Hyrje | Rrethet | Konsulli Italian Sergio Strozzi

Konsulli Italian Sergio Strozzi

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Dhuron libra në gjuhën italiane

 

 

 

 

 


Biblioteka publike “Shefqet Musaraj” në Vlorë, ka pasur shumë vizitorë, për të ndjekur dy veprimtari: Çeljen e një ekspozite me botime për Kosovën, kjo në ditën e 4 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, si edhe dhurimi i shumë librave në gjuhën italiane, ku ishte i pranishëm edhe Konsulli Dr.Strozzi. Ka qenë një numwr i konsiderueshëm librash në gjuhën italiane, që i janë dhuruar paraditen e të premtes bibliotekës së qyteti të Vlorës. Është projekt i inicuar nga Toskana, që synon pajisjen e bibliotekave me libra të autorëve të ndryshëm të shkruar në gjuhën italiane. Ardhur nga Toskara, Ismail Ademi, është shprehur se në bibliotekat italiane ka libra në gjuhën shqipe, që administrate vendore ua vë në dispozicion emigrantëve shqiptarë, kësisoj edhe për lexuesit shqiptarë që e njohin italishten, do të vlejnë këto botime.
Konsulli Sergio Strozzi
Konsulli Sergio Strozzi është shprehur se kjo është një iniciativë e bukur që do të vazhdojë edhe në qytete të tjera të vendit, por është kënaqësi që starton ky bashkëpunim me bashkinë e qytetit të Vlorës. “Unë besoj,- ka vijuar Strozzi, se në këtë klimë krize, leximi i këtyre librave do të jetë e domosdoshme”. Në këtë mjedis, është vizituar edhe ekspozita me botime nga Kosova dhe për Kosovën. Drejtori i bibliotekës, Çlirim Hoxha, ka folur për rëndësinë që merr kjo ekspozitë, pikërisht në ditën e 4 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës si dhe ka falënderuar Konsullin Italian, për dhuratën që i bëhet bibliotekës, duke shtuar kontigjentin e saj, tashmë me libra në gjuhën italiane.
Arben Beqiri
I pranishëm në këto veprimtari ka qenë edhe shefi i kabinetit të Bashkisë së Vlorës, Arben Beqiri, në këtë dalje publike është prezantuar si nënkryetari i bashkisë që mbulon Kulturën. Ai e ka vlerësuar pasurimin e bibliotekës së qytetit të Vlorës me një numwr të konsiderueshëm librash në gjuhën italiane, si vazhdimësi e veprimtarive të shumta kulturore, që forcojnë miqësinë midis dy vendeve. Beqiri sapo është emëruar nga kryebashkiaku, Shpëtim Gjika në pozicionin e ri, që vjen si pasojë e ristrukturimit të institucioneve të kulturë e dhënies përparësi këtij sektori në këtë vit të 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0