informojmë për çdo hap  të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Listen do ta gjeni te plote ne gazeten "Telegraf"

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0