Hyrje | Sociale | Lekë Hajdari: Vazhdojnë dosjet me mangësi për ish-të përndjekurit politikë

Lekë Hajdari: Vazhdojnë dosjet me mangësi për ish-të përndjekurit politikë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

INTERVISTA/ Flet Drejtori i Dëmshpërblimeve: Ja e vërteta e vonesës së dëmshpërblimeve për ish-të përndjekurit politikë

 

 

 

 




“Vonesa e dëmshpërblimeve për ish-të përndjekurit politik, nuk ka të bëjë me mungesë fondesh, nuk ka të bëjë me mungesë të angazhimit të Ministrisë së Financave, por ka të bëjë me kritere ligjore, të cilat janë të detyruara për zbatim”. Kështu është shprehur gjatë një interviste për gazetën “Telegraf”, z. Lek Hajdari, Drejtori i Dëmshpërblimeve në Ministrinë e Financave.
Z.Hajdari në cilën fazë ndodheni aktualisht përsa i përket dëmshpërblimeve për të gjithë ish të përndjekurit politikë?
Aktualisht jemi në fazën, ku ne, si Ministri Financash ekzekutojmë vendimin e Këshillit të Ministrave. Në këto kushte, çdo ekzekutim bëhet brenda kontureve ligjore. Rastësisht ndodhemi para një fakti që mediat komunikojnë në linjën e tyre problem të ndryshme, të cilat jo gjithmonë përkojnë në kufijtë ligjor të aplikueshëm aktualisht. Me këtë kuptoj faktin që shoqatat e ndryshme, grupimet e ndryshme shoqërore, ndoshta ndonjëherë për fat të keq edhe media periodike për hir të tregut pompojnë gjëra.(i servirin si të realizueshme), pa analizuar faktin nëse atom und të analizohen. Ne jemi para një fakti që ka një vendim të Këshillit të Ministrave që mban nr. 419, dt.14.04.2012, i cili përcakton skemën e shpërndarjes së dëmshpërblimit në vijimësi. Sipas të cilit, fillimi i këstit të dytë kushtëzohet me përfundimin e miratimit të plot të dëmshpërblimit për të gjithë ish të përndjekurit politikë (citoj piken 6 a të këtij vendimi). Në këto rrethana shumë komente të mediave mbesin në kushtet e një shprese, por që realisht e kushtëzuar nga përfundimi i këstit të dytë. Diçka dua të theksoj, që vonesa nuk ka të bëjë me mungesë fondesh, nuk ka të bëjë me mungesë të angazhimit të Ministrisë së Financave, por ka të bëjë me kritere ligjore, të cilat janë të detyruara për zbatim.
Para disa ditësh në median e shkruar  z.Simon Miraka, Kryetari i Institutit për ish të Përndjekurit Politikë është shprehur se, në muajin mars do të shpërndahen dëmshpërblimet për ish-të përndjekurit e moshës 85-vjeç, sa qëndron kjo deklaratë në institucionin që ju përfaqësoni?
Në lidhje me deklaratën e z. Simon Miraka pohoj se, ai jo vetëm si pjesë e kësaj shtrese, por edhe si drejtues i saj, është i angazhuar që të nxisë sa më shpejt dhe sa më me efikasitet dhënien e dëmshpërblimit të kësaj shtrese. Por, përderisa jemi në kushtet e një projekti që ende nuk ka marrë formën ligjore (nuk ka kaluar në Parlament) unë si segment i Ministrisë së Financave, që bëj ekzekutimin e këtyre akteve ligjore e nënligjore, përderisa nuk janë të miratuara, shprehem me rezerva.
A vazhdon të ketë probleme në dosjet e kësaj shtrese të shoqërisë sonë dhe cilat janë ato?
Dua të theksoj që vazhdojnë të jenë problematike dosjet që postohen me mangësi. Konstatoj këtu mungesë dokumentacioni, paraqitja e dokumentacionit të fotokopjuar dhe të panoterizuar, mungesë e dokumentacionit të identifikimit për përfituesit, paraqitja e llogarive bankare në monedhë të huaj etj.. Në të njëjtën kohë ritheksoj faktin që shumë dokumentacione vijnë pa informacion, të cilat ose vonohen ose e bëjnë të pamundur sistemin e tyre për pagesë. Deri më tani ne kemi në ekzekutim 21 vendime të Këshillit të Ministrave, të cilat kapin shifrën e rreth 11 mijë ish- të dënuarve politik. Nga këto janë të ekzekutuara rreth 9000 dosje, diferenca e tyre ka të bëjë me dosje me mangësi , pa informacion dhe me ish- të dënuar që ende nuk kanë sjell dokumentacion (në proces).  

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0