Berati përball betonizimit dhe vlerave të humbura muzeale
VLERAT/ Mungon fantazia arkitekturore në ndërtimin e lagjeve të reja. Qytetarët: Po humbet tradita!
Të gjithë pohojnë që Berati është një qytet magjik. Këtë realitet e kanë pranuar edhe mjaft personalitete të larta, janë gjithashtu mijëra turistë, të cilët ndajnë këtë opinion. Por cilin Berat pëlqejnë turistët ? Për hir të së vërtetës, turistët pëlqejnë Beratin e vjetër. Ata fotografojnë “Mangalemin”, “Goricën”, “Kalanë” dhe objektet e kultit. Asgjë më shumë. Është për t’u theksuar se i gjithë Berati, nuk është i bukur. Është gjithashtu e vërtet se relievi natyror është tërheqës po ashtu tri lagjet muzeale, kishat dhe xhamitë, Muzeu Entografik dhe Muzeu i Onufrit që ngjallin interes për turistët. Madje, ka një urë si ajo e Goricës (ndërtuar nga Kurt Pasha) dhe lumin që i shton vlerat turistike qytetit. Këto dhe ndonjë vlerë tjetër e papërmendur, janë magneti që tërheq vizitorët vendas dhe turistët. Në qoftë se, Berati nuk do të kishte “Goricën”, “Mangalemin”, “Kalan” dhe objektet e kultit, askush nuk do të vinte ta vizitonte dhe askush nuk do të merrte mundimin të harxhonte dollarët për lagjet normale si “Murat Çelepias”, për qendrën e qytetit, për lagjen “Donika Kastrioti” apo “30 -Vjetori”, etj.. Të habit fakti që arkitektura urbanistike, para 20 vitesh dhe këto të sotmet kanë ndërtuar një Berat plot beton, pa fantazi arkitekturore dhe aspak tërheqës. Që në hyrje të lagjes “Murat Çelepias”, vizitorët shohin një qytet me ndërtesa pa shije urbane dhe arkitekturore. Ndërtesa përgjatë rrugës së lagjes “Çlirimi” dhe “Donika Kastrioti”, ndërtesat dhe rrugët janë të rrjepura, të rëndomta, pa asnjë thyerje apo tipologji arkitekturore që t’i përshtaten Beratit 2400- vjeçar. Çdo vizitor qëndron indiferent dhe nuk ndjen asnjë ndjesi kur shikon ndërtesa të tilla plot beton dhe pa ‘thyerje’ arkitekturore. Kushdo që e shikon për herë të parë Goricën, i duket sikur është një kartolinë. Ajo të magjeps dhe të detyron ta soditësh me orë të tëra. Akoma më e bukur ajo bëhet kur bie muzgu. Dhe këtë e kanë ndërtuar të parët tanë. Të huajtët i befason ky hendek midis të vjetrës dhe të resë. Jo vetëm të turistët, por edhe vetë beratasit që jetojnë në këtë qytet janë të pakënaqur me ndërtimet uniformë, me arkitekturë të përgjithshme dhe pa fantazi. Ndërtimit si Pallati i Kulturës, biblioteka, kinemaja, ndërtime disa katëshe (me gjithë vlerat në kohën e tyre) tashmë janë jashtë mode. Të habit fakti që një qytet, që kur kanë filluar të ndërtohen ndërtesa dhe lagje të tëra (sidomos pas viteve 1944) për shkak të kohës dhe të sistemit është orientuar krejt gabim. Është për t’u theksuar se të gjitha lagjet e tjera të qytetit nuk kanë asgjë të përbashkët me tre lagjet muzeale. E ndërsa fillon të largohesh nga lagja “Mangalem”, do të shohësh dy pamje atë të betonizuar dhe të kultit muzeale.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj