Hyrje | Rrethet | Skandali, shtëpisë muze të Aleksandër Moisiut i del pronari

Skandali, shtëpisë muze të Aleksandër Moisiut i del pronari

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

INTERVISTA/ Flet kreu i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, Ermijon Arapi: “Gjykata i dha pronësinë një qytetari tiranas”

 

 

 

 




Bëhet fjalë për shtëpinë, ku ka jetuar aktori me famë botërore, banesë, e cila është kategorizuar si Monument Kulture i kategorisë së parë nga Ministria e Kulturës. Kjo godinë dykatëshe, e cila funksionon si shtëpi muze prej më se 40 vjetësh, në dy dhoma të katit të dytë shpalosen në stenda biografia e tij familjare e artistike bazuar në dokumente autentike dhe paraqiten vepra arti të krijuesve vendas për figurën e aktorit të madh. Po në të njëjtin kat 2 dhoma të tjera shërbejnë për Muzeun Etnografik një nga më të rrallët në Shqipëri. Muzeu Kulturës Popullore është hapur në vitin 1982 në ambientet e Shtëpisë karakteristike durrsake, e gjysmës së dytë te shek. XIX. Janë ekspozuar objekte origjinale të mjeshtërisë artizanale të banorëve të Durrësit e të rrethinave të tij. Përmban koleksion të pasur të veshjeve popullore të trevës etnografike të kësaj zone të Shqipërisë së mesme, si dhe punime artizanale në material lesh, mëndafsh, pambuk, bri, bakër e gur të 3 shekujve të fundit. Në katin e  parë gjenden zyrat e Drejtorisë rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës dhe të administratës. Por çfarë ka ndodhur realisht? Në fund të muajit Janar në këtë drejtori janë paraqitur persona të ndryshëm, të cilët i kanë bërë me dije drejtorisë rajonale, se ata janë pronarët e shtëpisë Muze “Aleksandër Moisiu”. Në këtë drejtori kanë paraqitur certifikatën e pronësisë dhe një vendim gjyqi për këtë pronë. Madje në një kërkesë zyrtare pronari i ri u kërkon drejtuesve të Kulturës Kombëtare që të paguajnë një qira prej një mijë Euro në muaj ose në rast të kundërt të marrin masa për tu larguar nga objekti. Fillimisht për punonjësit e administratës së trashëgimisë kulturore dhe të Muzeut Etnografik kjo ishte një situatë qesharake, sepse për vite me radhë aty ishin paraqitur shumë persona të vetëquajtur pronarë të kësaj shtëpie, madje shumë syresh kishin bërë matje e stërmatje të banesës, por nuk ishin përfituar dot asnjë gjë. Së fundi para kësaj drejtorie ishte paraqitur shtetasi Koço Noçka nga Tirana, i cili me vendim gjykate ishte shpallur trashëgimtar i shtëpisë muze “Aleksandër Moisiu” dhe muzeut Etnografik dhe më pas kishte marrë edhe certifikatën e pronësisë në ZRPP. “Kjo është një situatë tragjikomike sepse na u duk e pabesueshme, por edhe e çuditshme sepse me dhjetëra persona për vite me radhë e kishin pretenduar pronësinë e saj, banorë të qytetit të Durrësit, Tiranës por edhe nga Elbasani”, tha një punonjëse. Në shkresën e paraqitur nga shtetasi nga Tirana, Koço Noçka bëhet e ditur se, kjo banesë është e regjistruar në ZRPP me numër pasurie 24/ 523 e lëshuar në datën 20. 01. 2011. Pronari i ri kërkon të paguhet qiraja mujore në të kundërt do të kërkohet të merren masa për largimin nga shtëpia. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, Ermijon Arapi në një intervistë për “Telegraf”, deklaroi se këtë situatë ja ka bërë të ditur Ministrisë së Kulturës nëpërmjet shkresave zyrtare.
Zoti Arapi mësuam se shtëpisë “Aleksandër Moisiu” dhe Muzeut Etnografik i ka dalë pronari. Çfarë ka kërkuar sepse ky është një monument kulture i kategorisë së parë?
Zotërinjtë, të cilët pretendojnë ose janë pronarë në bazë të dokumentacionit të paraqitur, një certifikatë pronësie, kanë kërkuar takim me drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës. Ne, këtu kemi zyrat në këtë shtëpi dhe i jemi drejtuar Ministrisë së Kulturës me një kërkesë për çështjen në fjalë dhe e bëjmë me dije për faktin e këtij pronari. Ne, i kërkojmë Ministrisë edhe çfarë do të bëhet me ne, do të rrimë këtu t’i paguajmë një qira zotërisë apo do të dalim jashtë ambientit në një ambient tjetër.
Në këtë shtëpi, çfarë funksioni tjetër ka përveç zyrave?
Funksioni më kryesor është në katin e dytë, ku gjendet Muzeu Etnografik, i cili është në varësi të Bashkisë së Durrësit. Këtu gjendet muzeu për “Aleksandër Moisiun”, ndërsa në kat të parë janë zyrat, arkeologët dhe ambiente të ndryshme. Unë nuk e di çfarë ka folur pronari me drejtorin e Muzeut, por në lidhje me ne ja kemi bërë të ditur Ministrisë dhe jemi në pritje për vendimin nëse do të paguhet një qira apo do të dalim.
Sa i rëndësishëm është muzeu “Aleksandër Moisiu” dhe ai Etnografik?
Normalisht këtu është një pjesë e rëndësishme e jetës së Aleksandër Moisut, dhe muzeu Etnografik, dhe ky është një monument me vlera të mëdha. Por kjo banesë ka varësi të dyfishtë edhe nga Bashkia e Durrësit. (I pyetur për këtë çështje nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Ardian Çela, tha se sapo është vënë në dijeni të këtij fakti, dhe në vijim Bashkia e Durrësit do të diskutojë mbi këtë problem).
 
Shtëpia Muze
Është inauguruar në shtator 1982. Këtu ka kaluar fëmijërinë e tij aktori me origjinë shqiptare Aleksandër Moisiu, në vitet 1884-1889, ku ka kryer dhe vitet e shkollës fillore. Prej afro 40 vitesh, shtëpia e aktorit me fame botërore Aleksandër Moisiu në Durrës është kthyer në muze Etnografik, ku në çdo stinë të vitit, pret e përcjell qindra vizitorë vendas dhe turistë të huaj. Kjo shtëpi-muze mban brenda saj trashëgimi dhe vlera të rralla kulturore, historike dhe qytetare, por edhe një kërkesë gjithmonë e në rritje nga mijëra vizitorëve e turistë çdo vit, të cilët nuk largohen nga qyteti bregdetar pa vizituar edhe shtëpinë e artistit, i cili me talentin e tij shkëlqeu në skenat e Evropës një shekull më parë.
Muzeu Etnografik
Në godinën dykatëshe, karakteristike e modelit arkitekturor të shekullit 19-të, gjendet edhe Muzeu Etnografik, shumë i vizituar. Në dhomat e Muzeut Etnografik, ndodhen më shumë se 300 objekte, veshje dhe enë të traditës së qytetit dhe trevës pranë tij, kanë krijuar çarje dhe ambientet janë mbuluar nga lagështira. Arkivi i muzeut mbart brenda tij dosjet e veprimtarisë së personaliteteve historike të qytetit të Durrësit, të gjitha kostumet popullore të shekujve të shkuar, të ekspozuara dhe të magazinuara në këtë ndërtesë, punimet artizanale të Muzeut Etnografik, i gjithë inventari i pikturave dhe i skulpturave të ish- Galerisë së Arteve të Durrësit, 139 piktura dhe skulptura të dhuruara nga artistë italianë për muzeun "Ibrahim Kodra" etj..

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

shqiptar ne 10/02/2012 12:25:12
avatar
po pse o palaco edhe ti pushtues prone si maloket e Bathores do te te beje Sh Memia
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0