Flet akademiku Jorgaq Kaçani
Ja si do të zhvillohen zgjehdjet për drejtuesit e universiteteve dhe pse politika duhet të qëndrojë sa më larg
Fillimi i procesit zgjedhor për organet kolegjiale dhe autoritetet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë, ka nisur zyrtarisht ditën e djeshme në Universitetin Politeknik të Tiranës. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Telegraf”, z. Jorgaq Kaçani, Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës është shprehur për çdo hap që do të ndiqet në këto zgjedhje të rëndësishme për rritjen e cilësisë dhe emrit që mbart ky universitet.
Profesor, si do të zhvillohen zgjedhjet për organet kolegjiale në Universitetin Politeknik?
Urdhri i Ministrit i firmosur ditën e premte ka ardhur për fillim e procesit zgjedhor në Universitetet e arsimit të lart në Shqipëri. Duke filluar nga dita e sotme të gjitha universitetet e arsimit të lartë janë futur në rrugën e këtij procesi. Por, normalisht ky proces ka një rregullore në bazën e të cilës do të zhvillohet i gjithë procesi. Lidhur me këtë Ministria e Arsimit dhe e Shkencës që në ditët e para të vitit 2012-të, në datën 6 janar ka dërguar urdhrin e saj për hartimin e rregullores nga institucionet publike të arsimit të lartë, mbi bazën e së cilës do të zhvillohen zgjedhjet në këto institucione. Duhet të kemi parasysh faktin që në qoftë së zgjedhjet e mëparshme u bënë mbi bazën e një rregulloreje të miratuar nga ministri i Arsimit dhe i Shkencës, rregullore, e cila kishte vlerë vetëm për zgjedhjet e para në këtë institucion. Ndërsa për zgjedhjet e dyta dhe në vazhdimësi ligji përcakton që është e drejtë e institucioneve të arsimit të lartë, të cilët mbi bazën e rregullores së tyre të hartojnë zgjedhjet në këto institucione. Më konkretisht, ne kemi bërë një mbledhje me konferencën e rektorëve, ku u diskutua për problemet parimore të përbashkëta, u diskutua për rregulloren, e cila u miratua në senatin akademik të Universitetit Politeknik të Tiranës. Dhe sot është pikërisht dita në të cilën do të diskutohen të gjitha etapat e zhvillimit të zgjedhjeve.
Cilat do të jenë etapat kryesore të zhvillimit të këtyre zgjedhjeve?
Etapat më themelore të zhvillimit të këtyre zgjedhjeve do të jenë disa. Etapa e parë është rregullorja tashmë miratuar, e dyta është ngritja e Komisionit të Zgjedhjeve që parashikon ngritjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në institucionet publike e arsimit të lartë (KQZI). Ky komision do të ketë përfaqësues nga çdo fakultet, një përfaqësues nga administrata dhe një përfaqësues nga studentët. Gjithashtu, KQZI prezantohet nga Rektorati në Senat, i cili bënë miratimin e KQZI-së. Menjëherë mbas marrjes së miratimit nga Senati KQZI bënë mbledhjen brenda dy ditëve, kohë kjo e mjaftueshme për të përcaktuar edhe zgjedhjen e kryetarit dhe në nënkryetarit të KQZI-së me shumicë votash. Që në këtë moment fillon edhe procesi zgjedhor. Pas kësaj bëhet ngritja e Komisionit të Apelimit, i cili ndjek të njëjtën rrugë si KQZI. Pra propozohet në Rektorat dhe merr miratimin përfundimtar nga Senati. Tek ky komision ka një veçori, njëri nga përfaqësuesit e tij duhet të jetë jurist në mënyrë që të shikohet ana juridike e të gjithë procesit zgjedhor për apelimet e mundshme që mund të bëhet nga kandidatet. Kemi gjithashtu edhe një etapë tjetër, e cila është ngritja e KZF-ve (Komisioni Zgjedhor i Fakulteteve), të cilat bëhen me propozim nga departamentet, ku çdo departament ka përfaqësuesin e vet, dhe pastaj pret miratimin në Këshillin e Fakultetit. Bëhet mbledhja e KZF-së, bëhet zgjedhja e kryetarit dhe nën kryetarit, për të marrë pastaj edhe ky komision rrugën e konstituivit. Pas kësaj bëhet prezantimi i kandidatëve mbi bazën e kritereve të përcaktuara për rektor, dekan, organet drejtuese në Senat dhe në Këshillat e Fakulteteve, dhe njëkohësisht edhe për në Këshillin e Administrimit, ku këtu përqindja është e përcaktuar, 15% do të jetë nga studentët dhe 5% nga administrata. Pra, do të ruhen edhe këto raportet e përfaqësimit, një e drejt kjo e përcaktuar në ligj. Pastaj bëhet paraqitja e kandidatëve, shqyrtohen dosjet dhe shpallen listat emërore të zgjedhësve,
A do të ketë kritere për kandidatët pretendentë në këto institucione publike të arsimit të lartë?
Sigurisht që, do të ketë kritere. Kështu, kandidatët për Rektor minimumi duhet të kenë gradën Profesor i Asociuar ose Doktor jashtë shtetit si dhe me përvoje akademike të mësimdhënies në këto institucione jashtë shtetit, ku ai ka bërë doktoraturën. Të gjitha këto duhet të jenë të dokumentuara, të vërtetuara dhe të noterizuar, në mënyrë që të respektohet edhe ana juridike. E njëjta rrugë ndiqet edhe për kriteret e dekanëve ndërsa për përgjegjës departamenti, titulli minimal është doktor, e njëjta gjë vlen edhe për anëtar Senati, ndërsa për Këshillat e Fakulteteve nuk është vënë ky kriter,pasi në mënyrë edhe brezit të ri i krijohet hapësirë që të paraqitet dhe përfaqësohet në Këshillat e Fakulteteve.
Përsa i përket votuesve dhe votës gjithashtu, si do të procedohet? Si do të shpallet fituesi?
Të drejtën për votë e kanë të gjithë njerëzit që janë në marrëdhënie pune në Universitetin Politeknik të Tiranës, dhe të gjithë ata që gëzojnë statusin e studentit. Pastaj bëhet numërimi i votave, shpallet fituesi nga KQZI. Numërimi normalisht do të bëhet pranë këtyre qendrave. Fituesi do të përcaktohet mbi bazën e përqindjes së votave të marra nga kandidatët pretendentët për çdo post. 33% do të jetë minimumi i votave që duhet të marrë një kandidat për t’u shpallur fitues. Pra, të bëhet renditja sipas pikëve të fituara, por që të shpallet fitues jo me më pak se 33% siç e ka pasur edhe rregullorja e mëparshme. Edhe sikur të jenë më shumë se dy kandidatë sërish fituesi përcaktohet në bazë të pikëve të fituara,madje edhe një votë mund të bëjë diferencën. Por dua të theksoj këtu, që e rëndësishme për mua si drejtues i këtij institucioni, është që zgjedhjet në Universitetin Politeknik të Tiranës të bëhen të pastra, të jenë të ndershme,të jenë të sakta, të pakontestueshme, të respektohet si votuesi ashtu edhe kandidati dhe të jenë një model për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve në këtë vend, duke mos u futur politika. Është koha të respektosh votën ashtu siç i takon. Figurat që do të kandidojnë duhet të jenë të pastra, të përcaktuara këto në ligjin e arsimit të lartë dhe rregulloren gjithashtu
Sa i rëndësishëm është për ju rikandidimi dhe dëshira për të qenë sërish drejtues i këtij universiteti?
Rikandidoj sërish në këtë post, me dëshirën më të madhe për të çuar më tej projektet e rëndësishme të Universitetit Politeknik të Tiranës. Kjo tregon respektin e fituar nga votuesit ,karshi çdo vote të marrë nga kandidatët përfshi këtu edhe rikandidimin tim. Mbi bazën e të gjithave çdo person arrin të bëjë skanerin e të gjithë veprimtarisë së vetë kur ballafaqohet përsëri me votën, dhe është pikërisht ajo votë qe tregon se sa e shenjt është vota në demokraci për t’u respektuar jo vetëm kur e merr, por edhe pasi e merr, për ta justifikuar atë besim që njerëzit të kanë dhënë dhe për të pasur pastaj të drejtën morale për të kërkuar një rikandidim ose për t’u rikonfirmuar në postin që ke. Këtu dua të theksoj të gjitha premtimet që unë kam bërë në fushatën ë mëparshme. Në bashkëpunim edhe me stafin drejtues i kam realizuar dhe përmbushur denjësisht. Me këtë rast dua të falënderoj të gjithë stafin tim bashkëpunues, i cili ka sakrifikuar për mbajtjen e të gjitha premtimeve të bëra në fushatën e parë. Së bashku kemi forcuar autoritetin e figurës së profesorit dhe të të gjithë Universitetit Politeknik. Unë kam të gjithë të drejtën morale për të qenë krenar përball votuesve të mi. Universiteti Politeknik i Tiranës është baza ekonomike e zhvillimit të vendit, këtë e pohoj me krenari të plotë.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Dashuri engjëjsh
- Nis sondazhi në "Telegraf" për personazhin e vitit 2011
- Flet astrologia Meri Shehu
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj