Kompanitë e ngarkim- shkarkimit: APD të largojë subjektet debitore!
DURRËS/ Kriza ekonomike dhe rritja e tarifave portuale kanë shkaktuar vështirësi për biznesin
Kompanitë e Ngarkim - Shkarkimit në Portin e Durrësit shprehin shqetësimin se kriza ekonomike ka prekur edhe të ardhurat e tyre, ndërsa konkurrenca është rritur, problem madhor mbetet, pagesa e faturave nga pronarët e mallit në kohë, çka shkakton më pas edhe anomali të madha, në raportet me Autoritetin Portual. Nëse për vite me radhë, subjektet që operojnë në Portin e Durrësit paguajnë me vonesë faturat e mallit kjo sjell si pasojë mos shlyerjen në kohë të faturave ndaj Autoritetit Portual të Durrësit, e cila përfiton 55% të vlerës totale që paguan biznesi. Por ndikim të padiskutueshëm ka edhe rritja në masë të madhe e tarifave portuale, për vitin 2012, madje edhe shtimi i tarifave të reja, të cilat nuk kanë ekzistuar më parë si ato të Sigurisë Portuale, të kalatës etj., të cilat rëndojnë mbi të gjithë operatorët privatë, të biznesit në kurriz të anieve që prekin Portin e Durrësit. Në një situatë të tillë kur e gjithë Europa është goditur nga kriza e rëndë, vështirësitë janë të mëdha edhe për 2 kompanitë “Egnatia1” dhe “Liburnet1”, të cilat nga viti në vit kanë shkurtuar fuqinë punëtore ndërsa parashikimet për të ardhmen janë komplekse dhe jo pak të zymta. Të dy kompanitë në planin e biznesit kanë parashikuar të investojnë jo më pak se 300 mijë Euro në blerjen e pajisjeve të reja, por edhe të mbajnë fuqinë punëtore të pa shkurtuar, ndonëse, vështirësitë janë të mëdha. Rritja e tarifave portuale për të gjitha anijet në masën 30% mesatarisht, vendim i cili ka hyrë në fuqi pak javë më parë me fillimin e vitit 2012, pritet të ketë jo pak ndikim tek anijet që do të prekin Portin e Durrësit, ndërsa biznesi e sheh me shqetësim situatën e krijuar në rajon dhe më gjerë, me shtrirjen e madhe të krizës ekonomike. “Nëse do të ketë rënie të punës, menjëherë do të ndikojë tek këto kompani, të cilat përveç konkurrencës përballen edhe me tarifa të larta të APD. Kompanitë e këtij shërbimi gjenden në vështirësi sepse në treg operojnë subjekte debitore, të cilat sipas tyre Autoriteti Portual i Durrësit nuk duhet t’i lejojë të operojnë.
Detyrimet
Këto subjekte importuese apo eksportuese, nuk paguajnë faturat për shërbimin, e për pasojë jo vetëm Autoriteti Portual, por edhe vetë kompanitë që kryejnë shërbimin nuk janë paguar. Subjektet, anijet , por edhe biznesmenë të ndryshëm, të cilët importojnë dhe eksportojnë mallra me anije nuk paguajnë tarifat për shërbimin e bërë. Radon Ramadani është drejtori i “Egnatia1”, që operon prej më shumë se 10 vjetësh në Portin e Durrësit. Vetëm gjatë vitit të shkuar ka mundur të shlyejë një borxh prej më shumë se 300 milionë lekësh ndaj APD, si pasojë e mos shlyerjes së faturave nga biznesmenët e import -eksportit. Këtë vit kontrata me disa klientë të mëdhenj siç janë “KURUMI” dhe fabrikat e çimentos ka stabilizuar të ardhurat dhe ka bërë të mundur që 60 punonjës të punojnë me kohë të plotë me pagë mesatare vjetore prej 25 mijë lekësh në muaj. Pyetjes a vijon problematika për sa i përket mos likujdimit të faturave në kohë, nga të tretët, z.Ramadani iu përgjigj: “Së fundi ka ndryshuar edhe vendimi i APD, ku koha e pagesave të faturave është shkurtuar ndjeshëm, nga 90 ditë në 30 ditë. Autoriteti Portual të gjithë tarifën e shërbimit ua kërkon kompanive dhe jo subjekteve që operojnë. Kompanitë duhet të mbledhin 100% tarifën nga subjektet dhe t’i kalojnë 55% Autoritetit Portual. Ka mjaft vështirësi sepse shumë subjekte duke u nisur edhe nga kriza e likuiditetit në treg na kanë vonuar në kohë dhe krijohen kamatëvonesa ndaj portit. Por “Egnatia1” nuk shënon asnjë rast, ku janë marrë paratë nga të tretët dhe nuk janë likuiduar faturat ndaj portit. Subjektet e ndryshëm i kanë mbetur borxh kompanisë tonë”.
Drejtori i “Liburnet”, kompanisë së Ngarkim- Shkarkimit, Altin Bejko
Zoti Bejko cilat janë problemet me të cilat ndesheni në aktivitetin tuaj?
Në fakt problem më i madh qëndron në faktin se nëse deri në fund të 2011, pagesa e faturave të bizneseve ndaj APD bëhej brenda një harku kohor prej 90 ditësh, me vendimin e ri pagesat duhet të bëhen brenda 20 ditësh. Por si masë ekstreme për të gjithë debitorët që nuk do të paguajnë faturat brenda afateve të përcaktuara, 40 ditëve kalendarike ose kanë plotësuar limitin e debisë prej 10 milionë lekë, i ndalohet përdorimi i portit deri në likuidimin e plotë të detyrimit. Në këtë periudhë krize mungesa e likuiditetit në treg nga të gjitha llojet e bizneseve është i madh. Nëse ne marrim përsipër të shkarkojmë anijen me mallra, brenda 20 ditëve duhet të paguajmë detyrimin prej 55% nga APD, ose në të kundërt puna bllokohet. Subjektet që operojnë në Portin e Durrësit paguajnë me vonesë faturat e mallit. Kjo ka sjellë edhe si pasojë mos shlyerjen në kohë të faturave ndaj APD.
Cilat janë problemet më të mëdha që ju shqetësojnë, sa e keni gjetur bashkëpunimin me Autoritetin Portual të Durrësit? Sa ka ndikuar kriza në Europë?
Në kontratën dypalëshe me Autoritetin Portual me dëshirën e këtij të fundit për të mënjanuar proceduarat burokratike dhe për t’i krijuar lehtësira administratës së tyre, ka vendosur që kompanitë e ngarkim- shkarkimit të bëjnë edhe rolin e agjentit për mbledhjen e detyrimeve kundrejt shërbimeve që kryhen së bashku me portin tek anijet apo edhe tek biznesi i import- eksportit. Madje duke vendosur sanksione nëse nuk i mbledhim ne kohe paratë e shërbimit.
Midis tre kompanive a është një garë e fortë për thithjen e klientëve dhe a ofrohen të njëjtat shërbime nga Autoriteti Portual i Durrësit apo ka diferencime, midis kompanive?( Këtu e kam theksin tek mallrat rifuxho) A ka favorizime me tarifat e përpunimit operatori i tretë, por edhe me listën e zgjeruar të mallrave që kjo kompani lejohet të përpunojë?
Fatmirësisht kontrata e re midis Autoritetit Portual të Durrësit dhe kompanive të shkarkimit është e njëjtë dhe të tre kompanitë e portit kanë të njëjtat tarifa të vendosura nga APD. Madje edhe në mallrat rifuxho dhe mallrat e tjerë.
Së fundi është aplikuar amnistia fiskale nga Autoriteti Portual i Durrësit. A ndikon kjo në rritjen e performancës, apo ka ndikim negativ në bizneset që operojnë në port?
Detyrimet tona ndaj Portit Detar kanë ardhur si rezultat i mos pagesave të subjekteve të ndryshme ndaj shërbimeve të shkarkimit të anijeve që Kompania Jonë i ka bërë, por nuk është paguar. Mendoj që Autoriteti Portual të gjitha kompanitë debitore nuk duhet t’i lejojë të operojnë në portin e Durrësit.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj