Hyrje | Sociale | Flet Kol. Pëllumb Zaimi

Flet Kol. Pëllumb Zaimi

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Po falsifikohen dokumentet për pension të ushtarakëve. Instituti i Sigurimit është kthyer në qendër hajdutllëku

 

 

 

 

 



“Instituti i Sigurimeve Shoqërore me miratimin e qeverisë është kthyer në një qendër hajdutllëku për pensionet ushtarake”, kështu është shprehur gjatë një interviste për gazetën “Telegraf”, z. Pëllumb Zaimi, sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Ushtarakëve Kryeqytetas (AKUSH).
z. Zaimi çfarë po bëhet aktualisht me pensionet e ushtarakëve?
 Mbi 800 ushtarakë në të gjithë vendin, me një kalkulim të çuditshëm dhe absurd iu është caktuar masa e pensionit nën minimumin jetik, 110 mijë lekë të vjetra, pa dashur të kaloj në ofendim këtu por,  edhe një punonjëse e pastrim gjelbërimit merr 130 mijë lekë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore me leje të qeverisë është kthyer në një qendër hajdutllëku për pensionet e ushtarakëve. Unë kam dokumentet e një ushtaraku, ku në mënyrën më absurde i kanë caktuar shtesë pensioni për invalid lufte, kur ai është i datëlindjes 1949, merre me mend se çfarë saktësi dokumentesh ekzistojnë në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
Po përsa i përket Aktit Normativ të 2010-ës, çfarë është bërë?
Ushtarakët dhe për më tepër shoqatat e tyre duhet të merren me aktin normativ të qeverisë, sepse akti normativ i qeverisë i miratuar në dhjetor të 2010-s është një akt anti-kushtetues, anti-ushtarak dhe anti-shqiptar. Sepse ushtarakët përfaqësojnë një pjesë të madhe të familjeve të tyre në popullsinë e vendit. Aktet normative zakonisht miratohen që të veprojnë në një periudhë të kufizuar kohe, dhe nxirren në ratë urgjente dhe nevoje. Akti normativ është nxjerr në 2010-n, tani jemi në vitin 2012-të dhe ende nuk po duket përkohshmëria e tij, duke i munguar dy premisat bazë kushtetuese: -nevojat dhe emergjencat. Kush ishin emergjencat? Nuk tha kurrë qeveria.  Kush ishin urgjencat?  Nuk i tha kurrë qeveria. Dhe nga ana tjetër nuk dihet kufiri i përkohshmërisë sepse aktet normative sipas sanksionimit, janë akte të përkohshme. Përveç kësaj opozite, që i qan shpirti për ushtarakët, sepse e ka elektoratin e vet, merret me gradat e gjeneralëve, sepse na qenkan çgraduar nja dy gjeneralë dhe nuk merret me atë kontingjent prej 25 mijë vetash që u ka bërë me mijëra premtime para fushatave elektorale të këtyre viteve dhe në fund, asgjë e mbajtur, asgjë e realizuar duke mos e ngritur në Kuvend këtë problem. Akti Normativ në çdo nen të tij, bie në kundërshtim me statusin e ushtarakut, në çdo kërkesë të tij bie në kundërshtim. Gjithashtu, edhe në dy premisat kryesore nevojë dhe emergjencë, bie në kundërshtim me Kushtetutën.
Të dhënat më të fundit nga shoqata juaj flasin për falsifikim dokumentesh të ushtarakëve,si është e vërteta?
 Lidhur me këtë problem vërtet makabër, unë do iu bëja thirrje shoqatave ushtarake që të edhin në gjyq qeverinë, po duan të fitojnë simpatinë e të gjithë ushtarakëve. Kemi  shumë të dhëna që flasin se në dokumentacionet që hartohen për pensionet e ushtarakëve  nga  Ministria e Mbrojtjes  dhe Sigurimet Shoqërore, ka një bashkëpunim për falsifikimin e tyre. Për shembull,  ushtaraku ka qenë kolonel ose nënkolonel në ushtri, vete shikon dokumentet në Sigurimet Shoqërore dhe del major ,toger kapiten. Si mund të ndodhin këto ngatërresa? Ja ku e ka fushën e veprimit Prokuroria dhe Kontrolli i Lartë i shtetit, të investigoj. Sepse janë bërë edhe kritika publike për këtë qellim.
Përse ndodhin këto falsifikime sipas jush?
Të gjitha këto falsifikime ndodhin që ushtarakut t’i llogaritet një pagë referuese më e vogël, duke i ulur gradat padrejtësisht dhe në mënyrë antiligjore. Mbi 800 ushtarak marrin sot minimumin e pensionit që duhet të kishin 110 mijë lekë, turpi i botës, ku në Europë një kolonel merr 2500 euro. Ne jemi vendi i parë për zhvillimin ekonomik dhe vendi i fundit për pensionet, ky është paradoksi në të cilin jetojmë ne të gjithë sot.
Si duhet vepruar në këto raste nga shoqata tuaja, përse nuk reagoni?
Shoqatat e ushtarakëve që të vërtetojnë që janë besnike të tyre duhet të hedhin në gjyq Institutin e Sigurimeve Shoqërore për falsifikimin e dokumenteve ushtarake, për falsifikimin e përmbajtjes së tyre, për deformimin e aktit normativ. Dokumentet e një ushtaraku, që ndodhen në dorën time i është bërë një zbritje 20% nga pensioni aktual që merr, ku i është pohuar se kjo përqindje është TVSH. Tatohen pensionet? Ai ka mbaruar Fakultetin e Ekonomisë dhe nuk arrin ta kuptoj këtë tatim pensioni. I është shkurtuar pensioni 800 ushtarakëve, nga 200 mijë lekë ka shkuar në 110 mijë lekë për të gjithë këtë kategori të shoqërisë sonë. Prandaj, unë dua t’i bëjë thirrje shoqatave të ushtarakëve që të hedhin në gjyq këtë padrejtësi që po na bëhet, të ngrihen në protesta deri në gjetjen absolute të drejtave tona ligjore dhe njerëzore. Pse nuk e hedhin në gjyq për vjedhjen e pasurisë kolosale ushtarake, ku shkoi e gjithë pasuria ushtarake në Çeki?  Ne kemi një Ministër “palaço” të Mbrojtjes.  Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të bëjë kontrollet në dokumentacionin e  të gjithë ushtarakëve sepse është bërë kërdia me pensionet. Prokuroria Ushtarake duhet të nisë urgjent një hetim mbi këtë çështje, të deformimit të gradave të ushtarakëve dhe manipulimin e dokumentacionit. Pse është eliminuar prokuroria ushtarake? Ndodhi 21 janari nuk kishte Prokurori Ushtarake. Ata janë specialistë, pasi predhat, plumbat dhe rregulloren ushtarake më mirë se mund t’i dijë një Prokurori Ushtarake, nuk mund t’i investigojë askush tjetër. Ndodhi ky fenomen, kështu profesionisti civil nuk mund ta njohë profesionin ushtarak në detajet e profesionalizmit. Nuk ka intuitën e  nevojshme profesionale që ta investigojë tamam krimin e t’i shkojë deri në fund. Prandaj duhet Prokuroria Ushtarake.
Mendoni se duhen bërë reforma në ushtri dhe si  e shikoni ju ushtrinë e Republikës sonë, nga syri i një ish- ushtaraku?
Çfarë reforme po bëhet në vendin tonë, përveç reformës së shkurtimeve! Reformë e ushtrisë do të thotë të sjellësh praktika e strategji të reja operacionale. Madje, ka vite që ushtria jonë nuk bën asnjë stërvitje të shtabeve, të komandave të tyre. Nuk ka as forca ajrore, as forca detare dhe tokësore. Sot ka vetëm një komandë të bashkuar operacionale. Kemi komandat flote me një anije, e cila vetëm si e tillë nuk mund të cilësohet, por bindshëm mund të quhet “barkë peshkimi”.  Një ushtri duhet t’i ketë të treja llojet e forcave dhe për më tepër  t’i ketë cilësore. Ne jemi shteti më i “kativasur” i Ballkanit, pa asnjë ekuilibër ushtarak. Jemi një shtet i “palaçove” ushtarake dhe jo i reformave ushtarake. Jemi shteti më i dobët ushtarakisht në Ballkan, për të mos kaluar në sfera të tjera. Në ushtri duhet të ketë një taktikë  të zhvillimit teknik. Është përgjegjësi në bazë të ligjit për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura, është përgjegjësi e Ministrit të Mbrojtjes, hartimi i politikave ushtarake dhe reformave ushtarake.  Shteti ynë ka arritur kulmin, duke hequr të drejtën për kurim dhe mjekim falas të gjithë ushtarakëve. Kësaj kategorie të vuajtur tërë jetën, të sakrifikuar tërë jetën, të hallakatur nëpër Shqipëri tërë jetën, të transferuar poshtë e përpjetë tërë jetën, të qëndruar në male tërë jetën, me ç’të drejtë ua hoqën? Ky është një shtet rrumpallë, ky është një shtet ku nuk ndërtohet kapitalizmi modern, por kapitalizmi i cubave. Janë vjedhur miliarda nga pasuria ushtarake dhe ka shkuar në xhepat e pushtetarëve tanë.. ne kemi hajdutë në krye, kemi padrino dhe jo burra shteti apo udhëheqës.

Subscribe to comments feed Komente (4 publikuar):

noel hajdini ne 27/01/2012 18:18:29
avatar
Trajtim i mire i problemit te ushtarakeve. Zoti Pellumb, jam i interesuar se sa efektive eshte protesta e ushtarakeve ndaj kesaj menyre kaq te poshter te trajtimit te ish ushtarakeve apo ushtarakeve ne rezerve. Jane pjesa me e cmuar e kesaj shoqerie. Turi i qeverise aktuale dhe i te tjerave qe kane kaluar me pare. Eshte kulmi qe ti lesh keta njerez ne meshire te fatit, kur ata sakrifikuan tere jeten...Turpi i kesaj qeverie...Nuk mund te heshtet me keshtu...
kodra fusha ne 27/01/2012 12:28:58
avatar
bukur
shkelqimi ne 26/01/2012 22:18:44
avatar
Jam nji familje ushtaraku qe kam shume vite ne mbrojtje te kufijeve te shtetit shqiptar,me nji fryme e lexova artikullin tend zoti oficer,te pershendes nga zemra se shume sakte dhe shumeqarte ke argumentuar denigrimin dhe padrejtesite qe u behen moralisht e materialisht oficerave me kete pension minimal.Ne te gjithe boten demokratike ka status per ushtarakun qe shume profesione civile nuk e kane ,kjo duhet kuptuar qarte edhe nga publiku yne.Kemi kaluar rinine tone pjesen me te bukur te jetes piamidave e maleve ne mbrojtje te vendit kur mjaft te tjere sot e denigrojne kete detyre te rendesishme e nenvleftesojne dhe na urrejne.Opzita duhet me force ta kerkoje ne parlament kete te drejte ligjore te ushtarakut...
besnik ne 26/01/2012 21:53:00
avatar
Te lumte per kurajon e pergatitjen e larte profesionale ushtarake. Ke te drejte keshtu eshte katandisur pensionii ushtarakut te ndershem e atdhetare qe ne kete vend ka sakrifuar shume per zbatimin e kushtetutes e ligjeve te shtetit.Me synim keqdashes harrohet puna e ushtaraket,nga njerez qe nuk e duan oficerin.Ne asnji vend te botes nuk ndodh ky denigrim moral e material me nji pension 11ooo leke pension.Kontributet e ushtarakeve jane te shume te medha e te vyera.
total: 4 | Treguar: 1 - 4

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
5.00