Hyrje | Rrethet | Kunati i Bregut në Gjykatë

Kunati i Bregut në Gjykatë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

"Më hiqni sekuestrot që ka vënë Prokuroria e Vlorës”



Kunati i ministres, Majlinda Bregu, Ervis Gjecaj ka zhvilluar gjyq në Gjykatën e Faktit në Vlorë, për tre çështje njëra pas tjetrës. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Erila Çela, ka çelur seancën gjyqësore, kërkuar nga Ervis Gjecaj. Pasi kanë qenë të pranishëm palët, Prokuroria e Vlorës përfaqësuar nga prokurori i çështjes Ndini Tavani dhe avokati Artan Hajdari që përfaqësonte  kërkuesin Ervis Gjecaj, ndërsa për çështjen e tretë, Hajdari përfaqësonte edhe djalin e Prudentinos, Anxhelo Prudentino. Avokati Artan Hajdari, drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, si dhe avokatja Elira Kokona, pasi i ka paraqitur trupit gjykues prokurën speciale nga paditësi Ervis Gjeci, për të tre çështjet, ka shtruar kërkesat. Kërkesa për kundërshtimin e aktit të sekuestrimit, që ka bërë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor në Vlorë për tre çështje që do të zhvilloheshin në tre seanca njëra pas tjetrës. Konkretisht: Ambientet e shoqërisë BSA me adresë: Laprakë, Rruga e Durrësit, tek Pro Kredit Bank, si dhe në çdo filial apo zyrë të kësaj shoqërie dhe të gjitha sendet që ndodhen në këto ambiente. Çështja e dytë: Për sekuestrimin e sendeve që shërbejnë për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit që ndodhen në vendin, ku ndodhet filiali i subjektit Kazino Italia në Mullet, Petrelë Tiranë. Sekuestrimin e disa llogarive bankare tek Kredit-Bank, që janë në emër të shoqërisë si dhe të shtetasve Anxhelo Prudentino dhe Ervis Gjecaj. Pas kërkesave ata kanë paraqitur pretendimet e tyre dhe provat, që sipas tyre sekuestrot që ka vënë organi i akuzës janë të pabazuara në ligj. Trupi gjykues ka shpallur vendimin duke plotësuar kërkesën e prokurorit Tavani për të shtyrë shqyrtimin gjyqësor për të tria çështjet në javën e ardhshme.

 

Ish të përndjekurit në Fier

Kryetari Bajram Karafili: “Nuk e meritojmë këtë trajtim”

Krerët e Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë të Qarkut të Fierit kanë akuzuar qeverinë për ngadalësimin e procesit të dhënies së dëmshpërblimit ish të burgosurve dhe familjeve të të pushkatuarve nga regjimi komunist. Kryetari i kësaj shoqate, Bajram Karafili duke u shprehur i zhgënjyer nga mungesa e vullnetit të qeverisë për të ndihmuar këtë kategori tha se, nga më shumë se, 4500 anëtarët e shoqatës që ai drejton vetëm 15% e tyre kanë mundur të marrin dëmshpërblimet, madje edhe atë jo në vlerë të plotë. Duke u shprehur i zhgënjyer nga angazhimi i qeverisë kreu i shoqatës ka pohuar se, nëse ajo nuk e përshpejton këtë proces atëherë ata do të protestojnë fuqishëm, madje, edhe duke i përshkallëzuar ato. Nuk e meritojmë këtë trajtim ka vijuar, Karafili pasi kemi votuar për këtë maxhorancë. I ashpër në prononcimin e tij ka qenë edhe anëtari i kryesisë së Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë të Fierit, Naim Buzi, i cili ka marrë vetëm 20 mijë lekë, nga masa e dëmshpërblimit të ligjshëm për të atin e pushkatuar. Sipas tij, ata megjithëse kanë rreth 30 % të votuesve të djathtë janë lënë në harresë, ndërkohë që vitet e moshës së tyre po ikin shumë shpejtë, pa shijuar shpërblimin financiar për punën e kryer në kampet famë keqe të sistemit më të egër të të gjithë vendeve të diktaturës komuniste. Buzi i mbështetur edhe nga Kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve, Karafili kanë kërkuar edhe ndryshimin e viteve të përcaktuara për dëmshpërblim e familjeve të të pushkatuarve nga 8 në 25 vjet.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 709 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0