Hyrje | Rrethet | “Zgjedhjet do të jenë transparente dhe larg politikës”

“Zgjedhjet do të jenë transparente dhe larg politikës”

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Intervistë me kandidatin e vetëm për rektor në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Liman Varoshi

 

 

 

 




Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan është një nga universitetet më të mëdha në vend. Ky universitet ka një histori 102- vjeçare. Aty janë afërsisht 135090 studentë, 290 pedagogë dhe jep 650  tituj diplomash në të treja nivelet e studimit. Ky universitet po i drejtohet zgjedhjeve të rektoratit, fushata po vazhdon drejt përfundimit të saj dhe rikandidon i vetëm rektori aktual Prof. Dr.Liman Varoshi. Prof. Liman Varoshi është rektor i Universitetit të Elbasanit. Ai është një ndër historianët e njohur të vendit tonë, i specializuar për Historinë e Ballkanit. Ka dhënë leksione edhe në universitetet e shteteve të tjera të Ballkanit, përfshi Universitetin e Prishtinës dhe atë Tetovës. Për gazetën “Telegraf”, ka dhënë këtë intervistë.
-Si po vijon procesi zgjedhor në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit dhe në cilin standard ndodhet aktualisht?
- Procesi zgjedhor në Universitetin e Elbasanit, ka njohur një ecuri mëse normale, janë respektuar të gjitha standardet si dhe afatet kohore të përcaktuara në rregullore për zgjedhjet. Aktualisht janë përvijuar dhe zyrtarizuar të gjitha kandidaturat e mundshme si për autoritetet drejtuese ashtu dhe për organet drejtuese në të gjitha nivelet.
- A mendoni se këto zgjedhje do të jenë transparente dhe jashtë ndikimeve politike?
- Padyshim që do të jenë transparente dhe larg politikës.
- Cila ishte arsyeja që ju bëri të merrni vendimin e rëndësishëm për një rikandidim për rektor në Universitetin e Elbasanit?
- Arsyeja kryesore që më shtyu të rikandidoj për postin e rektoratit, konsiston në vazhdimin e një pune të nisur në mënyrë më të qartë dhe më të plotë. Motivimin për rikandidimin për motivim do ta shikoni në strategjinë e hartuar për zhvillimin e universitetit për katër vitet e ardhshme.
- Sa pedagogë me grada shkencore ka Universiteti i Elbasanit dhe sa pedagogë të huaj keni aktualisht?
- Mbi gjysma e pedagogëve rezulton me grada dhe tituj shkencorë. Aktualisht në universitetin tonë  japin mësim katër pedagogë të huaj, amerikanë, francezë, gjermanë dhe italianë, por duhet shtuar fakti se ka edhe pedagogë të tjerë të huaj që ne i ftojmë për dhënien e kurseve speciale për disiplina të ndryshme që përkojnë me planin mësimor.
- A ka pedagogë të jashtëm dhe cilat janë kriteret e përzgjedhjes së tyre?
- Këtu kemi shumë punë për të bërë sepse numri i konsiderueshëm i tyre nuk ka rezultate aspak produktiv, por duhet përjashtuar rasti i pedagogëve të kualifikuar, të cilët neve i ftojmë për të rritur koherencën dhe cilësinë e procesit mësimor kërkimor, për këtë i jemi drejtuar MASH për të na siguruar një shtesë të mundshme për profesor me kohë të plotë. Rikuperimi i profesorëve të rinj do të bëhet përmes standardeve kohore, të cilët mundësojnë mësimdhënie më të aftë dhe më të mirë.
- Cilat janë ndryshimet  e bëra nga Ju gjatë këtij mandati që mbaroi dhe nëse do ta merrni sërish këtë status, cilat do të jenë projektet e së ardhmes?
-  Ndryshimet e evidentuara në mandatin sapo u mbyll. Janë të dukshme, madje ato përbejnë një realitet komfort, ndër to mundet të përmendim marrjen e doktoraturës në fusha të tilla si në: histori, gjuhësi, mbrojtje e mjedisit. Përmirësim i dukshëm është formatimi i kurrikulës së mësimdhënies, nivelin master, marrja e të drejtës për ndërtimin kompusit universitar. Rezultatet konkrete të arritura në krijimin për vijimin e standardeve të cilësisë të krejt procesi mësimor dhe kërkimor, ndërtimin e një biblioteke  funksionale, kualifikimi i profesoratës etj..
-  Për periudhën 2012-2016, cila është strategjia juaj e Zhvillimit të Universitetit  “A.Xhuvani”?
- Në këtë kontekst, filozofia e veprimtarisë sonë për vitin 20102-2016 do të përqendrohet jo vetëm në  vijueshmërinë cilësore të një pune të nisur, por edhe në trajtimin dhe zgjedhjen në kohë të problemeve të tilla si:
-Dhënia e  profilit kërkimor institucionit tonë universitar.
-Krijimi dhe dhënia në veprimin e strukturave funksionale.
-Përmirësimet e dukshme cilësore të infrastrukturës.
-Standardizimi cilësor e bashkëkohor i rekrutimit të profesoratit të ri.
Kurrikula e hartuar në këtë rast reflekton në një masë të konsiderueshme përvojën e Universitetit të Helsink-it, i cili rezulton sot më i miri në tregun e formimit dhe përgatitjes së mësuesve. Kjo kurrikulë është e shtrirë në tre simestre dhe ofron 90 kredite. Për më tepër universiteti “A.Xhuvani” është i përcaktuar nga MASH-si Universitet pilot, ku do të implementohet përvoja e Universitetit të Helsinkut. Sfida jonë do të jetë sigurimi i cilësisë dhe i autoritetit të diplomës që lëshon e gjithë struktura jonë universitare. Përmbushja e strategjisë së parashtruar do të na ofrojë gjithnjë e më shumë me misionin për të cilin lindën dhe u konceptuan universitetet si oaze të mendimit të lirë dhe promotore të zhvillimit rajonal e më gjerë.

Kandidatët për dekanë
Ata janë të gjithë profesor me grada shkencore. Në fakultetin e Shkencave Humane kandidon Roalnd Gjini, në fakultetin e Shkencave të Natyrës Petraq Naqellari, në Fakultetin e Ekonomikut Evis Kushi dhe në Fakultetin e Edukimit Vilson Kuri.
Premtimi
Do të mundësojmë për profesoratin që një vit në shtatë vjet, të jetë për vetëformim dhe kërkim, ku do që të jetë e mundur. Do të krijojmë lidhje me të gjera ndëruniversitare brenda dhe jashtë vendit. Do të bëhemi pjesë e rrjetit të këmbimit të studentëve dhe profesoratit “Erasmus” siç kemi vepruar me marrëveshje dypalëshe me universitete të njohura në Itali dhe Spanjë. Përkatësisht Universiteti i Pazzas dhe Barcelonës. Universiteti i Elbasanit do të jetë një qendër e kërkimit në fusha të tilla si; Edukimi, albanonologjia, mbrojta e mjedisit, identifikime dhe administrimi i potencialeve kulturore dhe turistike të trevës së Elbasanit.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0