Hyrje | Rrethet | Qeveria dhe Ilir Meta braktisin Skraparin

Qeveria dhe Ilir Meta braktisin Skraparin

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Asnjë ndihmë qeveritare në zonat e izoluara nga dëbora. Banorët: Shqipëria nuk është vetëm veriu

 

 

 

 

 



Edhe pse ka një muaj që acari dimëror ka filluar, qeveria qendrore dhe ajo lokale e Qarkut të Beratit nuk kanë treguar asnjë interesim për banorët e izoluar nga dëbora. Shumë komuna dhe fshatra të rrethit të Skraparit kanë një kohë të gjatë që ndodhen të bllokuara. Atyre iu mungojnë ushqimet, medikamentet shëndetësore, energjia elektrike dhe komunikimi. Banorët e Komunave Potom, Gjerbës, Leshnje, Çepë dhe shumë fshatra të tjerë janë të izoluar edhe pse kërkesat e tyre kanë qenë të shumta për ndihmë. Familjet e bllokuara në Skrapar janë shprehur se, Shqipëria nuk është vetëm zonat e veriut. “Edhe rrethi i Skraparit ka njerëz që po luftojnë me vdekjen”, thanë ata. Burime nga komunat bëjnë të ditur se, përveç deputetit të zonës Fidel Yllit, që po interesohet për banorët e kësaj zone, asnjë qeveritarë madje, as Ilir Meta nuk e ka marrë mundimin të pyesë të paktën për gjendjen e krijuar se dhe në këto zona ka jetë, ka fëmijë, pleqëri dhe mosha të tjera që kërkojnë të jetojnë.
Izolimi
Në zonën e Skraparit numërohen 50 fshatra të izoluara, sidomos ato që ndodhen në lindje të Tomorrit, siç është Ujaniku,Trebla dhe shumë fshatra të tjerë nuk kanë marrë asnjë ndihmë. Qafa e Devrisë është ende e izoluar, nga e cila lidhen dy Komunat ajo e Gjerbësit dhe Leshnja. Komuna e Potomit ka shumë fshatra të izoluar siç është Backa, Krasta, Kapinova, Trubohova etj., edhe këto fshatra nuk kanë marrë asnjë ndihmë dhe nuk dihet gjendja e tyre, si ajo shëndetësore dhe ajo ushqimore. Edhe Komuna Çepan sidomos fshatrat Malindë, Skevran që ndodhen në lartësira të mëdha nuk kanë pasur asnjë ndihmë si ato ushqimore dhe shëndetësore. Shteti niset nga fakti që qendra e Skraparit dhe Çorovoda janë në gjendje të mirë për arsye se lartësia e qendrës nuk i kalon 400 metrat mbi nivelin e detit. Edhe rruga Berat- Çorovodë nuk është izoluar asnjëherë. Kjo bënë që të mos kujtohen qeveritarët. Drejtuesit e komunave shprehen se shumë komuna me fshatrat e tyre ndodhen 800- 1200 metra mbi nivelin e detit, siç është fshati Backë, rrëzë malit të Ostrovicës dhe të Qafës së Martës, ku lartësia këtu kalon 2000 metra.
Braktisja
Drejtuesit e komunave të Skraparit, në veçanti ato të komunave të zonave të thella malore shprehen se, qeveria i ka braktisur këta banorë, të cilat po luftojnë me urinë dhe vdekjen. Shumë fshatra janë teje të izoluar dhe nuk kanë asnjë lloj komunikimi, pasi dëbora në zonat e thella ka arritur në dy metra lartësi. Madje, orteku që ra një ditë më parë ka izoluar rrugën që lidh Komunën e Gjerbësit me Zhepën, ku 45 fshatra janë të izoluar.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0