Hyrje | Rrethet | Organizimi i ri sjell ndryshime në strukturën e Bashkisë në Vlorë

Organizimi i ri sjell ndryshime në strukturën e Bashkisë në Vlorë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Bashkohen të gjitha institucionet kulturore-sportive në një drejtori të vetme. Shtohet edhe një nënkryetar bashkie

 

 

 

 




Bashkia e Vlorës nis riorganizim të strukturave të saj. Procesi ka startuar me krijimin e Qendrës së Kulturës të Rinisë dhe Sporteve. Drejtoria e Koordinimit dhe zhvillimit në bashki, që është cilësuar deri sa të bëhej ky hap, tashmë do të ketë në përbërjen e saj disa institucione të rëndësishme kulturore. Drejtori i kësaj drejtorie, Ilir Metaj, ka bërë publike qëllimin e këtij riorganizimi, i cili sido që është pjesë e reformës që ka prekur bashkinë dhe institucionet që janë në vartësi të saj,prioritetet janë shumë më të mëdha dhe intensiteti i punës, jo vetëm nuk do të bjerë, por do të rritet më tej. Ndër prioritetet kryesore është gjallërimin e aktiviteteve kulturore artistike, në prag edhe të 100 -Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Rëndësi e veçantë, madje përparësi në veprimtarinë e këtij institucioni të ri, do të kenë  programet edhe veprimtarinë, që synojnë në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit.
Strategjitë
Krijimi i Qendrës së Kulturës Rinisë dhe Sporteve do të ketë një strategji të re në planifikimin dhe organizmin e veprimtarive në të gjitha fushat që përmbledh, si ato kulturore, sportive të qytetit turistik. Në strategjinë e këtij institucioni, pra drejtoria e koordinimit dhe zhvillimit në Bashkinë e Vlorës, tashmë e rikonceptuar shumëngjyrësh, do të planifikohen veprimtari për të tërhequr edhe grupmoshat e ndryshme, veçanërisht nxënësit e shkollave, të evidentohen talentet dhe të stimulohen zhvillimi i tyre. Një plan i gjerë po hartohet lidhur me projektet dhe angazhimet që kanë këto institucione në kuadër të 100 Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Kjo drejtori do të ketë në përbërjen e saj disa institucione të rëndësishme, sikurse janë Drejtoria Kulturore, teatri “Petro Marko”, biblioteka  publike “Shefqet Musaraj”, të gjitha muzetë që janë në vartësi të bashkisë si dhe institucionet që mbulojnë  sportin. Bashkimi i këtyre institucioneve çoi edhe në ndryshimin e emërtimin e ri të drejtorëve, të cilët  tashmë e tutje do të jenë përgjegjës. Ndërkohë për ndjekje të problemeve në këtë drejtori, është shtuar një nënkryetar bashkie, i cili është Arben Beqiri, prej shumë vitesh shefi i kabinetit të kryebashkiakut Shpëtim Gjika. Beqiri, do të mbulojë dhe do të përgjigjet për të dyja. Funksionet. Sikurse shprehet vetë ai, kjo është një përgjegjësi e madhe që kërkon angazhim për të vënë në lëvizje të gjitha institucionet kulturore që janë në vartësi të bashkisë, për të rritur efektivitetin, larminë, cilësinë e veprimtarive, që këtë vit marrin rëndësi të jashtëzakonshme. Ndërkohë, pritet edhe ri kompozimi i sektorëve të tjerë, ende nuk bëhet e qartë se në çmasë do të shkurtohen fondet, që kanë të bëjnë edhe me emërtimin e ri, qoftë të drejtorisë, ashtu edhe të ish- drejtorëve, që tani janë thjeshtë përgjegjës në institucionet e tyre.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0