Hyrje | Sociale | Diagnozat e avancuara të tiroides, pacientët trajtim në vend

Diagnozat e avancuara të tiroides, pacientët trajtim në vend

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Shëndetësia/ Gjatë vizitës në QSUT, ministri Petrit Vasili ka premtuar se, shumë shpejt të gjitha spitalet do pajisen me qendra moderne

 

 

 

 



Diagnozat e avancuara dhe komplekse të tiroides që deri pak kohë më parë gjenin trajtim vetëm në klinikat  jashtë vendi,  tashmë do të marrin përgjigje dhe shërbime të specializuara  pranë Qendrës Spitalore  Universitare “Nënë Tereza”. 
Ministri i Shëndetësisë z. Petrit Vasili ka qenë i  pranishëm në hapjen e dy dhomave të plumbuara, ku për herë të parë bëhet e mundur trajtimi me doza të larta të jodit 131 në patologjitë malinje të tiroides.  “Deri më sot pas ndërhyrjes kirurgjikale të tiroidektomisë totale dhe trajtimit me doza ablative deri në 30 mCi I- 131 të sëmurëve i rekomandohej trajtim i mëtejshëm jashtë shtetit, me hapjen e këtyre dy dhomave pacientët pritet të marrin trajtimin në QSUT. Kjo vërteton faktin se, shërbimi shëndetësor shqiptar po ecën  drejt rrugës së futjes së shërbimeve të reja, duke stabilizuar shërbime bashkëkohore dhe  zgjerim të mëtejshëm të gamës së ekzaminimeve. Shëndetësia shqiptare është futur dhe po ecën drejt një reforme që si synim të saj ka dhe thellimin e diagnozës”, është shprehur z. Vasili gjatë vizitës në QSUT. Dy pacientët e parë e kanë marrë trajtimin, teksa të tjerë janë në pritje pas interventit kirurgjikal dhe trajtimit të indit residual. Sipas statistikave pranë këtij shërbimi në QSUT janë rreth 100 raste që pritet të marrin këtë shërbimit gjatë vitit. Me instalimin e GAMMA KAMERA SPECT në Qendrën e Mjekësisë Bërthamore , QSUT, është krijuar mundësia e kryerjes së gjithë ekzaminimeve shintigrafike për të gjitha organet përfshi dhe zemrën, ekzaminim që nuk realizohej më parë. Ekzaminimet shintigrafike të skeletit, veshkave tiroide, kryhen në cilësi shumë më të mirë se më parë duke krijuar mundësi të diagnostifikimit të hershëm të shumë patologjive si dhe ekzaminime për paratiroiden të parealizuara më parë. Gjatë vizitës në QSUT, z. Vasili ka premtuar se shumë shpejt qendra do të pajiset dhe me GAMMA CAMERA të dedikuar shintilografisë së tiroides. Në këtë mënyrë do të lejohet rritja e numrit të ekzaminimeve me SPECT për patologjitë kockore, renale, hepatike, polmonare dhe kardiake. E gjithë qendra është e kompletuar me aparatura për mbrojtjen nga rrezatimi


Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0